Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, kurse shtetet e vogla si prostituta

December 19, 2017 11:41

Shtetet e mëdhenj kanë vepruar gjithnjë si gangsterë, kurse shtetet e vogla si prostituta

I nderuar z.Kryeredaktor

Në vitin 1918 në Drashovicë të Vlorës,  gjeologu italian Profesor Leo Madalena së bashku me  inxhinier Moretin projektuan dhe shpuan  pusin e parë në  tokën Shqiptare  200m  të thellë në të cilin u konstatua prania e  naftës Shqiptare. Kështu kishte ndodhur edhe në Azerbajxhan afër qytetit Baku ne vitin 1846, apo ne Amerike ne Titusville te Pensilvanisë në vitin 1859. Naftë nuk kanë të gjithë shtetet e botës.

Menjëherë, punëtorët shqiptarë në  Kuçovë dhe në Patos, me tutor të huaj, nisen të shpojnë puse të tjerë me goditje te tipit te vjetër Kanadez, siç shpohej atëhere, në atë kohë. Shqiperia tashmë ishte pagezua  vend naftëmbajtës. Nderkohë  ndërsa shampanja derdhej gjthandej telefonat mors  percillnin me goditje nëpër botë këtë sensacion shqiptarë, këtë mallkim apo urim. Gara për ta pushtuar Shqiperinë sa më shpejtë, tërhoqi në start  edhe  Japoninë e largët. Menjëherë erdhën ketu diplomatë, emisarë, ambasadorë, të gjithë elekuent dhe me frak.

Ing. Zenel Hamiti, në  librin e tij  “Historiku i vajgurit në Shqipëri”, shkruan se ndërsa Franca vazhdonte të shfrytezonte  minierën e Selenicës, qeveria Italiane dergoi në vitin 1913 në Shqipëri një emision ekonomiko-shkencor të kryesuar nga majori Silvio Exhidi, në të cilin bënin pjesë edhe gjeolog të degjuar të asaj kohe si Xhiorxhio Dal Piaz, e Antonio De Ton…”  Shqiperia jonë ishte testuar me kohë  për vlerën e ketij parfumi kontemporan, që para vitin 1918. Lufta për të pushtuar naftën Shqiptare filloi më përpara.

Zoteria Aurenc Bebja, thotë se gazeta Franceze “Le Petit Parisien”, ka botuar, të martën e 17 shkurtit 1925, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët: Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e Amerikane i ka dërguar qeverisë Shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një konçesioni nafte, nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike. Z. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se konçesioni në fjalë do t’i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri…

Shtetet e medhenj kane vepruar gjithnje si gangstere, kurse shtetet e vogla si prostituta, thote Stenlej Kabrik.

Në fillim nafta jonë tregetohej për  kandila, si dritë e shenjtë, më pas  me kova, më vonë me fuci, ndërsa në komunizëm me cisterna sepse arrijti majën e vlimit 2 milion e 500 mijë tonë/naftë. Por, në cilën bankë ka rrjedhur nafta jonë gjatë gjithë kohës?  Kjo është një pyetje ekstra që kerkon studime special përtej sistemeve, përtej  miqëve dhe armiqeve.

Prodhimi në monizëm, siç thamë më sipër, arrijti një kulm të  pa parë… Vini re, tani edhe nafta po I fshihet demokracisë Shqiptare. Në monizem me naftë u  grasatua  egiozmin, u  ndertuan bunkiera dhe tunele, kurse sot nafta jonë është valut ekstra për vota,  për qeveritë që bëjnë farsë, është për të huajit. Mbajeni mend, Vetingu kurrë nuk ka për tu bërë në këtë vend përsa kohë që kjo  naftë nuk do të bëhet shqiptare. Tani  nafta jonë është vaji i guzhinave të  ambasadoreve që pagezojnë burrat e shtetit shqiptarë. Shqiptarët njihen prej qelesheve, nuk eshte nevoja të pagezohen.

