Shtëpia e Bardhë: Donald Lu, një nga diplomatët tanë më të talentuar

May 25, 2018 22:06

Shtëpia e Bardhë: Donald Lu, një nga diplomatët tanë më të talentuar

 

Shtëpia e Bardhë e cilëson ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, si një nga diplomatët më të talentuar.

Duke dhënë vendimin e emërimit të Lu si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit, Shtëpia e Bardhë në profilin për të shkruan se “ambasadori Lu është i njohur si një nga drejtuesit më të talentuar të Departamentit, i respektuar për analitikën e tij të forte, shkathtësi, udhëheqje, mentorim dhe aftësi motivuese, si dhe përvojë të gjerë në Azinë Qendrore”.

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë:

Donald Lu i Kalifornisë do të jetë Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.

Ambasadori Lu, një anëtar i karrierës në Shërbimin e Jashtëm, ka shërbyer si diplomat amerikan që nga viti 1991.

Aktualisht është Ambasador në Ambasadën Amerikane në Tiranë, një pozitë që ka mbajtur që nga viti 2014.

Ambasadori Lu ka shërbyer gjithashtu në Departamentin e Shtetit si Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada Amerikane në Nju Delhi, Indi nga viti 2010 deri në vitin 2013; I ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2009 deri në vitin 2010; Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA Baku, Azerbajxhan nga viti 2007 deri në vitin 2009; dhe Zëvendës Shef i Misionit, Ambasada e SHBA-ve Bishkek, Republika Kirgiziane 2003-2006.

Ai shërbeu si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone nga 1988 në 1990.

Ambasadori Lu është i njohur si një nga drejtuesit më të talentuar të Departamentit, i respektuar për analitikën e tij të forte, shkathtësi, udhëheqje, mentorim dhe aftësi motivuese, si dhe përvojë të gjerë në Azinë Qendrore.

Ai ka shërbyer në gjashtë misione amerikane jashtë shtetit, disa nga dy herë, dhe në pozita të larta udhëheqëse në Departamentin e Shtetit.

Ambasadori Lu fitoi një M.A. dhe një B.A. nga Universiteti Princeton.

Ai është fitues i shtatë vlerësimeve të rëndësishme nga Departamenti i Shtetit, përfshirë edhe çmimin Rockëell Anthony Schnabel për avancimin e marrëdhënieve të Bashkimit Europian.

Ambasadori Lu flet dhe lexon gjuhën shqipe, ruse, azerbajxhane, gjeorgjiane, afrikane të Afrikës Perëndimore, Hindi dhe Urdu.

May 25, 2018 22:06
Komento

16 Komente

  1. Fat man May 25, 22:14

    Nuk ka nevoje per sqarime te metejshme, e morem vesht o vella.
    Shume i suksesshem por c’e do, po e dergojne ambasador ne Kirkistan, me kete rast mesuam edhe nje emer te ri shteti.
    Paska marre 7 cmime……. stimuj moral si dikur tek……..ne.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 May 25, 22:46

    I urojme suksese dhe ishalla kap ndonje peshk te madh ne Kirgistan.Peshqit e vendit tone ska rrjre qe i kap

    Reply to this comment
  3. Ligor Vangjeli May 25, 23:24

    Zoti Donald Lu u tregua vertet diplomat i talentuar. I solli verdalle trimat tane te klases politike shqiptare dhe i detyroi te nenshkruanin Vetingun dhe Reformen ne Drejtesi. Tani para se te jepen rezultatet e kasapanes iku me nder, duke lene emrin e nje njeriu “urte e bute e plot tiganin”.
    Geshtenjat nga zjarri i nxori me duart e shqiptareve…
    Lamtumire i nderuar z. LU suksese te tjera ne Kirgistan, ku nuk ke per te punuar me djaj kalibri si politikanet shqiptare.

    Reply to this comment
  4. e pritem si gjeneral..po iken si ushtar May 26, 01:45

    Ky nenpunsi dipllomat me emrin Donald Lu mund te jete yll ne ngjitje per shtepine e lyer me te bardhe..por per shqiperine e lyer me te zeze ky do jete governori i rradhes..qe e ka kryer punen me keq se koleget e tij duke u kthyer ne jelek plumbi per berishet

    .Per Lune po tregojne barcaleta me peshkun e madh te janarit qe te gjithe kujtuam per Zenin sypeshkaqenit por ky ja futi rames me xhafen dhe tahirin si arvizu me votimet e 8 majit 2011.

