“Shtetrrethim” deri në 18 prill, Italia jep 4.7 miliardë euro për Komunat dhe të varfërit

March 28, 2020 23:00

“Shtetrrethim” deri në 18 prill, Italia jep 4.7 miliardë euro për Komunat dhe të varfërit

Masat drastike dhe kufizimet për qytetarët dhe një pjesë të bizneseve në Itali janë shtyre të paktën deri në 18 prill.

Ky është vendimi i ri i qeverisë italiane, e cila “shtetrrethimin” e ka shtyrë nga 3 prill për në 18 prill, pra me 15 ditë më shumë.

Vendim i detyruar, e ka shpjeguar kryeministri Conte për shkak të situatës që vazhdon të jetë e rëndë, sidomos në Lombardi.

Bashkë me këtë vendim, Conte bëri publike edhe paketën financiare që do ti vijë në ndihmë Komunave dhe qytetarëve në nevojë të cilët po hasin vështirësi në blerjen e ushqimeve bazë.

Shteti është këtu dhe në funksion të nevojave të italianeve. E dimë që ka shumë njerëz që vuajnë në këtë situatë dhe kanë vështirësi të blejnë edhe gjërat bazike ditore. Për këtë arsye firmosa dekretin e ri për t’i xhiruar një fond prej 4,.3 miliardë eurosh të gjitha Komunave për të përballuar këtë emergjencë. Ndërkohe që 400 milionë euro do të shkojnë për Mbrojtjen Civile në mënyrë që ti sigurohen nevojat bazike të gjitha familjeve në vështirësi ekonomike.”,  u shpreh kryeministri Conte.

 

e.k. / dita

March 28, 2020 23:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim