“Shteti ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”

July 28, 2018 08:46

“Shteti ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”

Në vitet ’80, në Shqipëri një kompani turistike britanike arriti të kishte lidhur një  marrëveshje me Albturist dhe çdo vit sillte në Shqipëri të paktën 10 grupe turistësh nga Britania e Madhe, pavarësisht Shqipëria komuniste dhe Britania nuk kishin marrëdhënie diplomatike miqësore.

Në vitin 1982, grupit të turistëve britanikë në Shqipëri iu bashkëngjit edhe Philip Ward, një shkrimtar udhëtimesh – shkruan autori i dossierëve ekonomikë Kreshnik Kuçaj në portalin Scan.

Një vit pas pushimeve në Shqipëri, në vitin 1983 Ward do të publikonte në Londër  një libër me 166 faqe që në thelb përbën edhe një nga guidat e para turistike të huaja për Shqipëri që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Koha e kaluar në Shqipëri mund të konsiderohet më shumë si një aventurë sesa si një pushim. Kjo guidë është hartuar nga një britanik që s’ka qëllim as të kritikojë e as të mbështesë” shkruhet në parathënien e botimit të 1983.

Autori, ndër të tjera, e përcakton Shqipërinë si “një shtet ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”.

Ai evidenton se aksidentet rrugore janë virtualisht të panjohura sepse ka aq pak automjete dhe se janë shumë plazhe të bukura që nuk mund të mbipopullohen sepse ka pamjaftueshmëri hotelesh.

“Unë e vizitova Shqipërinë në periudhën maj-qershor 1982 si një anëtar anonim i një turi të zakonshëm dhe nuk m’u dha asnjë privilegj i asnjë lloji dhe të gjitha i pagova vetë pa kërkuar ndere. Grupi ynë vizitoi një fabrikë tekstile, një kopësht fëmijësh, një fermë shtetërore në qendër dhe në jug të vendit dhe një librari publike, shfaqje filmi, takim me një gjyqtar dhe një takim me një poet dhe kryeredaktorin e DRITA-s, gazetës kulturore javore” shkruan Ward.

Ndër të tjera, në botimin e tij Ward vlerëson pozitivisht organizimin, ambientin që ka Shqipëria, mënyrën e mikpritjes, historinë  e megjithatë nuk lë mënjanë disa rezerva por që lidheshin me politikën e kohës.

“Autoritetet shqiptare janë të bindura se çdo grup turistësh fsheh brenda tij një agjent të fshehtë të CIA-s, KGB-së MI5 ose British and Foreign Bible Society.  Kompania “Regent” na kishte paralajmëruar frikën e Shqipërisë. Qytetarët amerikanë nuk lejohet të hyjnë dhe as personat e punësuar si gazetarë. Punonjësja e Albturistit, Flora na mirëpriti dhe na kërkoi që t’i bindeshin dy ndalimeve: Jo fotografim ndërtesave ushtarake, porteve apo bunkerëve dhe asnjërit me uniformë ushtarake. Në fakt, unë isha udhëzuar që të mos i bëja foto askujt pa i marrë më parë leje” shkruan ai.

Kompania britanike që operonte me Shqipërinë në ato vite  ofronte ture duke nisur nga prilli deri në janar. Turi më i shkurtër ishte 10 ditor dhe në vitin 1982 paketa për këtë kohëzgjatje varionte nga 265 deri në 275 paund.

“Dy ture verore bazohen në Durrës dhe kushtojnë 280 paund për 13 ditë dhe 305 paund për 17 ditë. Padyshim më të vlefshme janë dy turet e përgjithshme që zgjasin 2 javë në qershor dhe shtator dhe që kushtojnë 350 paund. Një dhomë teke kushton 2.70 paund për natë përgjatë sezonit dhe 23.50 paund për natë mes 28 korrikut dhe 28 shtatorit” shkruhej në guidë.

Turistët e huaj, në këtë guidë këshilloheshin që të tregonin kujdes me atë që hidhnin në koshin e mbeturinave apo atë që linin pas, për faktin se “pasi ju të lini dhomën e të dilni, një kërkim sistematik  bëhet në dhomën tuaj për t’u siguruar se nuk keni lënë pas asgjë”.