    Kjo qe thote Gery Kokalari kur Luja nuk kishte ardhur akoma ne shqiperi eshte aktuale dhe sot qe Luja qe e pritem si gjeneral,,,po iken si ushtare xhenjo i Alfred Mojsiut

    Shkruan Kokalari:

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
    “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
    Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
    Kokalari shkruan:
    “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
    Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

    Reply to this comment
  5. Lili May 26, 04:43

    Duhet te mesohen shqiptaret me lexuar nentextin:amerika nuk do va fale talljen me te eshte mesazhi,e ky mesazh eshte di per qeverine si per pseudo opoziten.

    Reply to this comment
  6. fteri -një urim për LU dhe Vlahutin ,jan shembullor ! May 26, 05:39

    Bravo i qoftë me gjithë sulmet e përplasjet e këmbve të S.Berishës të sulmeve ,shpifjeve e gënjeshtrave e sorollatjeve të L.Bashës,të sharjeve e ofendimeve të shumë seimenve deputet satelit të tyre tyre dhe marrjes nëpër gojë të medjas kazanit që i rrethonin opozitën dhe të shkuarën kriminale të sajë ,LU-ja dhe Vlahutin e BE-së në akordim të plotë ,nuk e humbën qetësinë dhe qartësinë punuan si volmetër e ampermetër , matës të shkëlqyer të politikës amerikane e BE-së si vllezrit siamez ,ku mbijetesa varet nga rakordimi dhe harmonia e lëvizjeve dyshe duke krijuar me shumë kujdes profesionale miratimin 100% të deputetve të reformës në drejtësi .

    Kan luftuar e godit korrupsionin së bashku me gruan e hekurt E KURAJOZE Z. WLAHUTIN ,monopolet,informalitetin,kan krijuar përparsi dhe deri diku politikanët e korruptuar si k/prokurori Llalla kishte degjeneruar e kriminalizuar prokurorinë e drejtësinë shqipëtare duke shërbyer si shtrat të mafjes së S.Berishës e L.Bashës dhe Ilir Metës.

    Z.LU ,dhe Vlahutin nuk u trembën nga shpifjet e akuzat e S.Berishës që kërkonin të ndërtonin një akuzë në kurriz të tyre ,përkundrazi Saliu .Luli dhe tërë politika e kalbur kishin edhe frikë nga LU dhe Vlahutin ,ata gëzohen që largohen nga shqipëria ,se i shpëtuan burgut ,por populli i do dhe respekton maksimalisht zor se do të vijnë diplomat të tillë më shqipërisë, ku do të gjejnë mbështetës tërë popullin .

    Kjo duket edhe në komentet e sajteve të gazetave serjoze të përditshme dhe g. DITA e Tema ,në blogjet e ndrashme në internet dhe opinjoneve direkt në poull e radio e televizione të bëra nga njerëz të thjesht.Populli ata i do e dëshiron që ata të qëndrojnë edhe 4 vjet të tjera që ujë të zi ti nxjerrin korrupsionit e krimit.

    Ju faleminderit LU dhe Vlahutin që zgjodhët rrugën e ndershme të luftës kundër krimit dhe kolerës së politikës 27 vjeçare shqiptare ,respekt e mirnjohje pa kufi nga bijët e shqipes ,dhe mos e harroni kurr këtë popull martjer.

    Reply to this comment
  7. fteri -një urim për LU dhe Vlahutin ,jan shembullor ! May 26, 05:43

    Bravo i qoftë me gjithë sulmet e përplasjet e këmbve të S.Berishës të sulmeve ,shpifjeve e gënjeshtrave e sorollatjeve të L.Bashës,të sharjeve e ofendimeve të shumë seimenve deputet satelit të tyre tyre dhe marrjes nëpër gojë të medjas kazanit që i rrethonin opozitën dhe të shkuarën kriminale të sajë ,LU-ja dhe Vlahutin e BE-së në akordim të plotë ,nuk e humbën qetësinë dhe qartësinë punuan si volmetër e ampermetër , matës të shkëlqyer të politikës amerikane e BE-së si vllezrit siamez ,ku mbijetesa varet nga rakordimi dhe harmonia e lëvizjeve dyshe duke krijuar me shumë kujdes profesionale miratimin 100% të deputetve të reformës në drejtësi .

