“Shteti po mbështet vrasësit e familjes time”

Redaksia Online December 28, 2012 10:42

“Shteti po mbështet vrasësit e familjes time”

Leli Shkreta, i cili i mbijetoi sulmit të gjakësit, thotë se asnjë nga institucionet e shtetit nuk e dëgjon, madje ai ka dyshime se pikërisht prokuroria dhe policia po mbështesin Jetmir Llanin, i cili i vrau të vëllanë pak kohë më parë. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Shkreta thotë se ka emra për të denoncuar, por s`ka vend ku t`i denoncojë. Shpreson ta dëgjojë kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi thotë: “Berisha nuk m’u përgjigj..!”.

“Askush s`mund të lajë duart me gjakun e familje sime. Hallin tim, nëse nuk ma zgjidhin drejtuesit e këtij shteti, do e zgjidh unë. Më vjen keq, se mbase mund ta zgjidh me njerëz të pafajshëm, por s`mund ta mbaj të gjithin për vete. Sot halli im është më i madh, se sa vrasja e dy njerëzve të familjes sime. Më i madh se mbajtja në qeli e tre të tjerëve, e zhdukjes pa gjurmë të të gjithë familjes sime. Halli im ka të bëjë me institucione të korruptuara, që ndyjnë duart në gjak dhe jetojnë me gjakun e familjes sime. Nuk mund ta duroj. Do të jetoj dhe do të vdes pikërisht që kjo mos të ndodhë”, thotë Shkreta.

 

Historia e gjakmarrjes

Gjithçka nisi në qershor, kur në një pritë në Fushë-Mamurras u vra 9-vjeçari Endrit Llani dhe u plagos xhaxhai i tij. Dy familjet Shkreta dhe Llani do të hynin në një spirale vrasjesh që vazhduan në muajt në vijim. Në gusht, babai i fëmijës nëntëvjeçar, Jetmir Llani, ekzekuton në Tiranë babanë e vëllezërve Shkreta, Mark Shkreta.  Katër muaj më vonë, familja Llani vret Gentian Shkretën dhe plagos Leli Shkretën, i cili mbijetoi.

 

 

Redaksia Online December 28, 2012 10:42
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*