Shtetasi turk i arratiset policisë nga aeroporti i Rinasit?

August 8, 2016 18:39

Shtetasi turk i arratiset policisë nga aeroporti i Rinasit?

Partia Demokratike ka denoncuar një rast, që sipas saj tregon se aeroporti i Rinasit ka dalë jashtë kontrollit. Kështu, në një deklaratë për mediat, PD-ja citon se në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Një informacion tronditës tregon se pak minuta më parë në aeroportin e Rinasit është arratisur një nënshtetas turk, të cilit i ishte ndaluar hyrja në Shqipëri.

Sipas të dhënave të mësuara nga Partia Demokratike, personi megjithëse mbahej nën vëzhgim në zonën e tranzitit ka hyrë në territorin shqiptar, madje ka dorëzuar edhe pasaportën dhe është larguar më pas nga kabina e kontrollit kufitar, aty ku duhej të ndalohej.

Çfarë po ndodh me aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vend, ku drejtues i policisë atje vazhdon të jetë i afërmi i Tahirit të Ramës, edhe pas grabitjes me armë e me maska me 30 qershor në pistën e avionëve.

Këto zhvillime të përsëritura dëshmojnë edhe rënien e cdo standardi sigurie në vend.

Kur del jashtë kontrollit pika kufitare e Rinasit, më e monitoruara në vend, merret me mend se si janë standardet e sigurisë në territorin e Shqipërisë”, citon deklarata e PD-së.

August 8, 2016 18:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*