Shtatori rikonfiguron grupin e PS-së

August 2, 2014 20:33

Shtatori rikonfiguron grupin e PS-së

Shtatori do të ndryshojë jo vetëm ekzekutivin, por edhe grupin parlamentar të PS-së. Pesë deputetë të rinj pritet t’i shtohen grupit më të madh kuvendor.

Urdhri i kreut të PS-së për lënien e mandatit të deputetit për 4 ministrat që nuk e kanë dorëzuar ende atë, ka bërë që ministrat Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Shkëlqim Cani dhe Damian Gjiknuri të përgatisin kërkesat e tyre drejtuar Kuvendit për lënin e mandatit, çka do të sjellë katër deputetë të rinj në Kuvend, raporton Ora News.

Zëvendësimi i ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, me deputeten e PS-së, Ermonela Felajn, e cila do të duhet të lërë mandatin, do të çojë në 5 numrin e deputetëve të rinj.

Qarku i Tiranës do të ketë dy deputetë të rinj kjo pasi minsitri i Jashtëm Dimitr Bushati dhe ai i Brendshëm Saimir Tahiri të heqin dorë nga mandati. Bushati do të zëvendësohet nga një femër të radhën e listës shumemërore të PS-së, Erjeta Alhysa, ndërsa vendin e ministrit Tahiri pritet që ta zërë Ervin Bushati, ekspert i çështjeve të ekonomisë në PS.

Edhe qarku i Elbasanit do ketë një deputetë të re, Luljeta Arapin, e cila do të marrë manditin e ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri.

Dorëzimi i mandatit nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani do të sjellë edhe deputete e vetme femër për në qarkun e Dibrës, Ezmerina Hoxha.

Marrja e detyrës së ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, nga Ermonela Felaj, do ta detyrojë atë të lërë mandatin dhe në qakun e Beratit ajo do të zëvendësohet nga Anila Agalliu.

Kompozimi i grupit parlemant socialist do të nisë në shtator, me çeljen e sesionit të ri parlamentar.

Do jetë fillimisht, sekretariati i PS që do të depozitojë në Kuvend kërkesat e pesë ministrave që kërkojnë të lënë mandatin, e më pas Kuvendi i drejtohet KQZ për vakancën e krijuar në organin ligjvënës. Institucioni më i lartë zgjedhor do të zëvendësojë deputetët me emrat pasardhës në listat shumëemërore të PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët do të kalojnë fillimisht në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin e më pas do të votohen në Kuvend

August 2, 2014 20:33
Komento

6 Komente

  1. E VERTETA August 2, 21:19

    Kete punen e konfigurimit e kemi hall te madh !
    Konfiguroje Edi konfigurueshem konfiguracionin konfigurativ !

    Reply to this comment
  2. koco kosta August 2, 21:32

    zevendesimi i deputeve me kariere e stature politike nga anonime provinciale qe u futen ne lista thjesht per mbushje e ka cuar ne nivele mjerane perfaqsimin politik te PS ne parlament.
    Kuptohet Metes dhe LSI i shkon per shtat kjo miopi politike e Rames qe cetes se bodigardeve dhe policeve ne parlament po i con disa zonja no name qe do marrin vetem rrogen e deputetit e do i kontrobojn pensionit.

    Reply to this comment
  3. Sqepari August 3, 09:50

    Mire do te ishte ti merrnim ne PS edhe ato 5 PROSTITUTAT came dhe te beheshim Bordell me license. Pabesia camit eshte nje kenge e vjeter ne Shqiperine tone. Nuk besoj se do te na e falin votuesit poshterimin qe po i bejme,se ata votuan pro ndershmerise dhe po ju ofrohet kurveria. ED RAMA o i vogli burre i gjate.

    Reply to this comment
  4. Skraparlliu August 3, 11:19

    Po eshte turp qe te hyje ne parlament z.Luljeta Arapi,e cila ka mushur prej disa muajsh moshen e pensionit dhe eshte krejtesisht e paafte ,por qe merret vetem me trama kuadri

    Reply to this comment
  5. shefi August 3, 13:09

    xhepistat po rikonfigurohen?

    Reply to this comment
  6. fatmiri August 3, 19:38

    Sa keq disa komentues! Ndoshta edhe ate kapacitet kane, por demokracia nuk eshte te ngulen ne karrike qe kur lindin e deri sa te vdesin , njesoj si ish byroja politike, disa njerez. Freskimi me njerez te rinj, freskon pushtetin, ngre pergjegjesine ne zbatim te detyres. E, sikur te kishte mundesi, le te kalonin te gjithe shqiptaret nga nje here ne parlament e qeveri. Por jo hajdutet dhe kriminelet si deri me sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*