Shtator “i nxehtë” parlamentar, 33 nisma presin kartonat e deputetëve

August 6, 2019 13:19

Shtator “i nxehtë” parlamentar, 33 nisma presin kartonat e deputetëve

Parlamenti do të fillojë punimet në 2 shtator dhe veç temave që mund të hapë sesioni i ri politik, nga korriku janë mbartur 20 projektligje dhe 13 projektvendime që presin kartonët jeshilë të deputetëve.

Reforma Zgjedhore ka nisur që në vitin 2017. Ky është sesioni i 6-të i pritjes. Kjo reformë është parashikuar të mbyllet në 28 nëntor dhe nga aty shpresohet të nënshkruhet marrëveshja e re politike, por deri tani nuk ka asnjë shenjë përparimi.

Paketa anti-shpifje, një iniciativë e drejtpërdrejtë e kryeministrit që ka hapur debat jo vetëm brenda vendit, por ka nxitur edhe kritikat e OSBE-së, pritet të kalojë me dy ligje që do hapin shumë konflikte: atë për komunikimet elektronike e postare dhe ligji për median audio-vizive.

Një tjetër pikë e nxehtë e shtyrë për në shtator është ai për krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare që hapi debat publik se mund të ndikonte në një rritje të menjëhershme të çmimit të naftës për konsumatorët, e për këtë maxhoranca u tërhoq përkohësisht.

Mes ligjeve që kërkim të kartonit jeshil, më e sfilitur nga pritja është një nismë e 30 deputetëve socialistë nga qershori i vitit 2016 për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore.

Projektvendime në pritje të votimit janë 13.

Më i rëndësishmi është shkarkimi i Presidentit. Komisioni hetimor ka marrë kohe deri në 3 tetor.

Ndërsa përballja me Metën vijon edhe me 3 Dekrete që Presidenti i ka dërguar për votim Kuvendit:

  1. Zgjedhja e Petraq Milos si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit
  2. Ligji i Kadastrës i kthyer për rishqyrtim
  3. Ligji për Noterinë

Socialistët po ashtu do të duhet të vendosin për shkarkimin e Arben Malajt si Anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si dhe plotësimin e vendeve bosh në bordet e disa institucioneve.

j.l./ dita

August 6, 2019 13:19
Komento

2 Komente

  1. Edi Ulaj nga Vicidoli i Venecias August 6, 17:22

    Presin kartonat e kukullave – do ishte titull me i sakte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim