SHQUP-i, ose akademia e shpifjes dhe gënjeshtrës

June 27, 2018 11:57

SHQUP-i, ose akademia e shpifjes dhe gënjeshtrës

 

Krerët e Partisë Demokratike,

hyjnë tek lista e njerëzve më të pistë,

përfundimisht tani janë kthyer,

në gënjeshtarë dhe shpifës profesionistë!

 

Nuk kanë asnjë lloj ndryshimi,

që nga më i vjetri e gjer tek më i riu,

e sot në fakt Lulëzimi,

është bërë më keq nga Saliu!

 

Një prerje-një formë kanë të tërë,

me matrioshkat ruse bëhet krahasimi,

gati që të gjithë janë bërë,

shpifës të pandreqshëm si Lulëzimi!

 

Vetëm pesë fjalë ka fjalori i tyre,

pesë fjalë që gjithkënd e kanë shurdhuar,

një injorancë ndrin pas çdo fytyre,

sikur çdo betejë ta kenë fituar!

 

Edi Rama duket se ka nerva çeliku,

që duron pa fund aq të shara,

nëse do të qe një tip nevriku,

në Kuvend mund të ishin bërë hatara!

 

Patjetër që duhet të ketë polemika,

midis palëve në Kuvend,

po kaq ordinere s’mund të jetë politika,

siç është katandisur në këtë vend!

 

Sapo dëgjon emrin: “Deputet”,

njerzit e mendojnë një ndyrësirë,

po kjo s’ësht’ absolutisht e vërtetë,

se Kuvendi ka plot gra dhe burra të mirë!

 

Po Kuvendit të liqtë ja japin tonin,

ndaj s’bien në sy njerëzit e mirë,

bllokojnë foltoren dhe mikrofonin,

ndaj neve na duket të gjithë të pështirë!.

 

Si mund të kenë të drejta pa kufi,

ca injorantë-ca sharlatanë,

ndaj të shumtit sot ndjejnë neveri,

për zotërinjtë e ndyrë politikanë!

 

Ata nuk janë votuar për të shpifur,

as për të gënjyer e sharë,

bota i sheh edhe thotë:

“Janë të tillë se janë shqiptarë!”

 

Në këtë vend që quhet i mallkuar,

të majtët i kam mbrojtur në vazhdimësi,

sepse nga ata kurrë s’kam dëgjuar,

të shajnë e të shpifin për njeri!

 

Pa diskutim që s’janë njëlloj,

nuk janë njëlloj kurrsesi,

dhe vetëm mendimi që t’i barazoj,

do qe një super marrëzi!

 

Këtë Legjislaturë Parlamenti,

si një stallë derrash ka funksionuar,

për faktin se Luli dhe pesë-gjashtë kokrra,

në mënyrë shembullore s’janë dënuar!

 

S’është dënim përjashtimi nga punimet,

se javën tjetër i ke po aty,

po menjëherë duhet të nisin denoncimet,

të shkojnë disa në qeli!

 

Taulanti dje ka deklaruar,

se shpifjes së Lulit do t’i shkojë deri në fund,

nëse s’do kemi shpifës të dënuar,

tërë jetën do të mbetemi katund!

 

Sot inkurajoj dhe të tjerët,

që për shpifjet dhe sharjet të ngrejnë padi,

nëse kjo përballje do të niste më herët,

krejt ndryshe do të qe kjo histori!

A. DUKA

 

 

June 27, 2018 11:57