Porositë: Mos lër bakshish në lekë, mos merr libra fetare e shpenzo të gjitha lekët

Autori i këshillon ata që duan të vizitojnë Shqipërinë që të mos marrin me vete ndonjë libër fetar, si bibla apo kurani, që e kanë për përdorim personal pasi vendi është ateist e kjo mund të sjellë jo vetëm konfiskimin e tyre por edhe deportimin e menjëhershëm.

Po ashtu, ai këshillon që të bëhet kujdes me librat e revistat që mund të konsiderohen si ofenduese nga autoritetet shqiptare.

Në listën e gjatë të këshillave, grave e vajzave u këshillohet që të mos marrin minifunde apo fustane “madhështore” pasi mund t’u kërkohet që të ndërrohen, ndërsa burrave e djemve që të mos mbajnë flokë e mjekër të gjatë pasi mund t’u kërkohet të shkojnë te berberi.

“Mos provo të importosh apo eksportosh lekë shqiptare. Çdo para e vogël për këmbim që të ka mbetur mund të shpenzosh në pije, cigare, shkrepësa ose dhurata në Shkodër. Sasi të mëdha lekësh duhet të këmbehen në Tiranë ose Durrës në ditën e fundit para nisjes. Disa dyqane hotelesh pranojnë vetëm lekë dhe disa të tjera valutë të huaj. Aktualisht 1 paund është i barabartë me 12.5 lekë. Me lër bakshish në para. Mund të qerasësh me cigare shoferin ose me ndonjë libër apo çorape korrierin” këshillohet gjithashtu në guidë.

n.s. / dita

July 28, 2018 08:46
Komento

19 Komente

  1. Alb-turizmi July 28, 10:03

    Bukur. Neutral e ka pershkruar.
    Me profesionalizem

    Reply to this comment
  2. Arben July 28, 10:14

    Dhe te gjithe kokpalare,.vendosni koke muhabetit.

    Reply to this comment
  3. hasan hyseni July 28, 10:39

    E vertete, po nuk kuderbonte era e djerses ecje rehat ne rruge ,e kur laheshim ne fund jave pa,njeri me i bukur se tjetri,,nac nac

    Reply to this comment
  4. Albturizmi July 28, 11:47

    Arbyll Po ti nga cfare Zoo vjen more IT
    Se na je bere ai ai apo ajo IT e Stephen King.

    Na Marsh pleshtat se binim ere Bio e thithnim ere mimozaah e lule blini, pinim uje te kthjellet te akullt burimi

    Uuuu Ghost. Te hengert IT ja

    Reply to this comment
  5. Per Ty Shqiperi (kenduar nga Mentor Xhemali) July 28, 11:49

    Arbyth Po ti nga cfare Zoo vjen more alien IT
    Se na je bere si ai apo ajo IT e Stephen King.

    Na Marsh pleshtat se binim ere Bio e thithnim ere mimozaah e lule blini, pinim uje te kthjellet te akullt burimi

    Uuuu Ghost. Te hengert IT ja

    Reply to this comment
  6. MH July 28, 12:18

    Bukur,shume bukur!

    “Shteti ku askush nuk është i papunë dhe askush nuk është i pasur”.
    Te gjithe te barabarte.
    Komentagjite anti monizem te rrijne urte e te mos ndihen para shkrimit te anglezit apo britanikut Ward.

    Reply to this comment
    • Arben July 28, 13:13

      ai englezi ward, te mos kishte folur keshtu, nuk e

      lejonin fare kriminelat ne pushtet te hynte.

      nje gje qe e kemi jetuar mbi kurriz, nuk kemi nevoje

      te vijne englez, e brekgrisur te tjere te vijne e te na e

      tregojne.