    Kan luftuar e godit korrupsionin së bashku me gruan e hekurt E KURAJOZE Z. WLAHUTIN ,monopolet,informalitetin,kan krijuar përparsi dhe deri diku politikanët e korruptuar si k/prokurori Llalla kishte degjeneruar e kriminalizuar prokurorinë e drejtësinë shqipëtare duke shërbyer si shtrat të mafjes së S.Berishës e L.Bashës dhe Ilir Metës.

    Z.LU ,dhe Vlahutin nuk u trembën nga shpifjet e akuzat e S.Berishës që kërkonin të ndërtonin një akuzë në kurriz të tyre ,përkundrazi Saliu .Luli dhe tërë politika e kalbur kishin edhe frikë nga LU dhe Vlahutin ,ata gëzohen që largohen nga shqipëria ,se i shpëtuan burgut ,por populli i do dhe respekton maksimalisht zor se do të vijnë diplomat të tillë më shqipërisë, ku do të gjejnë mbështetës tërë popullin .

    Kjo duket edhe në komentet e sajteve të gazetave serjoze të përditshme dhe g. DITA e Tema ,në blogjet e nderashme në internet dhe opinjoneve direkt në poull e radio e televizione të bëra nga njerëz të thjesht.

    Populli ata i do e dëshiron që ata të qëndrojnë edhe 4 vjet të tjera që ujë të zi ti nxjerrin korrupsionit e krimit.

    Ju faleminderit LU dhe Vlahutin që zgjodhët rrugën e ndershme të luftës kundër krimit dhe kolerës së politikës 27 vjeçare shqiptare ,respekt e mirnjohje pa kufi nga bijët e shqipes ,dhe mos e harroni kurr këtë popull martjer.

    Reply to this comment
  8. fteri May 26, 06:49

    MOS HARRO DETYRËN MODERATOR !

    Reply to this comment
  9. alfons May 26, 07:20

    Per ne esht minus kishim shum besim te z Lu dicka fshihet per mua esht e qellimeshme !Per mire a per keq mbetet per tu pare por qe shkon ne favor te Sales dhe te likes qenkan me te forte peshkaqenet se si duket i mbron nje krokodil!

    Reply to this comment
  10. Alban Dega May 26, 07:50

    USA… DONALD LU…
    WE LOVE YOU
    WE LOVE YOU !

    NJE GRUSHT NOKAUTI ORT “ BANDEN E GANGSTEREVE” DHE MAFIAN JASHTE KONTROLLIT TE SALI LIKE LUL CIZME MUL ED ALIBE SALIANJIN XEN GERDEC PUTININ NGA MAJA E DEMOKRACISE AMERIKANE E BOTERORE … SHTEPIA E BARDHE DORA VETE !
    NJE OGUR I ZI PER KRYEPESHQIT ! E DITE EDHE ME TE ZEZA PASKETAJ DO VINE PER BANDITET PER MAFINE !
    USA … DONALD LU…
    WE LOVE YOU
    WE LOVE YOU !

    Reply to this comment
  11. ALBAN DEGA May 26, 07:52

    DONALD LU E ROMANA VLLAHUTIN – NDERI KOMBIT

    – Kontributi i tyre do te mbetet perjete midis nesh !