Po, le të rikthehemi tek nafta jonë shqiptare, tek ky lenge të cilen të huajit e shkruajnë me germa të arta dhe të mëdha, “Blood of Earth”. Pas çlirimit shteti monist e ngriti dhe e zhvilloi industrinë e naftës, ai angazhoi  25 mijë punonjës, 2.800 inxhinierë dhe teknikë, dy institute shkencore me dy ndërmarrje gjeofizike të cilët realizuan projekte për kërkimin e naftës dhe gazit në nivele shkencore. U projektuan  mbi 80,000 metra linear/vit. Ne Patos  u ngrit Ndërmarja e Shpimit dhe ajo e Nxjerrjes, Ofiçinat Mekanike, u ndërtuan rafineri, u hap Teknikumi i Naftës ne Kucove, ndersa në Tiranë në Fakulteti Gjeologji Miniera u hap dega e naftës. Pasi u vunë në punë dhe u zgjeruan vendburimet e Kuçovës dhe Patosit, filloi një punë kërkimore intensive. Gjatë viteve pesëdhjetë-tetëdhjetë u zbuluan 10 vendburime të rinjë nafte në ranorë dhe gëlqerorë, u zbulua Marinza, Visoka, Ballshi, Gorisht-Koculi, Cakrani, Kolonjë-Bubullimë, Finiq-Krane, Amonicë, Hekal, Delvinë, vendburimet e  gazit, Divjake, Kryevidh, Ballaj, Povelçe, Currilat në detin Adriatik… Në këtë kohë 30 vjeçare tranzicion demokratik të tëjzgjatur, nuk është zbuluar asnjë vendburim nafte. Paaftësi dhe poshtërsi.

Kur flasim për lindjen e naftës Shqiptare, mos anash kalojmë Ing. Andrea Xegen këtë portret elegant. E pashë një herë atje në apartamentin e tij ne Tirane, kur shkuam per nje konsulte. Në atë shtepi aristokrate sundonte një mace bardhë qe u miqesua shumë shpejtë me ne. Ajo sapo kishte zbrituar nga qielli.  Të mos harrojmë Prof. S. Zuberin, Ing. Sherif Toptanin, e të tjerë… Mirë po, të gjithë pyesim, çfarë është shkruar deri më sot për naftën Shqiptare që ka pasur  shumë evenimente, asgjesimin e  Prof. Stanislav Zuber, e gjeologeve Koço Plaku dhe  Milto Gjikpulli, pa harruar edhe ata  që shtynë mijra vagona nëpër miniera apo ata që u ra të  fikët në salla partije, a puseve të naftës…

Janë të pakta librat botuar për naftën Shqiptare.  Libri  për naftën shqiptre i i Ing. Zenel Hamitit, “Historiku i vajgurit në Shqipëri”, me vetëm 160 faqe, me numur  literature 126, botuar në vitet ’60,  qëndron akoma në vëndin e parë megjithëse kanë kaluar shumë vite. Erdhen dhe ikën rusë, kinezë, amerikanë, eskimezë, indianë, akoma nuk ka dalë një naftetarë apo historian shqiptarë të shkruaj një libër ashtu siç duhet për historinë e naftën Shqipatre. Kemi më shumë njerez pervers se elitarë nafte të cilët shtiren disidentë dhe i drejtohen Strasburgut çdo legjitacion zgjedhjesh për dekorata. Të paktën  të shkruhej për një  plejade, apo,  një fragment për një hero naftetarë, për ata që u qëllua me plumb, apo që u  gremisën nëpër galeri. Heronjtë nuk kanë stinë, ata i përkasin vendit të stergjyshëve, jo partive.

