Shteti shqiptar i ka borxh Zagories mbi 1 miliard euro

August 10, 2018 13:29

Shteti shqiptar i ka borxh Zagories mbi 1 miliard euro

Mitro Saqellari

“Duhet të  kontraktojmë një studio ligjore ku të kërkojmë dhe të mbrojmë të drejtën tonë mbi dëmshpërblimin e dëmëve të luftës që shteti komunist ja ka fshehur Zagories si dhe shkatërrimin e mbi 100 kishave në Zagorie”.

ZAGORIA një krahine me kontribute të larta në formimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar e harruar, e braktisur, madje dhe e tradhëtuar  nga ky i fundit në Luftën e Dytë Botërore, vuan sot pasojat e sistemit totalitar si as edhe një vend tjetër në Shqipëri por edhe më gjerë.

ZAGORIA në Luftën e Dytë Botërore u kthye një bazë e fuqishme e UNÇ, si në furnizimin e frontit me vullnetarë, por e tërë Zagoria u kthye një prapavijë e fuqishme, jo vetëm në funksion të dy brigadave partizane, përkatësisht ajo e 8 dhe e 14 që u krijuan në fshatin Sheper të Zagories, ose e thënë ndryshe në vendin e A.Z. Çajupit , Ilia  Dilo Sheperit, Aristidh Ruçit, Kiço Ngjeles, Pano Xhamballos, Lipe Nashit, por një prapavijë e fuqishme për lëvizjen N.Çlirimtare.

Zagoria u tradhëtua

Me krijimin e dy brigadave sulmuese, me kontributin në veshje, ushqime, si dhe me spitalin e ngritur në fshatin VITHUQ, një fshat i vogël në mes të Zagories, i mbështetur në krahë të malit  të Dhembelit ose shumë pranë lumit që përshkon dhe ndan në mes Zagorien, ishte një pikë strategjike për rifreskim forcash dhe riaftësim të partizanëve të plagosur apo të atyre që humbisnin aftësitë shëndetësore nga faktorë të ndryshëm.

Kjo dhe dislokimi i 1000 forcave partizane të zgjedhura (nga batalione të ndryshme) që qëndronin në fushën e fshatit Sheper për më tepër se gjashtë muaj, të cilët ishin në gadishmëri për të penguar ndonjë ofensive të forcave gjermane në qytetin e Përmetit, vend i zgjedhur për të zhvilluar Kongresin e 24 Majit 1944 , ra në sy të komandës gjermane, pas sinjalizimit të njerëzëve të pakënaqur nga sistemi  i ri komunist që po instalohej në Shqipëri.

Operacionet gjermane

E ruajtur në kujtimet e oficerit britanik, Majorit Bill Tilman, i cili qëndroi pranë shtabit të zonës operative Vlorë-Gjirokastër për një vit, si dhe nga deponimet e gjeneralit gjerman Lanz ( i kapur dhe i dënuar ) por dhe nga dokumentet e njohura të arshivit ushtarak shqiptar, Zagoria ishte një bazë e fuqishme dhe në të dy operacionet që ndërmori ushtria gjermane, në atë të dimrit 1943,  si dhe në atë të 3 Qershorit 1944 , Zagoria u dogj plotësisht dhe u la vetëm pa u bërë as edhe një rezistencë. Në një vend që nuk instaloheshin dot mjetet e rënda. Pra këto forca si duket qëllim kishin të ruanin vetëm Enver Hoxhën dhe jo popullin që i mbante me bukë .Sipas dokumenteve në Muzeun e Nivanit, në Zagorie u dogjën 1200 shtëpi, kisha e Shën Gjergjit në Sheper, mijëra bagëti, lopë dhe  kafshë shtëpiake. Sipas ligjit mbi dëmshpërblimet e luftës shteti shqiptar nuk e përmbushi as edhe një herë këtë detyrim, por u mjaftua vetëm me 2-3 banesa të ndërtuara në mënyre selektive, nëpër fshatra, në vitet 1958-1960.

