Shteti Islamik shkatërron Nimrudin, qytetin e famshëm 3 mijë vjeçar të asirianëve

March 7, 2015 00:21

Shteti Islamik shkatërron Nimrudin, qytetin e famshëm 3 mijë vjeçar të asirianëve

Shkëlqimit të vjetër të rrënojave të Nimrudit, një nga kryeqytetet e mëdha të civilizimit asirian, i ka ardhur fundi. Barbarët e vetë-vetëquajtur, Shteti Islamik, kanë shkatërruar statujat me makineri të rënda, sipas raportimeve të qeverisë së Irakut.

I ngritur më shumë se 3000 vjet më parë, qyteti i Nimrudit, përmendet me emrin e Kalahut në Dhiatën e Vjetër, vendoset përgjatë lumit Tigër rreth 30 kilometra në juglindje të Mosulit, qyteti i dytë më i rëndësishëm i Irakut, që është në duart e xhihadistëve që nga qershori i vitit të kaluar.

Edhe pse një pjesë e thesarit të tij është transferuar disa vjet më parë në muzeun e Bagdadit, apo jashtë vendit, aty ende ruhen statujat ‘Lammasu’, statuja të stërmëdhaja në formën e demit me kokë njeriu dhe krahë shqiponje që qëndronin roje në portat e qyteteve, apo pallatet e mbretërve të tyre.

Statujat janë një ikonë e qytetërimit asirian që pushtoi veriun e Mesopotamisë së lashtë midis 1813 p.e.s dhe 609 p.e.s. Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve të Irakut, shkatërrimi ndodhi ditën e enjte.

Anëtarët e ISIS përdorën automjete dhe pajisje të rënda për të rrafshuar trashëgiminë e fundit të Nimrudit, kryeqyteti i perandorisë asiriane përgjatë një shekulli. Në deklaratën e saj, qeveria nuk dha detaje mbi katastrofën, por kërkoi një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së “për të mbrojtur trashëgiminë e Irakut ndaj sulmeve të ISIS, të cilët vazhdojnë të sfidojnë vullnetin e botës dhe ndjenjat e njerëzimit”. Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-s, Irina Bokova, e ka përshkruar këtë sulm si një “krim lufte”.

I varrosur nga historia, qyteti arkeologjik ringjalli interesin e udhëtarëve dhe studiuesve perëndimorë në shekullin IXX. Që nga viti 1840 ekspertët gërmuan 360 hektarë të saj, në kërkim të lavdisë së humbur. Zbulimi më i madh, i quajtur “thesari i Nimrudit”, në 1988-ën ishte gjetja e një koleksioni prej 613 bizhushë, ku përfshiheshin ar dhe gurë të çmuar. Në 2001, në prag të bombardimeve amerikane, zyrtarët irakianë e vendosën thesarin në Muzeun e Bankës Qendrore.

Shkatërrimi i Nimrudit vjen vetëm një javë pasi organizata xhihadiste publikoi videon ku shihej që shqyente skulptura asiriane të muzeut të Mosulit dhe disa ekzemplarë të “Lammasu” të rrënojave të Ninivës dhe Hatras, që datojnë në shekullin e VII p.e.s.

Luftëtarët e ISIS ndjekin një interpretim ekstrem të islamit sunit i njohur si salafizëm që e konsideron idhujtari adhurimin e statujave dhe varreve. Por ka diçka më shumë se motive fetare në mënyrën e tyre të të vepruarit.

“Duan të shkatërrojnë simbolet e kulturës së Irakut që nuk përkon me besimet e tyre, por edhe të tregojnë fuqinë e tyre. Ata po thonë: nuk i respektojnë vlerat që keni dhe do t’i shkatërrojmë”, tha Axel Plathel, drejtor i zyrës së UNESCO-s në Irak. Që kur ISIS ka konfiskuar zona të gjera të Irakut verior në qershor të 2014-ës forcat e tij u përqendruan për të zhdukur provat e diversitetit etnik, kulturor dhe fetar. Ata kanë sulmuar pakicat dhe shkatërruar vendet e tyre të adhurimit, duke përfshirë edhe disa tempujt sunitë, që i konsiderojnë heretik.

Qeveria e Irakut ka njoftuar gatishmërinë e saj për të nisur një ofensivë ushtarake për të rimarrë provincën e Ninivës, por tani për tani forcat ushtarake ndodhen pak më në jug në Tikrit. Përveç kësaj, analistët dyshojnë që Iraku të ketë aftësinë politike për një operacion të kësaj shkalle.

March 7, 2015 00:21
Komento

2 Komente

  1. padrino March 7, 10:43

    Kafshë, bestie nuk di çfarë llafi tjetër të përdor

    Reply to this comment
  2. Arben March 7, 14:59

    FATKEQESI BOTERORE.

    KETYRE KRIMINELEVE U DUHET TREGUAR VENDI.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*