    – Krenare per ju Zj. Vllahutin e Z. Donald Lu !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Donald Lu edhe pasi te iki nga Shqiperia ne misione te reja edhe me te rendesishme te diplomacise amerikane do te mbetet perjete ne mendjet dhe zemrat e 95 per qind te shqiptareve si Nderi Kombit !
    E dime qe nuk eshte nje titull qe jepet per personalitete te shquara te huaja!
    Po ashtu e dime mire se cdo ligj edhe ato te natyres e ato te shkencave te sakta, e jo me ato njerezore kane perjashtime!
    Aq me shume kane perjashtime rregullat burokratike shteterore!
    Pse !?
    Sepse si Z. Donald Lu edhe Zj. Romana Vllahutin e kane treguar qarte si kristali se pervec Amerikan e Evroperendimor shembullore jane edhe me shqiptare e atdhetare se gati gjysma ne mos me shume e klases politike shqiptare !
    Sic e kam shkruar me dhjetra here, nuk mund te jesh as amerikan e as evroperendimor i mire pa qene edhe shqiptar i mire dhe anasjelltas ! Pavaresisht nga feja, raca , kombesia, shtetesia, partia, ideologjia… njeriu mbi te gjitha duhet te jete njeri, njeri i mire !
    Ne emer te Klubit Demokrat Shqiptaro- Amerikan i kerkojme kryetarit Gramoz Ruci, Kryesise dhe Kuvendit Popullit te Shqiperise tu akordoje me votim te hapur ne nje seance te jashtezakonshme ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi , Shkelqesise se tij Z. Donald Lu dhe ambasadores se Bashkimit Evropian ne Shqiperi , Shkelqesise se saj Z. Romana Vllahutin titullin Nderi i Kombit !
    Do te jete me teper ne Nderin e Kuvendit dhe Presidentit te Shqiperise ta ndermarrin nje veprim te tille per kontrbutin e jashtezakonshem te tyre ne Reformat dhe Vetingun ne Drejtesi e Polici, ne Administraten Shteterore, per Dekriminalizimin dhe ate Elektorale qe eshte ne hapat e pare !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu – nderi dhe emblema e demokracise dhe e kultit legjendar proamerikan e properendimor mbarekombetar shqiptar !
    A nuk ishin mbreterit e shtypit boteror “ The New York Times “ dhe CNN qe gjate vizites se ish – Presidentit amerikan Z. Xhorxh Bush ne Shqiperi se “ Presidenti amerikan eshte me i sigurte e mirepritur ne Tirane se ne Washington !”
    A nuk ishte babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora ai qe pese dite para se te shpallte ate deklaroi ne Rome e Bari se “ po te behej nje Referendum ne Shqiperi Rusvelti do te zgjidhej Kryetar i saj… ! “.
    Cdo koment do te ishte I tepert !
    Krenare per ju Romana Vllahutin e Donald Lu !
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa… !
    – E duam Shqiperine si Amerika demokratike ….

    Reply to this comment
  12. fteri May 26, 08:26

    Moderator mos fli gjumë është koha për punë.Ka 3 orë që mbani të bllokuar këtë portal për ambasadorin LU ,shfaqni komentin që ju kam dërgua para 3 orësh ose na thoni hapur se nuk i shfaqim komentet që nuk na pëlqejnë.Vonesa është mohim z.Thano !

    Reply to this comment
  13. Lu pse ike ne kete moment kaq te veshtire per shqiptaret e thjeshte ? May 26, 08:55

    Eshte nje humbje e madhe per Shqiperine ne keto momente largimi i zotit Donald Lu. Nje ambasador i jashtezakonshem qe foli hapur drejte per drejte kunder krimit dhe korupsionit ne niveliet e larta te politikaneve.Mbas Fulc Lu eshte amerikani i dyte qe pati nje influence te madhe tek shumica e shqiptareve . ishte vertet nje `As`shume inteligjent dhe i mpreft diplomat i vertete!

    Reply to this comment
  14. Aliu nga Selenic May 26, 10:11

    Premtimin akoma nuk e ka realizuar.Ku jan peshqit e medhej.? Ata vazhdojen te notojen te qete.!

    Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic May 26, 10:11

    Premtimin akoma nuk e ka realizuar.Ku jan peshqit e medhej.? Ata vazhdojen te notojen te qete.!

    Reply to this comment
  16. Tomi May 26, 13:51

    Edhe fakti qe ka mbaruar nje Ivy League universitet si Princeton, flet shume per aftesite intelektuale te zotit Lu.
    Universiteti i Prinstonit per disa vjet eshte konsideruar si Universiteti me i mire i Amerikes (dmth dhe i botes).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*