SHQUP-i prelud i një terrori opozitar

Gani Elezi August 20, 2013 09:38

SHQUP-i prelud i një terrori opozitar

Në mbledhjen e qeverisë shqiptare, të datës 16.08.13, kryeministri në detyrë Sali Berisha, në të njëjtën kohë që shpjegonte ”arsyet” pse duhej ndryshuar destinacioni i ndërtesës së Shtëpisë Qendore të Ushtrisë, paralajmëroi ish ushtarakët se ”do t`ua hiqte statusin e ushtarakut nëse ata do të vazhdojnë të protestojnë kundër këtij vendimi”.

Pikërisht për arsye të këtij ”paralajmërimi” sot nuk kam ndërmend të ndalem në vlerat që ka ky objekt në kuadrin e historisë së ushtrisë shqiptare. Nëse qeveria e ardhshme, nëse organet e drejtësisë nuk do ta hetojnë këtë vendim të paligjshëm e do ta lënë në fuqi edhe ish-ushtarakët, të jeni të sigurtë, nuk do të dalin e t’a mbrojnë me forcë, me dhunë këtë objekt. Edhe pa ndërtesën e shtëpisë së ushtarakëve historia e lavdishme e ushtrisë sonë është e ngulitur në kujtesën e të gjithë efektivave të saj, në kujtesën e  kuadrove e të të gjithë popullit që ka qenë pjesë integrale e saj. Kjo histori tashmë është e artikuluar në dhjetëra e qindra libra  të shkruara për aktivitetin e ushtrisë sonë e të efektivave të saj. Ajo që më bën të shkruaj këtë opinion është mënyra e sjelljes së kryeministrit, presioni që ai bën kundër kësaj kategorie të shoqërisë shqiptare, të kategorisë që ka dhënë më shume se të gjithë të tjerët në interes të vendit. Më bën përshtypje arroganca dhe egërsia e artikulimit të opinionit kundër ushtarakëve. Ai nuk thotë se do të marrim nisma ligjore për  t`ua hequr statusin e ushtarakut, por se ai vetë do t`a heqë atë. Ai e quan të mundshme  të bëjë gjithçka, të miratojë e të heqë privilegje, të miratojë e të heqë statuse. Si perëndi të bëjë edhe diellin edhe errësirën, edhe dimrin edhe beharin.

Dikush mund të thotë ”lëreni të bëjë çfarë të dojë”.Tani ai është një kryeministër në detyrë, që edhe për disa ditë nuk do jetë më në këtë funksion. Në fakt kështu është. Më 23 qershor verdikti i popullit i dha fund një regjimi terrori, frike, një regjimi klanor e mafioz. Por, në analizë më të kujdesshme, nisur edhe nga e kaluara e tij, ky Jerm, e këto deklarata force paralajmërojnë një situatë të rrezikshme, paralajmërojnë një opozitë të dhunshme, terrori, një opozitë që për interesa politike, ekonomike, klanore e familjare do të jetë e gatshme t`a fusë vendin në kriza të thella, ashtu si në vitin e vështirë 1997. Dhe këtë ai është në gjendje ta bëjë. Nuk ka asnjë skrupull, nuk asnjë fije amorprop e ndjenjë përgjegjësie për të tashmen e të ardhmen e vendit. Ky është një rrezik i madh për të ardhmen e vendit tonë. Nuk e di a e kanë parasysh këtë rrezik partitë politike që shpejt do marrin drejtimin e qeverisë, a e ka parasysh kryeministri i ri Edi Rama. ”Hanibal antes a portas”. Kështu lajmëroheshin qytetarët e Romës për rrezikun e ushtrisë së Kartagjenës që komandojnë nga gjenerali i famshën Hanibal. Hanibali është edhe para portave tona. Rreziku është prezent edhe për të ardhmen e vendit tonë. Kambanat bien për ata që kanë veshte ti dëgjojnë. Nuk ka më asnjë  justifikim në se nuk i dalim para situatave të rënda që rrezikojnë të ardhmen e vendit. Sa për ish-ushtarakët të mos këtë merak as Sali Berisha, e as ndonjë politikan tjetër, qoftë edhe i qeverisë së re. Ata nuk janë bërë e nuk do të bëhen asnjëherë pengesë në përparimin e vendit të tyre. Ndërkohë ata as nuk tremben nga kërcënime që vijnë nga politikanë cuba që gjatë gjithë historisë së tyre kanë treguar se nuk i njohin aspak ushtarakët dhe dashurinë e tyre për Shqipërinë, jo për pasuritë e saj.

Gani Elezi August 20, 2013 09:38
Komento

7 Komente

  1. Fleks August 20, 10:21

    SHQUP-i ka qene jo prelud por terror qeveritar.