Për arritjet në  shkencat e tokës dhe metodikat e kerkimit të mineraleve ka shkruar matrica  Prof. Alfred Frasheri, për problemet e shpimeve kanë shkruar dy kollosët e puseve, Prof. Ramadan Perhati dhe  Prof. Dr. Fatmir Shehu, për perspektivën e naftës në veri-lindje të Shqiperisë ka shkruar guximshëm Prof. Vangjel Kici, për misterin e diapirit te Dumerës ka shkruar Prof. Telo Velaj, për Prof. Zuberin ka shkruar Prof. Arqile Teta, për vetëvete ka shkruar Dr. Shkekncave Gjeologjike Petraq Xhaçka,  ndërsa Akad. Prof. Dr. Teki Bicoku, s’ka lënë pa hapur fond e sirtar gjeologjie dhe nafte. Tani së fundi  sputniku  Prof. Dr. Maksim Shuli, botoi librin  “Nafta dhe politika”. Ky elitar I vetëm ka çkopsitur  nga  brenda dhe jashtë gjthë  kompantë e huaja, këto gozhdë Krishti në trupin Shqiptarë.. Të shikojmë çfarë do të bëjë Vetingu me këtë libër  sepse  elitarët e naftës janë batica dhe zbatica të mbuluar me leshterikë. Vjen fjala kush e denoi Lipe Nashin, (Rockfellerin e nftës  shqitare?), apo P. Xhaçken dhe të tjerët,  pa dyshim sistemi monist me prezencën dhe deshmitë tona, të elitës…

Janë shtypur edhe ca libra të tjera, përmbledhje, kujtime apo përkthime, zhgarravitje që  nuk kanë asnjë llojë vlere, as ndiesi, as  tabela, as  protesta.  Konkrtisht A. Ҫuadari, ish në krye të qeverisë moniste, na paska shkruar një libër me tilull tepër  familjar dhe  egoist. Më kujtohet koha  kur ai ishte  Zv/ ministër, dhe,  në gazetën  “Zeri Popullit” u botua një shkrim ku zoteria I thotë gazetarit se  puna në  atë ministri nuk ecën mirë sepse…  aty ka shumë punonjës pa parti, se ai vetë nuk kishte besim tek ata pa parti…

Pa dyshim ka edhe dy   libra të tjera të mira të shkruara me karakter, njëri shkruar  nga Prof. Dr. Ramadan Perhati dhe tjetëri shkruar nga i ndjeri Nyredin Skrapari. Nëse librat e Prof. Ramadanit gjithë zjarr dhe eksploziv i kam lezuar që kuri, këtë të  të ndjerit Nuredin akoma  sepse nuk e kam gjetur.

Shtrohet pyetja, këto libra plotesojnë Historinë e naftës Shqiptare? Kurrë sesi jo!! Kësisoj, do të ishte në moralin kombetar  të  shkruej me germa të arta  për ata pionierë të parë që e rilevuan këtë tokë të shënjtë dhe gjetën  fosilet e para  e i bënë të ditur mbarë botës se Shqiperia nuk është vetëm me Diell dhe det por edhe me  naftë. Pra, duhet shkruar për  të  dy ekstremet, si  për ata  që  nuhaten erën e ketij parfumi të Zotit, edhe për  këta të kohës moniste që kalkuluan shumë puse. Kohës demokratike i takon vetëm mallkim.

Konkretisht, ku është Muzeu i Naftës Shqiptare ku janë çizmet e Prof. Zuberit, apo te Ing. Toptanit, apo materialet konspirative dhe  shënimet e gjeologve K.Plakut, M.Gjikopullit, origjinalin  ”Letra e Zeze” të  gjeologut  K.Rama,  projektet dhe maketet e vendburimeve tona?

Në Shqiperi janë botuar pak libra për naftën shqiptare krahasuar kjo me sasinë e naftës që është nxjerrë. Jemi në vigjilje të 100 vjtetorit të  naftës shqiptare, bash në kohë,  por qeveritarët, tradhetarët, bënë shurdhin dhe memecin dhe nuk shkruan as dy rreshta. Ska simposium  kombetar, ska feste jubilare, ska dekorime, as nekrologji të vonuara… Kuptohet, për historikun e Naftës Shqiptare, asnjë nuk ka ndermënd të shkruaj, ndërkohë që bota  na njeh më shumë nga  nafta sesa nga  K/ Ministrat, Skenderbeu, Nënë Tereza apo Kadare… Ҫahen daullet për ditëlindje qeveritarësh, apo për show  kurvash, ndërsa për ditëlindjen e naftës shqiptare, për këtë 100 vjetor të shënjtë që ecen perkrah me atë të  pavarsisë, nuk ndihe as një  mizë.