Zagoria në vitin 1943

ZAGORIA  në vitin 1943 ishte e vetmja krahinë në Shqipëri që gëzonte një autoritet dhe një kulturë të lartë. Zotëronte shkolla të hapura që në vitet 1917. Në Zagorie nuk kishte analfabetë. Burrat kryesisht dinin të paktën një gjuhë të huaj. Në çdo fshat gjeje burra që flisnin pastë anglisht, frëngjisht, turqisht, greqisht, italisht si edhe rumanisht. Shtëpitë ishin pothuaj të gjitha me dy kate. Në çdo fshat kishe shtëpi me tre kate. Vlera e një shtëpie të thjeshtë në Zagorie ishte e barabartë nga vlera me një shtëpi në Vlorë ose Tiranë. Po kështu edhe toka. Sa shitej një dynym tokë brenda në Vlore dhe në Tiranë shitej edhe në Zagorie. Portat me qemere dhe gurë të gdhendur i bënin karshillëk njëra-tjetrës. Kultura, njerzillëku, fisnikëria, dashuria për njeriun e thjeshtë, ishin në nivelin më të lartë njerëzor. Qyteti i Korçës ja kalonte Zagories vetëm nga serenata. Në Zagorie kishte “qindra” banka, por as edhe njëra nuk kishte kamatë, në rast se i qëndrojë korrektësise të lidhur me një të tretë. (Banoret e Zagories merrnin hua tek njëri-tjetri pa interes në raste të veçanta kur niseshin për emigracion në Amerike dhe vlera e rrugës ishte e barabarte me gjashtë muaj punë, atëherë i drejtoheshin njëri-tjetrit ose atij që ishte në gjendje, kishte raste edhe kishës që merrte përsipër shpenzimet e udhëtimit).

Zagoria treva e vendeve të shenjta

ZAGORIA një luginë me një shtrirje gjeografike, afërsisht me gjatësi 20 km dhe gjerësi 9 km, përbën rast unikal në botë  për shtrirjen e kulteve fetare. Një pasuri përrallore që formonte identitetin e saj u zhduk në pak vite. Numri i kishave në këtë vend shkon mbi 100. Të tëra u shkatërruan! Kisha e Shën Mëhillit në Doshnice u prish deri në themele. Pak Kisha e patën fatin që mos të prisheshin. Vetëm u ruajtën ato që ishin në mes të fshatrave, të cilat mund të shërbenin për magazina,  stalla për lopë, apo nga frika dhe besimi i trashëguar. Në Sheper, në Nivan, Xhej, Lliarë u ruajt nga një kishë, në Hoshteve u ruajtën dy. Të gjitha veprat e artit grumbulloheshin nga mësuesit dhe nxënësit, diku digjeshin diku futeshin nëpër stalla lopësh. Një pjesë merreshin nga muzeumet. Sot ato i kemi të rrënuara  dhe megjithatë besimtaret kur shkojnë afer tyre falen dhe ndezin qirinj.

Shën Pjetri Hoshtevës

Monument kulture i kategorisë së parë. Shteti komunist mbasi u “dend”, u përmend.  Në vitin 1977 e merr në mbrojtje. Qindra vepra arti të shkatërruara dhe të vjedhura nga shtetarët.  Ikona të viteve 1200 digjeshin në mes të sheshit. Në librin e Profesor Theofan Popes gjejmë këtë mbishkrim: U pikturua ky Tempull, hyjnor dhe i hirshëm i Apostujve të shenjtë, të lavdëruar Pjetri & Pavli , në kohën  e peshkopatit të gjithëhirshmit zotit Nikodhim, epitrop i peshkopit prift Saqellar Qirku … U pikturua me dorën e vëllezerve Ziku, Janit, Nikollës, Mattheu dhe Kostandini 1843 dhjetor 20. Mbishkrim i ruajtur në krahun Verior të Kishës. Për herë të parë Ministria e Kulturës akordon një fond prej 190 000 lekë për restaurimin e saj. Deri tani firma fituese nuk i është përmbajtur rregullave në kryerjen e punimeve. Mungon tabela e informimit  publik, e cila lë vend për shkelje dhe abuzim.

KISHAT E HOSHTEVËS

Shën Pjetri & Shën Pavllo ( Në qendër )

Shën  Kolli                           (  Në qendër )

Shën Sotiri ( Në hyrje të fshatit, lindje)

Shën Mërtiri ( 300m më në lindje të Shen Sotirit. Meshohej në 6 Gusht).

Shën Meri Plesha ( Jug-lindje meshohej 15 Gusht)

Shën   Varvara  ( poshtë fshatit )

Shën e Premte                  (Në Lenda )

Shën Sava & Shën Varvara, në Lenda .

