Shteti në skaner/ Verifikohen 3 mijë funksionarë për pastrim parash

March 27, 2018 08:53

Shteti në skaner/ Verifikohen 3 mijë funksionarë për pastrim parash

Në fshehtësi të plotë dhe falë koordinimit të një numri të gjerë institucionesh, është realizuar operacioni më masiv, për gjurmimin dhe identifikimin e pasurive të paligjshme, të zyrtarëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Organet ligjzbatuese shqiptare, në bashkëpunim me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, kanë mundësuar vitin e kaluar verifikimin e pasurive të paluajtshme dhe parave të pista të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, ambasadorëve dhe drejtorëve shqiptarë, të fshehura brenda dhe jashtë vendit. 13 personazhe me influencë më madhe në Shqipëri kanë rënë në rrjetën e këtij operacioni gjatë vitit 2017, ndërsa në total janë sekuestruar 9 milionë euro si para të pista.

Verifikimi është konfirmuar dje nga kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, për veprimtarinë e këtij institucioni për vitin 2017. Vetëm brenda një muaji, Drejtoria e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave i ka kthyer përgjigje Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për 3 mijë persona të verifikuar, ku përfshihen jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë.

Gjithashtu, në raportin e prezantuar dje në Komisionin e Sigurisë thuhet se, DPPPP, që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ka bashkëpunuar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, organin e nivelit bazë të Vetingut, për verifikimi pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, brenda dhe jashtë vendit, pasuri të cilat mund të jenë produkt i parave të pista.

Këto verifikime masive, janë bërë për llogari të ILDKPKI dhe procesit të Vetingut. Për evidentimin e pasurive të krijuara më para të pista, DPPPP ka bashkëpunuar edhe me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Tiranë, të cilët asistojnë shqiptarët në zbatimin e ligjit të Vetingut, shkruan shqiptarja.com.

Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, DPPPP, gjatë vitit 2017, ka krye verifikime në bazë të të dhënave dhe ke kthyer përgjigje për 3 mijë persona për ILDKPKI, proces ky voluminoz për institucionin, duke marrë në konsideratë se i njëjti numër personazh verifikohet përafërsisht ne bazën vjetore për llogari të policisë dhe prokurorisë. Bashkëpunimi më ILDKPKI, jo vetëm në kuadër të këtij procesi, por edhe më gjerë është në nivele shumë të mira. Në vijim, që nga muaji nëntor 2017, kemi bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të kthimit të përgjigjeve të dhëna që DPPPP disponon, apo që mund të sigurohen nga homologët jashtë vendit, në respekt të dispozitave përkatëse të bashkëpunimit ndërkombëtar. Bashkëpunimi me ekspertët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit gjithashtu ka qenë konstant dhe konstruktiv”, thuhet në raport.

o.j/dita

March 27, 2018 08:53
Komento

5 Komente

  1. Mark .U.K March 27, 09:27

    A je i sigurt se jan fiks tremij more gazetaruc.

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 27, 09:29

    VERIFIKIMET E EDVINIT SI VERIFIKIMET E ENVERIT VETEM PER ARMIQTE E KLLASES

    sepse:

    Pyetja elementare qe lind nga keto verifikime famoze te Rilindjes Enveriste eshte:

    Po Deputeti i Edvinit, “Zoetria një milionë euro”, Alket Hyseni, me shume apartamente, toka dhe llogari bankare ne Shqypni dhe akoma me shume ne dhe te huaj?

    Qe në vitin 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave – DPPP ku qëndron deri sa në mars të vitit 2017 Kryeministri e merr si Keshilltarin dhe Ndihmësin e tij me te afert?

    njashtu:

    Sic e kishte Sajme Qorrin me Habilajt dhe Balilajt e droges.

    prandaj:

    KJO HISTORI VERIFIKIMESH ME RILINDJEN DUKET SIKUR T’I VRESH MELCITE UJKUT NE QAFE

    Reply to this comment
  3. intelektuali March 27, 09:30

    VERIFIKIMET E EDVINIT SI VERIFIKIMET E ENVERIT VETEM PER ARMIQTE E KLLASES

    sepse:

    Pyetja elementare qe lind nga keto verifikime famoze te Rilindjes Enveriste eshte:

    Po Deputeti i Edvinit, “Zoteria një milionë euro”, Alket Hyseni, me shume apartamente, toka dhe llogari bankare ne Shqypni dhe akoma me shume ne dhe te huaj?

    Qe në vitin 2016 bëhet drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave – DPPP ku qëndron deri sa në mars të vitit 2017 Kryeministri e merr si Keshilltarin dhe Ndihmësin e tij me te afert?

    njashtu:

    Sic e kishte Sajme Qorrin me Habilajt dhe Balilajt e droges.

    prandaj:

    KJO HISTORI VERIFIKIMESH ME RILINDJEN DUKET SIKUR T’I VRESH MELCITE UJKUT NE QAFE

    Reply to this comment
  4. Pensionisti March 27, 14:24

    Nuk e di ne se ne kete shifren prej 3ooo “zyrtaresh” jane perfshire qeveritaret qendrore e vendore nga viti “90 e deri me 2018 apo jane marre me “zgjedhje”Ne listat e verifikimeve duhet te perfshihen nga Fatos Nano e Lufter Xhuveli Tek Sali Berisha e Aleksander Meksi , Agron Musaraj e Azem Hajdari e kompani qei hapen rruge trafikut te emigracionit e prostitucionit deri trafiku i armeve dhe ai i droges.Keta kane qene zanafilla e tere te keqijave qe pllakosi vendin , nga e cila nuk po clirohemi dot edhe sot!

    Reply to this comment
  5. Pensionisti March 27, 14:30

    Nuk e di ne se ne kete shifren prej 3ooo “zyrtaresh” jane perfshire qeveritaret qendrore e vendore nga viti “90 e deri me 2018 apo jane marre me “zgjedhje”Ne listat e verifikimeve duhet te perfshihen nga Fatos Nano e Lufter Xhuveli Tek Sali Berisha e Aleksander Meksi , Agron Musaraj e Azem Hajdari e kompani, qe i hapen rruge trafikut te emigracionit e prostitucionit deri trafiku i armeve dhe ai i droges.Keta kane qene zanafilla e tere te keqijave qe pllakosi vendin , nga e cila nuk po clirohemi dot edhe sot!.Kjo behet me e lexushme nga shifra prej 9ml.euro qe qenkan zbuluar ; kjo nente duhet te kishte te pakten nja tre xero mbrapa qe te ishte bindese per numrin e atyre qe jane kontrolluar ne te vertete!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*