Shteti Gropë sipas zv.Kryeministrit dhe ish-Ministrit (plus një kokosh)

October 29, 2019 22:13

Shteti Gropë sipas zv.Kryeministrit dhe ish-Ministrit (plus një kokosh)

Zv.Kryeministri Erjon Braçe dhe ish-ministri i financave Arben Malaj kanë reaguar sot lidhur me temën e kopertinës së sotme mbi gjendjen e financave në vend, shkrim me autor gazetarin Klodian Tomorri.

Braçe i quan të gjitha gënjeshtra, madje ka përgënjeshtruar  jo vetëm tekstin por ka replikuar edhe karikaturën e faqes së parë.

Në Dita sot paraqitej një gropë, dhe brenda saj KM Rama duke pikturuar shkallë.

Zoti Braçe ka vendosur në postimin e tij një gropë, por brenda saj një kokosh gjigand.

Teksti i zëvendës KM:

Genjeshtra e Ditës:

Arka bosh, jane ndaluar tenderat e medhenj nga 15 tetori madje dhe ata para 15 tetorit, FZHSH nuk tenderon me, Agjencia e Blerjeve te Perqendruara po ashtu nuk tenderon, koorporatat e energjise gjithashtu! E verteta e thjeshte dhe lehtesisht e verifikueshme:

  1. Nuk ka asnje urdher me shkrim, asnje urdher informal qe ndalon tenderat para e ne daten 15 tetor, pas saj po ashtu!
  2. Ligji, pra ligji Per Menaxhimin e Sistemit Buxhetor ne RSH, neni 51 i tij, kufizon njesite shpenzuese me daten 15 tetor! Ligji nuk eshte fakultativ, ligji eshte detyrim i qarte per kedo! Keshtu ka qene, keshtu eshte, keshtu do te jete!
  3. Ne sistemin elektronik te Agjencise se Prokurimit Publik, verifikohet lehtesisht qe puna vijon si cdo dite. Poooooooo, do ndalohet cdo njesi shpenzuese te prokuroje per investime, mallra e sherbime qe i ka patur te hedhura ne rregjistrin e prokurimeve dhe nuk ka marre asnje mase apo ka deshtuar te prokuroje deri ne 15 tetor! Kjo eshte disipline, keshtu eshte e keshtu do jete!
  4. FZHSH nuk ka bllokuar asnje procedure prokurimi, zero! Madje dhe tre te fundit i ka ne proces vleresimi. Po ashtu dhe Agjencia e Blerjeve te Perqendruara!
  5. Koorporatat e energjise vijojne te prokurorojne sipas nevojave te tyre, natyrisht me kujdesin e shtuar ne kushtet e nje thatesire enorme qe ka nisur ne nentorin e vitit qe shkoi dhe qe ka detyruar sistemin te bleje sasira te medha te energjise elektrike per furnizimin e qytetareve dhe sipermarrjeve; Asnje ore deri tani, energjia nuk ka munguar kund.
  6. Poooooo, kush ka patur ne rregjister prokurimin e blerjes se makinave dhe nuk e perfunduar deri ne 15 tetor, do bllokohet dhe kjo nuk ka lidhje me arken bosh.
  7. Sistemi i Thesarit, vijon te paguaje rregullisht cdo fature, rregjistruar ne sistem 24 ore me pare.
  8. Tatimet, vijojne te rimbursojne Tvsh per sipermarrjet e deri tani kane paguar mbi 4 miliard leke me shume se nje vit me pare.
  9. Poooo, kemi nje problem te qarte me mbledhjen e te ardhurave ne te dyja administratat fiskale. Nuk e ka fshehur kush, edhe si plan i fryre, edhe si evazion, edhe si pune e pamjaftueshme!

Beteje eshte, ate do bejme!

Kokoshi në gropë i postimit të zëvendës KM

Kurse ish-ministri i Financave Arben Malaj shpreh shqetësim të thellë për situatën e borxheve të papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Malaj shkruan se, mospagesat vijojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione, ndërsa thekson se disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që iu kanë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre.

Në kushte të tilla, Malaj thotë se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën.

Postimi i Malaj:

Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se, në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro. Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione.

Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene.

Kjo eshte nje ceshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit. Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore qe ju kane mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore.

Njekohësisht mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen. Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre.

Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese:

(1) Interpelance parlamentare me kryeministrin.

(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.

(3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre;

(4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore;

(5) bllokimi i menjehershem i cdo shpenzimi operative dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura;

(6) Bllokimi i cdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori.

(7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore.

(8) Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore;

(9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateve konkrete.

Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda te mos pagimit te sigurimeve shoqerore.

Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te deficitit te skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur,

(Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)

 

*****

Kopertina e sotme në DITA mund të lexohet duke klikuar KËTU

October 29, 2019 22:13
Komento

13 Komente

  1. Luan October 29, 22:17

    Erjon, po pse genjen, si jeni kaq te pacipe

    Dhënja e punëve publike përmes koncesioneve me PPP, ku për shkak të mungesës të garës dhe transparencës, oligarkët klientë të Ramës morën miliona euro mbi kosto, mashtrimi i Brukselit me tabelat financiare për të ulur borxhin – keto nuk perbejne asnje shqetesim per ty?

