Shtëpia e Bardhë refuzon të bashkëpunojë me Kongresin mbi hetimin për Trump

October 9, 2019 16:14

Shtëpia e Bardhë refuzon të bashkëpunojë me Kongresin mbi hetimin për Trump

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të bashkëpunojnë me ligjvënënsit e Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan, në hetimin zyrtar për presidentin Donald Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë pranuar të dorëzojnë dokumente të brendshme të këtij institucioni, të cilat, sipas komisioneve të kësaj Dhome, do të hidhin dritë mbi dyshimet nëse presidenti Trump i ka bërë presionion homologut të Ukrainësqë të hetojë rivalin e tij politik Joe Biden dhe të birin, Hunter.

Një ditë më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit ia ndaloi ambasadorit amerikan në BE të dëshmojë për këtë çëshje para Komisionit të Inteligjencës të Dhomës së Ulët të Kongresit. Gordon Sondland konsiderohet si një prej dy dëshmitarëve kryesorë në hetimin për Ukrainën.

e.ll./dta

October 9, 2019 16:14
Komento

1 Koment

  1. # October 9, 21:06

    Ne keto debate dua te di nga qe ane qendron demokracia.Apo nuk ka fare demokraci.
    Dy rivale kundershtojn njeri tjetrin.Po demokracie cfare thot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*