    Pasi SHQUPI per 50 vjet u be njesh me gardhin me tela me gjemba qe rethonte Shqiperine se mos iknin shqiptaret e tyre nga vatha dhe tradhetonin vathen(Atdheun)duke levizur te lire ne kontinenetin etyre Europe e Bote.

    Asnje pushke nuk shtine SHQUP-et kunder armikut,por kunder shqiptarit te tyre duke vrare me qindra emijra ne kufi sepse donin te leviznin te lire.

    Kur nderkohe SHQUPET mernin 10-30 fishin e pages se kooperativistit,veshmabthje falas e hanin dhe ne kazanin e ushtareve per te mos prekur rrogen.

    Jo vetem kaq,por shqupet donin dhe pula te pjekura e raki nga ushtaret kur shkonin me leje.

    Kur nderohe kooperativisti qe punonte si qen bir qeni ne are ushqehej me buke misri here me uje e here me dy kokriza sheqer a kripe.

    Prandaj nuk duhet te kezistoje me SHQUPI por KOOPI si simbol i mundimit e i padrejtesise qe ju pati bere.

    Reply to this comment
    • Labi Vlore August 20, 17:39

      @Fleks.Berisha dhe gjithe soji juaj do shkoni ne burg,per te gjitha shkeljet ligjore,vrasjet politike,bastisjet,grabitjet dhe kercenimet.Me 23 Qershor nuk u votua per nderrimin e nje qeveri me nje qeveri tjeter.Jo zoteri.U votua per burgosjen tuaj.Provojeni te silleni ashtu si ju lejonte Nanua dhe do piqeni ne Hell.Qe Berisha do shkoje ne burg,kjo eshte mese e qarte si drita e diellit.Dite te bukura do vijne per Shqiperine.

      Reply to this comment
  2. ILIRET August 20, 13:34

    Po late nam, o redaksia! Ç’me botoni komente budallensh si ky komentuesi me siper! Po SHQUP-i nuk ishte per te shtene pushke, o budall. Ishte qender kulturore.
    E sa per urrejtjen qe ke ti dhe padroni jot per ushtaraket, duhet ta dish mire se te njejten urrejtje ne mos me shume kane ata per ty dhe Salen. Dhe sa per privilegje,oficeret e ushtrise jo vetem qe nuk kane patur, por pa frike mund te quhen te persekutuar. Sepse shkonin qe ne moshen 14 vjecare ne shkolle ushtarake dhe pasi mbaronin edhe shkollen e larte i degdisnin majave te maleve dhe kodrave dhe mund te zbrisnin nje here ne tre muaj ne qytet. Atje digjej rinia e tyre kur ti o Fleks(gje e thyeshme), qe te njohin per spiun e bir spiuni, shikoje fnjinjet e tu nga brima e celesit me cfare hanin buken dhe ja raportoje operativit te sigurimit. Bile mund te kesh spiunuar edhe ndonje ushtarak, te cileve u merzitej jeta brenda gardhit te telave me gjemba dhe leshonin edhe ndonje fjale me mllef ndaj regjimit. Por ata kane qene vetem patrioite te medhenj, pavaresisht se me patriotizmin e tyre u tallen si ne ate kohe edhe ne kohen e Sal rrumpalles. Bota e vlereson ushtarakun si ne detyre dhe pas saj. Ju krimbat e Sales e urreni.
    Por ta dish mire,ti dhe Sala jot, se 25 mije ish ushtarake dhe familje ish ushtarakesh, me pasardhesit e tyre djem e vajza dhe familjet e reja te krijuara, duke mos harruar vellezer e motra, xhaxhallare e djem xhaxhallaresh, krushqira si dhe te aferm te tjere, shkojne mbi 250 mije vota.
    Dhe keto 250 mije vota Sala dhe ti thoni se nuk i doni. Nuk i doni ?? Aty te ngordhni ne opozite per te pakten 16 vjet. Atehere Sala do te kete ngordhur si qen nga marazi. Do ti bjere damllaja…