      Reply to this comment
  7. ELIOT July 28, 13:36

    EDHE NE SKLAVERI S KISHTE TE PAPUNE … SI KA PARE KY I MBAJI RRALLAT PER VAJGURI …UHQIMET ME RRACION DHE TE FUSNIN NEBUG PER NJE MUZIKE TE HUAJ … SI KA PAR KY TURISTI QE BENIM SIKUR JETONOM SE ISHIN S NE KAFAZE …PO PER BENZAT E ENVERIT ..PER VILAT E ENVERIT SKA FOLUR SI K PARE APO SJA KANE TREGUAR . DHE ASKUSH S ESHTE PA PUN SE DINTE KY SE KAM SHKUAR NJA 50HERE TEK LAGJA PER PUNE .. DHE KOMUNISTAT SPIUNET ISHIN PRIOITET …DO ME THENE SKISHTE BARAZI DHE VETEM PERBUZJE DHE MASAKER PSIKOLLOGJIKE NGA BOLSHEVIKET . ASKUSH NU ESHTE I PASUR ..HA HA HA UNE I PASHE VILAT E ENVERIT NE PAS 90 NE VLORE VILE ME PISHINE SI BORGJEZIA POR KETO GJERA SJA KANE TREGUAR NE POGRADEC VILA ME SKAF MODERN … POR TE PASUR SKA …HA HA HA AKOMA NJE NAIVE DEBILE NGA TRUTE QE PER NJE JAVE ..KA PARE VITET E MIZERJES NE SHQIPERI SI KA PARE KY QE PUNONIN NJE MUAJ PER 15 DOLLARE NE MUAJ ..ME CFARE BLENTE KY NE ANGLI ME RROGEN E NJE PUNETOR NE SHQIPERI ??????? MERCI

    Reply to this comment
  8. c'na gjeti... July 28, 14:41

    s’desha te komentoja, po te le arbeni (qeramahmudini) ? . po mire o arbeni i sauditeve . ti e di se arabet, tani po e lajne bythen me uje, se me perpara s’kishin, mjaftushem as shurre, per te lare syte ? po sheh enderr, se jeton ne europe ti dhe te duket, se keshtu kane qene dhe arabet ?….

    Reply to this comment
  9. info analitike July 28, 15:08

    Shteti ku te gjithe bejne sikur punojne dhe nje pakice denden ne luks e qejf. Ja ky do ishte pershkrimi i nje shqiptari te asaj kohe se turisti i shkrete nuk kishte si ta njihte realitetin e perditshem te shqiptareve.

    Reply to this comment
  10. Konti Sbalta July 28, 15:47

    Mire kur flasin veteranet dhe ju nuk i degjoni dhe nuk i besoni , por sikur te mos mjaftonin keto edhe i sulmoni me fjalor rrugesh , por edhe te huajt qe kane vizituar vendin tone para viteve “90 dhe qe nuk kane asnji intereres,por shkruajne ashtu sic e kane pare ata vete vendin tone e shoqerine Shqiptare, ju as atyre nuk u besoni ,por i anatemoni sepse nuk flasin dhe nuk pershtaten me mendimet tuaja , sipas te cilave per ate kohe duhet folur vetem keq!

    Reply to this comment
  11. fteri July 28, 18:32

    Ai ishte Shtet i vërtet i së drejtës ,jo i borgjezisë kapitaliste të krimit e zhvatjes, të vrasjes ,e degjenerimit ,maskarallëkut e drogës.
    Kurr më populli nuk do ta ketë më këtë atë jetë të qetë e të sigurtë ,pa vrasje,pa punsi.pa degjenerim ,pa vjedhje .

    Reply to this comment
  12. lazar July 28, 21:03

    zoti Adrian largojini ju lutem keta derdimen nga paneli se me marezite dhe injorancen e tyre ulin edhe nivelin e portalit.Respekte

    Reply to this comment
  13. intelektuali July 29, 10:49

    EDHE NE “GULAGUN” E STALINIT DHE “AUSCHWITZIN” E HITLERIT TE GJITHE MJERANET ISHIN TE BARABARTE

    Me perjashtim te gardianeve te besimit, te gjithe xhelateve komuniste apo fashiste (nje MUT nga origjina ideollogjike) qe i kishin rrethuar Kampet e Perqendrimit me tela me gjemba dhe kushdo qe guxonte te arratisej e vrisnin pa meshire.

    Keshtu ishte BLLOKU i Enverit per Byrone Politike qe ruhej nga Garda dhe Sigurimi me qen kufiri dhe kallash te varur ne qafen e fanatikut besnik, kallashe te mbushur plot e perplot me fisheke vrastare per cdokush qe guxonte te kalonte vijen e kuqe te demarkacionit bolshevik?

    PER CFARE BARAZIE FLET ATEHERE KY ANGLEZ DALLKAUK?

    sepse:

    Eksodi i 1991 e tregoi fare qarte se sa e vleresonin shqyptaret “barazine enveriste ne mjerimin dhe varferine e perbashket”

    Reply to this comment
  14. Plaku bytho xhuxhumaku July 29, 22:00

    Miran mjeran intelektuali Po na cave menderen me filozofira e konstatime idiotesh

    Hajt te fala hoi tajwonit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*