Ҫ’bëhet me Albpetrolin Shqiptar, me këtë zjarr të mbuluar me hi? Mjerisht vëmë re faktin se, ndërsa nga nëntoka shqiptare janë nxjerrë dhe nxirret naftë,  deri më sot mungon përkushtimi për të shkruar historinë e  Naftës Shqiptare. Mungon historia  e Naftës Shqptare e cila do të  përbente një pjesë të historisë së Shqiperisë. Është shkruar historia  e kërmijeve Shqiptarë, e hardhucave, e pasanikëve,  e mbretit Zog, e Enver Hoxhën, e  shkurreve të Skraparit, por për naftën as dy rreshta.

Është i pa falshëm dhe tepër cinik  indiferentizmi i qeverive shqiptare, i të gjithave kohërave, sepse ata  për të pasuruar fondet personale apo të disa shkencave të tjera, kanë nisur nëpër botë  korpuse,  kurse për skedimin e  literaturës së  gjeologjisë dhe  naftës Shqiptare nuk kanë  pronontuar  asnjë biletë autobuzi. Këta qeveritarë, për të marrë një pozë me  personalitet e huaj, i bien rrotul disa hërë botës me  paratë e taksa paguesave shqiptarë, ndërsa për të skeduar lindjen dhe sensacionet e naftës shqiptare nuk duan ta dinë.

Ne naftetarët jemi frikacakë, shteti nuk leshon asnjë njoftim për kompanite e huaja konçesioniste apo për vendburimet, ne heshtim, bejmë sehir. Nafta duhet të diskutohet për ditë në parlamentin shqipatrë. Besoj se të gjithë e dinë se çfarë bënte në Parlamentin Shqptare, në kohën e Zogut  patrioti Luigj Gurakuqi. Ku janë deputetët tanë që mbulojnë naftën? Ne e dimë mirë, se pushtetarët qëndrojnë në pushtet në sajë të energjisë së naftës, të punës dhe  mundit tonë, se me naftën tonë janë bërë dhe behen të gjitha poshtërsitë, nga  levisja e votave, Vetingu, e deri tek mesaxhet e ambasadorëve të Dajtit, apo  të atyre që duan të  mësojnë shqip, të kërcejnë dhe të këndojnë por që kurrë nuk duan të vdesin në Shqiperi. Fuqija nuk korruton popullin, poulli korrupton fuqinë, thotë William Gaddis

Ka shumë specialistë që ju perkushtuan studimit dhe zbulimit të naftës shqiptare. Kontribute kanë dhënë edhe specialistët e huaj, Italian, francez, austriak, rusë, kinezë, rumunë, gjermanë, e të tjerë. Këto studime gjënden nëpër fondet dhe arshivat shqiptare e të huaja,  po nëse ato nuk do të hapen nga ky brez që po mbaron, cilet do të jenë ata që do ti hapin? Pa dyshim këto studime të mbledhura bashkë, do të bënin volume të tëra, një enciklopedi të tërë sepse Shqiperia kohët e fundit nga të huajit nuk është  parë si kuriozitet gjeografik, por si rezervuar nafte. Ky jubile do te ishte një shanse i mirë, një peligrinazh, do ndizeshin qirinjë, do shenjteronim elitaret e parë te naftës shqiptare, vendas dhe  të huaj.