    Reply to this comment
  2. . October 29, 22:19

    Nuk i di Braqja cilat jane pezulluar?
    Po ja tia freskojme pak kujtesen

    Sipas të dhënave të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, rezulton se janë pezulluar një sërë tenderash me vlerë të madhe, veçanërisht ato të prokuruara nga FSHZH, agjencia e blerjeve të përqendruara si dhe kompanitë publike të sektorit energjetik.

    Kështu, FSHZH ka pezulluar tenderin për përmirësimin e infrastrukturës në Qerret me vlerë 1 milionë euro dhe atë të ndërtimit të rrugës së re përgjatë lumit Osum në Berat me vlerë 1.3 milionë euro. Të dy këto tendera janë çelur përpara datës 14 tetor, por janë pezulluar.

    Ndërkohë agjencia e blerjeve të përqendruara ka pezulluar thuajse të gjitha tenderat e zhvilluara gjatë muajit tetor, kurse operatori i sistemit të transmetimit pezulloi blerjen e transformatorit të ri për nënstacionin Tirana 2 me fond limit rreth 2.5 milionë euro.

    Ndërsa në listë janë dhe tenderime të tjera të planifikuara për ndërhyrjhe në rrugët dytësore në vend, dhe janë stopuar dhëniet e parave për një afat të pacaktuar për shumë punë të tjera publike.

    Reply to this comment
  3. Eva October 29, 22:20

    E dini cila eshte pika me ndyre e gjithe kesaj?

    Që asnjë prej koncesioneve të dhëna për oligarkët klientë të Ramës nuk janë prekur, duke vijuar me të njejtin intensitet dhënien e parave për ta, sipas parashikimeve në kontratat e tyre miliona euroshe, të nënshkruara me qeverinë shqiptare.

    Ata qe e hane jane prape pensionistet e sotem dhe te neserm sic thote Malaj.

    Pra ata qe nuk kane, mund edhe te ngordhin sipas qeverise se erjoneve “te majte”.

    Kurse ata qe kane miliarda duhet te kene edhe me shume..

    Ju vrafte Zoti

    Reply to this comment
    • mirel October 29, 23:01

      Koncesionet nuk jane prekur, por jane shtuar. Zoti sben dot gje po nuk i hoqem qafe vete

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 October 30, 09:16

      eva ke të drejtë kur ja lë në dorë zotit”Ju vrafte Zoti”,por po si dhe një të shtyrë dhe ti!?
      vështirë se ndodh gjë!!
      në vënd që ti vrasë zoti,të rrjepin ty e mua deri në palcë!!
      këtë po na bëjnë dhe ne me bythën përpjetë a me kokë përpjetë presim nga zoti!!

      Reply to this comment
  4. Fifu October 30, 02:38

    Sa i bezdisur duket Edvini ne foto nga ai plaku qe e ka kapur per qafe

    Reply to this comment
  5. Bregu October 30, 02:38

    Per zotin Brace

    Të paguash Ujin e UKT 100 ALL çdo ditë mua nuk më duket normale.

    Sa lekë është m3, 400 ALL, se nuk po e marr vesh.

    100 ALL uji në ditë, që mblidhemi vetëm në darkë.

    Vjedhin dhe nuk kanë të ngopur disa institucione publike, dhe njeri nuk i kontrollon.

    Palë atë që fusin edhe Taksa të tjera, në të njëjtën faturë.

    Palë andej nga OSHEE, 50 familjarë jemi Ne në një Hyrje, paguajmë nga 800 ALL konsumim të përbashkët energjia, pra Ashensori jonë dhe ato llambat dyshe që të prishin sytë, konsumojnë 40,000 ALL në muaj. . . . .dikush vjedh energji nga energjia e përbashkët se kjo është e pamundur, një ashensor 40,000 ALL në muaj, ose vjedh OSHEE.

    Reply to this comment
  6. Arben October 30, 08:26

    Trroj partia me.shoket edver dhe lalidhjer.

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 October 30, 09:24

    Poooooooooooooooooooooo,braçja ka të drejtë!
    Pooooooooooooooooooooooooooo,fare,fare,si e thotë dhe vetë!
    i madhi braçe që e zbuloi bythën e ti që deri dje e kisht mbështjellë me një perizomë ndershmërie!!
    o braç,o legen mashkull hiperaktiv,ku i ke ato fjalët “kundër”ku e e ke atë shpirtin “kritik” që kishe deri dje!!
    ta blenë kesh apo në natyrë??
    me një fjalë,të dhanë para,prona,si ajo e surrelit,apo thjesht të ngopën me lugë bosh duke të dhënë një karrige në krah të timonierit shtatgjatë e këmbëshkurtër me kurriz të pjerdhur nga pesha që ka shtuar këto kohët e fundit!!
    baraç o braç,pavarsisht se rri i mbyllur në zyrë dhe pa djell je nxirë më shumë se më parë kur bridhje rrugëve si legen!!
    he mor braç mor braç,nuk e ka thënë kot kafsha e viçidollit”pushteti ka prishur burra më të mirë se unë”!!
    nuk është se ti vlen më shumë se ajo kërmë!?thjesht e shkruajta si e ka thënë ai!!

    Reply to this comment
  8. PPP October 30, 10:26

    Pyesni adminiatraten se si po i merr e kur po merr rrogat.. nga muaji ne muaj ka vonese ne dhenien e tyre. Muajin e fundit , ne vend qe te futeshin ne banke ne dt 30 apo 1 te muajit pasardhes, jane marre rrogat ne dt 8 . E di bracja kete ? Dhe arsyen ne mundte?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim