Shtirej si fallxhore dhe u vidhte bizhuteritë, arrestohet 41 vjeçarja

December 11, 2017 18:04

Shtirej si fallxhore dhe u vidhte bizhuteritë, arrestohet 41 vjeçarja

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçare nga Fushë-Kruja e cila sipas policisë, shtirej si allxhore dhe vidhte njerëzit.

Burime nga Policia thanë se shtetasja rome, me iniciale L.G., është arrestuar të premten rreth orës 20:00 nga shërbimet e Komisariatit nr.3, pas kallëzimit që kishte bërë një vajzë 23-vjeçare.

Të njëjtat burime thanë se përveç vajzës që denoncoi ngjarjen dy javë më parë, edhe një burrë në Yzberisht kishte pasur të njëjtin problem me fallxhoren nga Fushë–Kruja.

Duke u parë filxhanin e kafesë në shtëpitë e tyre, e dyshuara i ka mashtruar dy të dëmtuarit, duke u marrë varëset, unazat dhe byzylykët e floririt.

December 11, 2017 18:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim