Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë

August 20, 2018 15:19

Shtëpitë me qira, Tatimet: Çdo muaj deklarim “online”, përndryshe gjobë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka bërë thirrje individëve që kanë dhënë shtëpi me qira që të deklarojnë taksat, pasi në të kundërt do të përballen me masa ndëshkuese.

Administrata tatimore ka paralajmëruar përmes një njoftimi zyrtar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera shtetërore do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të gjurmuar transaksionet e qirave dhe ata që nuk deklarojnë taksat.

Ligji i detyron individët që kanë dhënë apartamente apo prona me qira që të paguajnë 15% të shumës si tatim mbi të ardhurat. Pasi arkëtohet pagesa, deklarimi i të ardhurave të përftuara nga qiraja bëhet çdo datë 20 të muajit pasardhës.

Deklarimet e të ardhurave bëhen në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të tatimeve dhe pasi dorëzohet, serveri i tatimeve gjeneron automatikisht urdhër-pagesën, e cila duhet të printohet dhe të paguhet nga individi në sportelet e bankave të nivelit të dytë.

Administrata tatimore ka patur në fokus gjatë muajve të verës subjektet që japin apartamente apo dhoma me qira në zonat turistike të vendit. Por, sipas saj, kontrollet tanimë do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në qytetet e mëdha ku tregu i qirave është i konsiderueshëm.

Ligji e konsideron fshehjen e të ardhurave evazion tatimor dhe përveçse dënohet me gjobë, përbën edhe vepër penale.

s.a/dita

August 20, 2018 15:19
Komento

11 Komente

  1. Arben August 20, 16:59

    deklaroni, qe te rritet llogaria bahamas e olsi rames.

    Reply to this comment
  2. rimi August 20, 17:23

    Mirë kur japin dyqane me qera dhe ja u futet qeramarresve por kur janë shtëpi kujt do t’ja merrni leket,se ata jane edhe pa liçensa,Shteti nuk ka kurrë për ti mbledhurkështu taksat kur rendon qeramarresit dhe lehteson pronaret e objekteve kjo eshte qeveria qe ne deshem!

    Reply to this comment
    • Tatimori August 20, 18:08

      @rimi,
      Tatimi nuk i merret qerramaresit por qeradhenesit. Qeradhenesi nxjerr te ardhura nga dhenia me qera dhe tatohet nga shteti. Kjo ndodh ne cdo vend te botes dhe quhet “tatimi ne burim”. Pra tatohet aty ku krijohet e ardhura. Flm.

      Reply to this comment
  3. Arben August 20, 18:00

    Deklaroni qe te rritet llogaria Bahamas e olsi rames.

    Reply to this comment
  4. C'a bohet kshtu August 20, 18:36

    “Tatimori”, tatimi mblidhet ne burim ata e di edhe roja tek dera e tatimeve dhe per dhenien me qera qeradhenesi nga 10% qe ka qene ligji, Ed Droga e paska rritur ne 15% e del e llap qe jane ulur taksat.
    Shtepi me qera jepem ne te gjithe BOTEN dhe jo cdo kush e deklaron ate per te pagaur tatime, zakonisht per dhenie me qera pagujane supervilat qe njihen si te tilla dhe merren perkohesish per qej nga parellinjte.
    Ti kerkon qe tu merret capa e bukes se fukarenjve qe japin shtepine me qera per te mbijetuar a per te t’u ndjere te lehtesuar ne shpenzimet qe femijet te vazhdojne shkollat etj. dhe vete flejne si mos me keq tek ndonje vella apo marrin me qera gazonjere me qera (keto shpenzime “Tatimori” i njohin tatimet dhe tu behen zbritje ??????)
    Tatimet te mbledhin taksen e qerase per ambjentet qe u jane dhene bizneseve per per akltivitet dhe e rregjistrojne qerane sa t’u doje trapi i sumes.
    Eshte shpejt akoma t’u biesh ne qafe qytetareve, pa mbledhur njehere kete takse ku ambjentet qe aktivitetit ushtrohet aktivite jane me superfitim.
    Ed Droges i qenka zeruar arka dhe kerkon dhjame nga pleshti….. hajde Ed Droga hajde.
    Mos e permendi me bpoten se sa merr per 2 dite nje puetor atje kaq e kane pagen mujore shqiptaret….. mjaft..

    Reply to this comment
    • C'a bohet njashtu August 20, 19:25

      Pra edhe “fukara” edhe jep shtepi me qera per te mbijetuar. Vere trurin ne levizje kur shkruan or taj C’a bohet kshtu. Zgjohu nga gjumi albanez. Kemi 30 vjet qe perqafojme ekonomine e tregut dhe flejme akoma me mentalitetin e komunizmit ku asnjeri sdo te paguaje. Stop whining and start paying. Lol…

      Reply to this comment
      • . August 20, 23:02

        Po Argita Berisha qe ka deklaruar 40000 euros nga qerate sa taksa ka paguar gazeta dita mund te me thoni? Po deputet e parlamentit ? A kane paguar ?

        Reply to this comment
      • Hosteni August 21, 02:13

        Bobobo…na mbyten katundaret, si puna e ketij me siper qe vdiq per thene nje fjali ne anglisht. Nuk te mjafton FB o kokeshpulle ? Aty futja lol dhe hahaha, apo albaneze dhe albanistan. Mbase merr ndonje “like” nga katundaret e Amerikes, me buzekuq kinez.

        Reply to this comment
  5. Tata nga Tirona August 20, 20:18

    Ka rrezik qe kjo pune ti hape rruge deklarimit te qirase me vlere me te ulet sesa ajo e dakorduar midis dy kontraktuesve, pra dhenies nen dore te nje pjese tjeter te pa deklaruar. Pak a shume sic ndodhte me makinat e blera jashte shtetit per evekt te zbutjes se doganes. Sidoqofte vlera prej 15% eshte e larte per qerate ne Shqiperi dhe ka rrezikk qe nga kjo gje te levize edhe tregu i qerave, pra te kete nje rritje te metejshme te tij dhe ti veshtiresohet jeta te gjitha paleve pra si individeve ashtu edhe vete shtetit me nje evasion te metejshem. Me mire disi me pak dhe te paguajne te gjithe, sesa kaq shume dhe me rrezik te larte evasioni.

    Reply to this comment
  6. Lani August 21, 00:12

    Edi Rama i filloi reformat e Tanzimatit.Po shtepite ne Shqipri jane pa hipoteka.Apo i duhen leke shalgjatit se nuk i dihet mund ti humbase zgjedhjet e tjera ose mund ti dalin korrupsionet,20 % dhe aferat e dyshimta dhe mund ti bashohet grupit qe do te kete rezidencen ne Rec.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*