A kemi ne sot  specialistë që mundet ta realizojnë kete gjë? Pa dyshim që kemi.  Por duhet shpejtuar puna sepse kanë ngelur pak elitare, disa janë të tejplakur, disa janë shumë partiak, ca te tjerët janë cinik a frikacak apo të paafet. Disa  preferojnë të  matin rrugët e Tiranës, të merren  me pasione të vonuara në artë, apo  me  tregeti a  politikë, po kurrë  të mendojnë se duhet  shkruar  për  Naftën Shqiptare. Kolegë të dashur,  mendoni se këtë histori do na I shkruajnë Grekrit  dhe Serbet?! Historinë e naftës shqiptare duhet ta shkruajmë vetë ne naftetaret shqiptarë! Ne specialistet e naftës I shyjmë ditët duke sharë njëri-tjetërin, përse  të mos shkruajme dy rreshta për historikun e naftës? Edhe për ato pak libra botuar pë naften tone, deri më sot nuk është shkrur as një recencë e plotë dhe e sakët. Pse?

Materiale për të shkruar historinë e naftës shqiptare ka  kudo, në gjuhën shqipe dhe  gjuhë të huaja, por mungon përkujdesja dhe ndergjegja qeveritare dhe istitucionale kombetare shqiptare. Te gjithë specialistet, istruktorët dhe sekretarët monistë që kanë qënë nëpër këto digastere komunistë apo socialistë a babtistë, ose nuk kanë qënë  të afët, ose kanë qënë cinik. Është e pa falshëme që pas 100 vitesh, në Shqiperi nuk gjëndet edhe një variant i  shkurtër i historisë së Naftës Shqiptare.

Ahmet Çollaku

Naftëtar

December 19, 2017 11:41
Komento

7 Komente

  1. edi December 19, 16:39

    Pergezime A.Collaku jo vetem per kte sensibilizim qe duhet te zgjoje interesin e shtetit Shqiptare dhe oponionit ne pergjithsi ,por edhe per stilin e bukur letrare ne kte shkrim.
    Me vjen mir ,kur lexojm shkrime te ksaj natyre ,qe kan nji vlere te cmuar ne harten e historise pasurive nentokes shqiptare ,qe perben ne vetvehte nji vlere te nji rendesie te vecante per Shqiperine.

    Reply to this comment
  2. Seferi December 19, 19:37

    Ky thote se eshte naftetare dhe shkruan se nafta e pare eshte zbuluar nga Italianet ne vitin 1918 ne Drashovice!? une jam prej atyre aneve dhe nuk kam pare nafte ne Drashovice deri me sot. Nafta eshte zbuluar jo ne Drashovice por ne nje vend tjater ne ate Zone. A ka qene ky naftetari ne ato ane se po te kishte qene nuk duhet te kishte bere kete gabim se te dyja si gjeografia dhe historia vihen ne pozicion e te gabuar e te genjeshter. Keto naftat tona te zbuluara ne zonen e Vlores, Kucoves, Patosit jane bere nga Italianet dhe i ka sherbyer fashizmit Italian ne luften e dyte boterore. Fashizmi Italian solli ketu specialitet ne sherbim te tij e jo te shqiperise , kero zbulime nafte i sherbyen fashizmit dhe ne duhet ti festojme me madheshti ato data zbulimesh e grabitjesh nga pushtuesit e grabitsit tane. Lavdi grabitjes tone te lavdishme nga pushtuesi fashizmi Italian.

    Reply to this comment
    • e di December 20, 12:19

      Seferi…
      kka nji keqkuptim ,ne menyren se si Ti e lexon
      shkrimin mendoj un .
      Mundet te kesh te drejte ne ate se Ku ishin cpimet e para te specialisteve italiane ,(sepse kemi degjuar ne Kucove -kjo eshte lehtesishte e korigjushme nga Historiane) -por duke ju kthyer perse temes se shkrimit ,dua te pohoj se shkrimi ka vlere jo vetem Historike per vendin ,por edhe ne ate te vlerave te vendit ,per brezat e ardhshem e nuk ka rendesi aspak se cilet ishin ata qe e zbuluan Naften ne Token Shqiptare (Fashiste e Benitto Musolinit) dhe kush e zhvilluan me tej ne epoken komuniste Regjimi enVeri-t . Historia e Naftes eshte pjes e Historise jetes shqiptareve e vet Shqiperise dhe shume e rendesishme per te ardhmen e atij vendi ,qe joRastsesishte gjithcka po i lihet mbuluar nga ajo rrjete Mirimange e si gjithcka me vlere kombetare ,ne kto 27-vjet te Apokalips-it Demokratik