Shën Vlashi ( në krye të fshatit)

Shën Meri Shollo (Veri – Perëndim)

Shën Todhri (Në mal të Dhembelit. Meshohej në 29 Maj. Banoret luteshin për prodhimet blegtorale kryesisht).

Shën Meri Vadhza (Perëndim, kufi me Doshnicën

Shën   Koll Vadhëza (Afër me Shën Mëri Vadhëza)

Shën Mitri (në perëndim të fshatit)

Shën Thanasi Pleshës ( poshtë Pleshës)

Shën  Thanasi  Lumrave

Shën Kolli Plagzave.

Shën  Kolli Mullirit

Shën  Ndëlliu (pranë Shën Sotirit)

Shën Gjergji pranë kishës së Shën Kollit)

Shën Mitri (në Dermaz)

 

DOSHNICË

Shën e Premte në Terthore.

Kisha e   Matojthit  në rrëzë

Shën      Gjergji       në rrëzë

4Shën   Ndelliu      në Vrezë

Shen Mitri në  Senovë

Shën Dhosi në  Senovë

Shën Tganasi në  Qytezë

Shën Kolli në   Senovë

Shën Mëhilli në mes të fshatit.

 

KISHAT NË ZHEJ

 

Shën Ilia, në malin e Srakavecit. Meshohej në 20 Korrik. Banorët luteshin për të sjellë shiun

Manastiri i Shën Mërisë në Dolan. Vizitohej në datën 2 Shkurt

Shën     Gjergji     në Shpath

Shën Maria në Shpath

Shën    Maria      në Shpath

Shën    Thanasi  në Verri

Shën    Todhri

Shën  e  Diela

Shën     Sotiri , tek bregu i Shën Mërtirit

Shën e Premte, në Çajup

Shën  Kolli , në qendër të fshatit.

 

LlIARE

Shën     Ndriadha   në   fshat

Shën     Kolli           në  fshat

Shën     Mitri          mbi Lliare

Shën Harallami afër Dadajve

Shën Kozmai , midis Lliarit dhe Zheit.

Shën  e Diela, midis Lliarit dhe Lumrave

Shën    Thanasi     në Verri.

Shën Thanasi në afërsi të Reperditorit .

Kisha e Mortajës, poshtë Reperditorit ( Emërtim i marre në  1914 , si rezultat i sëmundjes vdekjeprurëse).

 

VITHUQ

Shën  Mëria ,  tek rrapi në qendër

Shën  Kolli      tek varrezat e fshatit

Shën  Thanasi, tek lisat e kroit dardhë

Shën  e  Diela, nën Nikaj

 

TOPOVE

Shën   Gjergji tek  kroi madh

Shën   Mërtiri  në mes të fshatit.

Shën   Kolli      në mes të fshatit

Shën   Mërtiri  në  Veri të fshatit

Shën   Mitri     në Dermaz

Shën   Ndelliu në Veri – Perëndim të fshatit

 

NDERAN

Shën Kolli në qendër ( e restauruar )

Shën Mëhilli  në hyrje  të fshatit

Shën e Premte , midis Milarisë dhe fshatit.

SHEPER

Shën  e Premte në mes të fshatit.

Shën    Gjergji tek varrezat ( e hodhi Gjermani në ere në vitin 1944 , u gjet i fshehur municion)

Shën   Mitri  në vendin e quajtur Shenmitra

Shën   Mëria  në vendin e quajtur Shën Mëria.

Shën    Sotiri

Shën   Thanasi

Shën    Vlashi

Shën    Kolli

Shën    Ndelliu, në vendin e quajtur Shën Ndelli  (sipas banorëve)

 

NIVAN

Shën    Mëria në mes të fshatit

Shën    Ndelliu  tek  Gurra.

Shën    Ndriadha , nën Palaj

Shën    Elena  Kostandin  nën shtëpinë e Puqajve

Shën     Thanasi tek  Kabina

Shën     Mitri , në krah të rrugës kur shkon tek Manastiri i Nivanit

Shën    Mëhilli & Shën e Premte , tek vendi i quajtur Manastiri i Nivanit

Shën    Sotiri në Lukaj , së bashku me Shën Mëhillin.

