Falen borxhet e energjisë për familjet e përmbytura

February 20, 2015 10:29

Falen borxhet e energjisë për familjet e përmbytura

Qeveria do të fal borxhet e energjisë për familjet e përmbytura. Vendimi është marrë si fillim për Shkodrën, dhe më pas pritet të vijohet edhe me zonat e tjera.

Ky lajm është paralajmëruar pak ditë më parë edhe nga vetë kryeministri Rama i cili ndërsa rreshtoi nismat lehtësuese që do të ndërmerren për këto familje të dëmtuara, renditi edhe faljen e borxhit të energjisë elektrike ndër vite.

Subjektet e dëmtuara nga përmbytjet për pronën bujqësore apo ndërtim, po evidentohen nga OSHEE, lidhur me borxhet që ata i kanë kompanisë për energjinë e papaguar.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) nisi dje procesin për identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në veri gjatë periudhës 2010-2011.

Sipas burimeve zyrtare të kompanisë OSHEE, me anë të këtij procesi synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave të furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet, që rezultojnë me debi ndaj OSHEE-së.

Nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme, janë gjithsej 13.506 subjekte të regjistruara me dëmtim të pronës “ndërtesë” dhe “bujqësi”, emrat e të cilëve janë shfaqur në faqen zyrtare të kompanisë OSHEE si dhe në sportelet e Drejtorisë Rajonale të OSHEE Shkodër. OSHEE bën të ditur se personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër një sërë dokumentesh, si fotokopje të kartës së indentitetit, si dhe librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të energjisë elektrike.

“Qytetarët duhet të paraqesin këto dokumentacione pranë drejtorisë rajonale të OSHEE, Shkodër. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës është data 7 mars”, bën të ditur OSHEE.

Tashmë operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka nisur procesin për identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në Veri gjatë periudhës 2010-2011.

Personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër, dokumentet e mëposhtme: fotokopje e kartës së indentitetit; fotokopje të librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të Energjisë Elektrike.

Qytetarët duhet të paraqesin këto dokumentacione pranë drejtorisë rajonale të OSHEE, Shkodër, me adresë: Rr.”Daut Boriçi”, Perash. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës, është data 7 mars.

February 20, 2015 10:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*