Shtatzënia e Florijes, mes datave 24-26 shtator. Nuk ka prova për dhunë

Redaksia Online March 2, 2013 11:16

Shtatzënia e Florijes, mes datave 24-26 shtator. Nuk ka prova për dhunë

Florije Peci ngeli shtatzënë mes datave 24-26 shtator, nga një marrëdhënie jo e dhunshme. Këto janë përfundimet e dala nga ekspertiza që mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” i bënë studentes së aksidentuar në Himarë, në maj të 2012-s. Prokuroria e Tiranës ka dërguar në Austri dosjen e përpiluar mbi skandalin e abuzimit seksual të Florije Peçit.

“Florije Peçi u ekzaminua përgjatë dy ditëve në maternitet me kërkesë të Prokurorisë. Gjatë ekzaminimit nuk u vërejtën shenja dëmtimi apo pasoja të një marrëdhënie seksuale të dhunshme. Mosha e fetusit është 6 muajsh në kohën kur kryhet ekzaminimi. Sipas përllogaritjes, koha e konceptimit të fëmijës është 24- 26 shtator 2012. Marzhi shkencor i gabimit në këtë përllogaritje është plus minus dy ditë”, citohet në gazetën “Panorama” përgjigja e mjekëve dhënë Prokurorisë.

Florije Peci u dërgua në Austri në 24 maj 2012, për një mjekim më të specializuar pas aksidentit me autobus, ku 12 shoqe të saj humbën jetën. Vajza u dërgua në Austri në gjendje të rëndë dhe qëndroi për disa kohë në koma. Familjarët e saj thonë se përdhunimi ka ndodhur pikërisht gjatë kohës kur Florija ishte e pavetëdijshme për atë çka ndodhte rreth saj.

 

Redaksia Online March 2, 2013 11:16
Komento

1 Koment

  1. LORA March 2, 11:44

    Fatkeqesia e Florijes nisi kur mender-stafi i Universitetit te Elbasanit,ne kararin e korrupsionit deri me jeten e studenteve,i nisi vajzat drejt vdekjes.Asnje media nuk e permend se c’na paska qene kjo ekspedite e studenteve te letersise.Kurre nuk kane patur ne programe studentet e shkencave shoqerore ,ekspedita studimore.
    Ekspedita korrupsioni po.
    Nese mediat nuk kane bythe te hetojne per kete,te mos na cajne koken me turpe dhe mizorira te tilla qe e masakrojne edhe me jeten e Florijes se masakruar prej fillimi nga pijaneci-rektor i Universitetit te Elbasanit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*