 

KONCKA

Shën     Mëria , tek varrezat e fshatit

Shën     Gjergji

Shën     Harallami tek gurra  (u prish me traktor )

Shën     Ndelliu tek  Gurra

Shën     Mërtiri

Shën  e Diela , mbi Katomeni

Shën     Todhri,   midis Vithuqit dhe Konckes

Shën     Kolli ( në Bucaj )

Shën     Kolli ( në Deçkaj ).

 

 

August 10, 2018 13:29
Komento

7 Komente

  1. Ka shume te drejte ... August 10, 14:41

    Me ne fund po ngjallen shpresat e shqiptareve
    dhe shprehen e kerkojn te Drejtat e tyre te pamohushme .

    Duket sikur po troket Demokracia edhe ne Shqiperin tone !

    Sikur ti kishin ngelur dot aq pare Shtetit Shqiptare
    nga pushtimi i bandave te saliqenve e metakusareve
    mesiguri sot ,do kishim dicka te bukur ne Zagori

    Reply to this comment
  2. petriti August 10, 15:20

    Tani pas 75 vitesh u kujtua ky saqellari ti kerkoje shtetit shqiptar demshperblim, e nga kush nga shqiptaret sepse i paskan prishur kishat zagories. Po a jeni ne terezi more zoterinj. E gjithe shqiperia luftoi per liri dhe clirim kombetar e jo vetem zagoria (ne mos me pak se te gjithe) e cfare mund te thone peza, tirana, e shume fshatra e qytete te tjere te vendit. A mos kujton zoti saqellari se shteti do ti japi ndonje pare se eshte bere keq, apo ky saqellari do te nxjerre zagorine sikur kjo krahine e ka bere luften.

    Reply to this comment
  3. Dashamiresi D August 10, 15:21

    Zoti Mitro Saqellari pershendetie per studimin,po per te ndertuar nonje shtepi se pari per ata Zagoriotet e gjore-Histori lene,.. a mendohet?!
    Shtepite me banoret e tyre, i bejne KISHAT…Ato se pari duhet rigjenerohen, si ishin dikur….
    Dashamiresi.D.

    Reply to this comment
  4. Dodona mbi Tomorr August 10, 18:08

    Ne vitet ’90 u shkaterruan :Kombinati i tekstileve ne Tirane ku punonin dhjete mij puntore , kombinati i tekstileve ne Berat ku punonin dymbedhjet mij puntore,kombinati i trikotazhit ne korce e tisazhi ne skoder , Kombinati i autotraktoreve ne Tirane e fabrika e telave ne Shkoder si edhe qindra te tjera ne qytete te tjera te Shqiperise ; Apo ju M. Saqellari per keto “cudira “nuk kini degjuar se per te pare nuk i paskeni pare?!

    Reply to this comment
  5. demo August 10, 22:52

    Shko merrja Nexhmies 1 miljard euro,,se ajo i prishi
    Ne terren per prishjen e kishave,xhamive dhe teqeve,kane punuar me kazem dhe varre ne dore:Sali Berisha,Mehmet Elezi,Tritan Shehu,Moikom Zeqo e sa e sa rini heroike,bijt e partise,llumi proletariatit.

    Reply to this comment
  6. Po , Po August 11, 18:50

    Mjaft me idjotesira , se po beheni klloune cirku ! Sot , besimtaret e vertete fetare , jane aq te pakte , sa qe mund te thuash me gojen plote , qe nje faltore (e cfardo besimi) , iu perket 3-4 besimtareve ! Me shume do te ngrini kisha e xhamija , ne kete vend , ku rilindasit tane te pa vdekshem na i lane amanet , qe ” …Feja e shqiptarit asht shqiptaria ” ! Mjaft u fshehet mbrapa slloganeve demokratike dhe “drejtave te n jeriut” , se kini rrembyer aq shume te drejta , sa qe kriminelet e vertete levizin lirshem ne gjithe vendin , bile kane zaptuar insitucionet me te larta jetike per kete popull dhe nuk shqiten , jo me veting , por as me revolucion !
    Artikuj te tille , vecse tensionojne e acarojne nervat e mases se gjere te qytetareve shqiptare , qe kane shume e shume me teper probleme jetike !

    Reply to this comment
  7. Dhimbia e madhe popull. August 13, 18:59

    Me te lumte shqiptari vertete Po!PO!
    -“Feja e shqiptarit eshte shqiptaria “!

    Dhimbia e madhe popull !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*