      Reply to this comment
  3. Niku December 19, 21:51

    Natyrisht qe eshte e rendesishme qe te shkruhet historiku i naftes shqiptare, por me e rendesishme mua me duket qe ju naftetaret e dikurshem te ngreni zerin tuaj kunder grabitjes qe i behet kesaj pasurie kombetare nga te huajt dhe politikanet tane te korruptuar. Kontratat e koncensioneve jane lidhur ne dem te interesave te shqiptareve dhe ky eshte problemi me i madh.

    Reply to this comment
  4. Seferi December 20, 18:26

    E para vend ndodhja eshte tjeter e jo Drashovice, se ku eshte duhet gjetur. E dyta eshte fashizmi, une nuk dua ti degjoje emerin e jo te festoj pushtimin dhe shfrytezimin e tokes shqiptare. Prandaj e di, ketu ndahemi.

    Reply to this comment
    • halleluja... December 22, 11:01

      Ndoshta ,
      asnji nga ne s’do t’ja degjoje as emrin Fashios ,
      por ktu kemi te bejme me historin ,me fillimet e zbulimet e Naftes Shqiptare ,me nji moment Historik te nji epoke e cila ka vendin e saj ne histori .
      Pastaj ,perse duhet te tregohemi ne ,sot ,kaq dinjitoze ,kur nuk kemi qene asnjiher te afte si popull e komb,te bejme dicka perse mbari per vendin tone ! Ka pushtues ,qe len gjurme ne jeten e nji populli negative -pozitive .Ka nga ata (si turku,qe te mban mbyllur jeten ne burgun e injorances ,qe te shndron ne njeri Primitve dhe helmon gjakun ,te shndron ne nji qenie qe prodhon vetem ligesi rreth teje -ka edhe italiane ,qe nga nji vend primtive tipo arabistan ,te injekton stilin europian te jetes ,te menduarit e ndertuarit .Dhe kto i ka vertetuar Historia e Shqiperise ,me se miri .Faktet flasin vete sot ! – Natyrishte nqs duam ti shikojme .Sepse varet shume gjithmone ne ate , se cfar shikon ,apo do te shikoj njeriu ne cdo ngajrje e zhvillim te shoqerise) pra ,,
      historia qofte e naftes tone ,qofte ajo cilado ne nji periudhe historike ,nuk mundet te mohoet sepse ne ate skene ,ka luajtur si Aktore kryesor i Huaji …eshte absurde nji menyre e tille te menduari.

      Reply to this comment
  5. Euro Maloku December 22, 10:21

    Nje shkrim qe kerkon te vertetat.Ku ka shkuar nafta dhe ku jane dollaret?
    Per kohen e “komunizmit” di te them qe Shqiperia kishte nja dyqind aeroplane…di te them qe nje MiG-19 furnizohej me 3100 litra vajguri te cilesise se larte..di te them qe cdo repart aviacioni zhvillonte te pakten dy dite fluturimi ne jave….Etj qe vertetojne se gjate asaj periudhe nafta eshte djegur ne Shqiperi me krenarine e kesaj toke.
    Ndersa keto tridhjet vjet qe nuk eshte bere asnje shpim prap nafta ka rrjedhur.Apo ku ka rrjedhur edhe do te pikoi.Por kjo nafte demokratike eshte djegur neper Europe e me tutje ne OfShore.Interesant eshte qe ata puset vazhdojne ende “te pikojne” sikur hidrocentralet qe ende nuk po ndalojne…Ne skiperi “kurvat” vijne e shkojne!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*