Zëvendësimi i gjyqtarëve në Kushtetuese, ja kush janë 7 kandidatët

August 28, 2018 11:36

Zëvendësimi i gjyqtarëve në Kushtetuese, ja kush janë 7 kandidatët

Shpallet lista e kandidatëve për vendin e lënë bosh nga Fatos Lulo i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Emrat e kandidatëve që kanë paraqitur aplikimet janë publikuar në faqen e Kuvendit.

  •  znj. Elsa Toska
  • Znj. Fiona Papajorgj
  • Z. Ilir Panda
  • Z. Sinan Tafaj
  • Z. Theodhori Sollaku
  • Znj. Valbona Bala
  • Z.Vasil Bendo

Dokumentacioni përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Më 17 korrik 2018 Kolegji i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi shkarkimin e tij.  Gjyqtari Fatos Lulo nuk arriti të vërtetojë ligjshmërinë e një pasurie prej 48 milionë lekë.

l.h/ dita

August 28, 2018 11:36
Komento

7 Komente

  1. MH August 28, 12:42

    Cfare do bahet me parat e pajustifikushme te perfituera pa mund e pa djerse.Nuk do i konfiskoni per derdhje ne buxhetin e shtetit.

    Reply to this comment
  2. Bureto August 28, 14:27

    Me sa di unë z.Sinan Tafaj është i verbër, dhe kryretar i kësaj shoqate. Atëhere lind pyetja si mund të kryejë rolin e gjykatësit më të lartë të vendit një person që nuk shikon? Ose mund të jetë një spekullim nga ana e tij, pra shikon.

    Reply to this comment
    • Juristi i plepave August 28, 17:54

      Ti qe shikon me dy sy nuk i vjen as tek gishti i vogel i kembes te Sinan Tafajt . Pa sy ka studjuar juridik sa te gjithe antaret e vjeter te Kushtetueses sebashu.Flet disa gjuhe te huaja shume rrjedhshem.Eshte nje nga njerzit me inteligjente qe rralle i gjen ne Shqiperi.
      Mos fol keq pa e njohur dike se flet gabim.

      Reply to this comment
      • Bureto August 28, 22:38

        @Juristi i plepave! Them mesa di unë, sepse flas nga ato që kam parë, që z. Tafaj ec në rrugë i shoqëruar nga dora dhe që më kanë thënë se nuk sheh, ose sheh pak. Z. Tafaj është person publik dhe e njohin, për më tepër që është dhe kryetar i shoqatës të të verbërve, i prezantuar vetë si i tillë publikisht. Thjesht shpreh skepticizmin tim qytetar dhe nuk shoh se ku është fyerja këtu. Ju keni në dorë të kundërshtoni dyshimet e mija dhe të pohoni të kundërtën e tyre.
        Askund nuk kam vënë në diskutim aftësitë e tij si jurist, se vërtet s’e njoh. Thjesht pyes se ai nëse ka vështirësi në shikim, a mund të kryejë detyrën në të cilën do t’i duhet të shfletojë qindra dokumenta nëpër duar. Të gjitha këto sigurisht nëse do të zgjidhet në atë detyrë të lartë, që unë ia uroj. Me këtë sqarim të imponuar, shpreh besim të jesh mirëkuptuar.

        Reply to this comment
    • Xhezair August 28, 23:28

      I nderuar zoti Bureto,

      Në gjykatë nuk shkohet për të luajtur futboll, por për cilësitë dhe aftësitë si jurist. Përderisa Z. Dr. SINAN TAFAJ është jurist dhe profesionist i shkëlqyer duke qenë i verbër, kjo do të thotë që ai mund të jetë edhe një gjyqëtar i drejtë dhe në vendin e duhur.
      Për tu bërë jurist sigurisht që duhet të ketë kaluar në shumë komisione.
      Edhe që është i verbër duhet të ketë kaluar në shumë komisione mjekësh, madje në komisionet e kohës së Enverit. Apo as aty skishit besim?

      Reply to this comment
  3. SS August 28, 17:02

    VETEM KY PANDA DUKET PER SE MBARI TE TJERET JANE MERE ME LENG…

    Reply to this comment
  4. Xhezair August 28, 23:32

    I nderuar zoti Bureto,

    Në gjykatë nuk shkohet për të luajtur futboll, por për cilësitë dhe aftësitë si jurist. Përderisa Z. Dr. SINAN TAFAJ është jurist dhe profesionist i shkëlqyer duke qenë i verbër, kjo do të thotë që ai mund të jetë edhe një gjyqëtar i drejtë dhe në vendin e duhur.
    Për tu bërë jurist sigurisht që duhet të ketë kaluar në shumë komisione.
    Edhe që është i verbër duhet të ketë kaluar në shumë komisione mjekësh, madje në komisionet e kohës së Enverit. Apo as aty skishit besim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*