Shteti fiton betejën me Alimuçën, merr hotel Drinin

March 3, 2016 12:23

Shteti fiton betejën me Alimuçën, merr hotel Drinin

Qeveria ka “fituar” betejat e gjata ligjore me Vehbi Alimuçajn, ish-bosin e firmës piramidale VEFA, për pronësinë e ish-hotel “Drinit” në qendër të Tiranës.

Prona qëndronte prej rreth 20 vitesh gërmadhë, ndërsa ditët e fundit, komisioneri për të drejtën e Informimit ka paraqitur në Agjencinë e Prokurimit Publik një plan për shndërrimin e kësaj godine.

Gazeta “Shqip” ka siguruar disa dokumente, që tregojnë se qeveria do të shpenzojë 1 milion USD, me qëllim rikonstruksionin e këtij objekti, për ta shndërruar në zyra.

Ndërkohë, vitin e kaluar, ish-bosi i firmës piramidale VEFA, i dënuar për mashtrimin e mijëra shqiptarëve, kërkonte nga gjykata pronësinë mbi ish-hotel “Drinin”.

Prona iu bllokua nga shteti pas arrestimit dhe falimentimit të shoqërisë rentiere, ndërsa godina ende është gërmadhë, si pasojë e shumë çështjeve civile në Gjykatën e Tiranës.

March 3, 2016 12:23
Komento

3 Komente

  1. Patriot March 3, 21:17

    Pafytyresia rradhes se gjygjsorit dhe qeverise se mafjes shqiptare ne vite.
    Turpi I rradhes,sihariq,gjykata e superkorruptuar dhe e superkriminalizuar shqiptare mese fundi pas nje maratone disa vjecare dhe nje shkaterrimi total te qellimshem te hotel Drinit nga qeverite e bandave blu-roze,pra Pd-Ps,mashtruesit,grabitesit dhe bashkefajtorit te mbi 3500 te vrareve dhe mijr te gjymtyerve,pasoje e rrevotave te skemave piramidale,i mohohet e drejta e nje prone te grabitur nga firma piramidale Vefa Hollding,kjo nje cudi,jo por nje shperblim per qeverite e superkiminalizuara dhe superkorruptuara te Tiranes zyrtare ne vite.
    Nse do te kishte moral gjyqesori,prokuroria apo paloparlamentaret i thenshin, sot Vehbi Alimuca do te ishte denuar me burgim te perjeteshem,dhe e gjithe pasuria e tije duhej sekuestruar,dhe jo te lejohet te jetoje tek nje vile qe eshte ndertuar me gjakun e mbi 3500 viktimave, pasoje e rrevoltave te skemave mashtruese piramidale me porosi nga lart,nano-berisha,basha,rama,hoxha,alia,mekshi,majko-meta,mediu dhe nje djalle e gjysem.
    Megjithse dita e gjykimit per bandat e superkorruptuara e te superkriminalizuara te politikes,gjygjesorit,prokurorise,apo avokatise po i vjen fundi,dhe ky do te jete nje fund I turpshem dhe pakthim,ato perseri vazhdojne te grabisin e tjetersojne,terrorrizojne shqiptaret.Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi.

    Reply to this comment
  2. legene pusht-tetare March 3, 23:03

    SI KA MUNDESIQE KY OBJEKT PASKA SHKUAR KAQ GJATE NEPER GJYQE..KUR OBJEKTET E TJERA NE PRONESI TE VEFES .. U SHITEN APO U NDAN SI DHURATA BRENDA VITIT…. SE PO TE SHITESHIN DREJT DHE ME ANKANTE TE PASTRA POPULLI I SHKTETE DO KISHTE MARE DICKA NGA PARATE U HUMBURA…ARRITEN TE MERNIN VETEM 5% PERQIND…U VODHEN PER SE DYTI HERE….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*