    Reply to this comment
  3. feniks August 20, 17:10

    Ky Fleks-i,ka nje urrejtje te pa kufishme per ne ish ushtaraket,por le ta dije se me qe ai eshte kelysh i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit,prinderit tane PARTIZANE u dhane PLUMBIN BALLIT ketyre TRADHETAREVE111
    Doemos ty,Fleks nuk te lidjh asgje me LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE,me NDERTIMIN DHE FUQIZIMIN E NJE SHTETI DINJITOZ NE SHQIPERI e per rrjedhoje edhe te nje MBROJTJEJE TE PATHYESHME,aq sa per 45 vjet NUK GUXOI KUSH TE PREKTE NJE FIJE FLOKE TE KUFIJVE TANE!!1
    Se cfare kemi bere ne ushtaraket atehete ,me mire e dine CIA,KGB-a,Inteligjenc Servis-i etj,qe u dergonin informacione te sakta qeverive te tyre,qe te mos guxonin te sulmonin Shqiperine!!1
    Tani,ti Flek bir FASHISTI mund te LLAPESH sa te duash kunder nesh,por mos harro:NUK FITON GJE!Perkundrazi:E SHUMFISHON URREJTJEN,QE KEMI NE PER JU SPIUNET E FASHIOS!!!
    Ne atehere mbronim nje SISTEM HUMAN E SOCIAL,ndersa ju e quani DIKTATORIAL!!!
    DAKORT,por me keto,qe LLAP ti,Berisha yt dhe zagaret e tjere si ju,me cfare e krahasoni kete PALO SISTEMIN TUAJ,qe e katandisi Shqiperine si ne MESJETE???
    Sot shqiptaret jane te PERCARE aq shume sa duan ta hane njeri tjetrin te gjalle,sic ben ti dhe si te perhgjigjem une!!!
    Doemos,” DY DUAR PER NJE KOKJE JANE”!!!
    Pse, per kete sistem u krekoset ju,kelyshet e KAPITALIT,se do ishte me i mire se SOCIALIZMI???
    Lerini denglat,por provojeni me FAKTE se mund t’a beni Shqiperine me te mire se atehere,por KURRE NUK KENI PER T’IA ARRITUR!!!
    Kemi 23 vjet,qe shohim nje Shqiperi,qe po shkon drejt ZHDUKJES si shtet,ndersa po vertetohen TEZAT SERBE,se “SHQIPTARET NUK DINE TE BEJNE SHTET”!!!
    Kete detyre i vuri ne 1976-ten UDB-ja ish Jugosllave AGJENTIT TE SAJ,SALI BERISHA dhe ai po e realizon hap pas hapi,me ndihmen e HORRAVE SI TY!!!

    Reply to this comment
  4. Fleks August 20, 21:06

    Feniks!

    Ne shume gjera qe ti ke shkruar as vete nuk beson.

    Kur nderkohe une nuk hedh poshte vleren e ushtrise ne sistemin monist,por denoj me force zellin per te vrare me qindra e mijra shqiptar te tyre vetem perse po kalonin kufirin.

    E u paguan,veshen,ushqyen ne kurriz te mijra e mijra e mijra kooperativiste me 10-30 fishin e tyre e per cfare,per te shtier pushke nda po shqiptarit te tyre per me shume se 50 vjet ssitematikisht

    Tani nje rast nga lufta partizane e pastaj dhe nje rast nga forca e Shqiperise per tu mbrojtur.

    1-Me 15 nentor 1944,4 brigada partizane moren urdher nga Mugosha e kompani qe te clironin Tiranen.

    E di nga kush do e clironin z Feniks?

    Nga nje gjerman i vetem qe kishin lene gjermanet pasi ishin terhequr,me automatik,e mitroloz dhe arka me fisheke.

    Tri dite e tri nete te 4 brigadat rethuan gjermanin e per 72 ore jo qe nuk munden ta vrisnin qe te “clironin”Tiranen por as nuk munden ta plagosin dot.

    I cili pas 72 ore luftimesh,i rethuar nga 4 brigada me brigatare,pasi ju mbaruan fisheket vrau vehten.

    E keshtu brigataret,”cliruan”Tiranen.Prandaj A Kupi ka thene nje fjale te madhe shume vite me are-Enverit nuk i interesonte asgje,i interesonte vec te merte pushtetin

    2-Po te sulmonte aleanca atllantikut Shqiperine,me ate armatim qe kish Shqipericka,e fshinte nga harta e Botes Shqipericken.

    E cila kish mbetur me armatimin e babaqemos,ne raport me armatimin bashkohor te aleances se atlantikut,e me bunkeret qe me desantim ajror beheshin pastaj nga desantet shkaterrim per mbrojtjen e corientuar tonen.

    Per te kuptuar kete,kujto pakez zbarkimin e aleateve ne normadi para 68 vjetesh.

    Nuk po flasim per te tjerat.

    .

    Reply to this comment
  5. T'ka sali shpirt August 20, 21:41

    me vjen keq per kete fare fleksi

    nivel me te ulet dhe ordiner ne komente se ky nuk kam pare

    druri do pune dhe kohe te latohet,ndersa ky sapo eshte prere
    dhe do jete ndonje dru me nyje qe s’ka mjeshter t’a marre persiper

    Reply to this comment
  6. arben August 21, 09:43

    O njerez me ndergjegje te plote ju beje thirje: Se izolimi i berishes nuk duhet te jete nje aspirate dhe perspektive, por nje problem i shtruar per zgjidhje.(keq me vjen por te cmendurit nuk mude t’i leme te lire ne ambjente sociale)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*