Shtohen 56 barna të reja në listën e barnave të rimbursueshme

March 12, 2014 15:15

Shtohen 56 barna të reja në listën e barnave të rimbursueshme

Listës së barnave të rimbursueshme për këtë vit i shtohen 56 barna të reja. Qeveria ka miratuar listën e re të barnave të rimbursueshme, të plotësuar me një numër më të madh barnash. Ministri Beqaj tha sot se në fokus ka qenë miratimi i një liste me barna cilësore.

“Me listën e miratuar sot, janë 56 barna që përfshihen për herë të parë. Ka risi në listën e re. Vlen për t’u theksuar cilësia. Do të përfitojnë rreth 600 të sëmurë nga barnat për kurimin e tumoreve dhe kancerit. Në skemë janë përfshirë barna për sëmundjet e diabetit, kardiovaskulare. Për herë të parë përfshihen barna që përdoren për të kuruar varësinë nga alkooli, një problem social. Në procesin e hartimit të listës është marrë parasysh nevoja e popullatës, dhe ka qenë në fokus cilësia e barnave. Janë marrë në konsideratë padyshim, edhe kërkesat e qendrave spitalore”, tha ministri Beqaj.
Ministri i Shëndetësisë shtoi se nga 1 prilli nuk do të aplikohet TVSH 10% mbi barnat.

“Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar projektligjin për barnat. Ngritja e Agjencisë Kombëtare të Barnave, do të rritë sigurinë. Nga 1 prilli nuk do ketë më taksë, TVSH, për barnat, do të jetë të përjashtuara nga kjo taksë. Me fondet e parashikuara në buxhetin e 2014 do të kemi më shumë barna që rimbursohen, dhe më shumë barna në spitale”, u shpreh ministri Beqaj.

Lista e barnave të rimbursueshme pritet të hyjë në fuqi me 1 prill 2014 dhe përherë të parë mbulohet financiarisht nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Fondi i listës së barnave është rreth 8.4 miliard lekë të reja.

March 12, 2014 15:15
Komento

10 Komente

  1. sale March 12, 15:16

    Une s’e besoj se eshte lene te zbatohet me 1 prill.Duhet te jete genjeshter.

    Reply to this comment
  2. Eli March 12, 16:12

    Ilir Muta…Petrit Vasili…Ilir Beqja…me pelqejne jane fytyrat me te kompletuara si hajdut te betuar, ndaj kane dhe pozicione te atilla ku i ngrisin e i ulin cmimet si te duan.

    Reply to this comment
  3. ueda March 12, 16:40

    56 barna nuk jane pak, dhe ne ditet e sotshme kjo gje eshte ne ndihme te asaj shtrese te pupullit, qe “u intereson” . Ndaj ne BRAVO qeverise per cdo gje drejt permiresimit . Le te mos perfshihemi politikisht dhe thjesht te verejme qe “Disa gjera, nuk jane me aq keq sa c`ishin , ose te pakten po permiresohen”

    Reply to this comment
  4. Horri i Bulevardit March 12, 19:34

    Qeveria po ben fakt, premtimet e marra para elektoratit.
    Panvaresisht se PD-ja e pederave, filloi te kerkonte llogar qysh ne korrikun e vitit 2013, kur akoma rrinte dhe bente pazare Sali Berisha ne kolltukun e kryeministrit te rrezuar, perseri plehrat gerthisnin se Edi Rama spo mban premtimet.
    Plehra te PD-se, Edi Rama si kryeminister, do te beje me punen e tij, qe pederat te shnderrohen ne shoqate vucidolase.

    Reply to this comment
  5. ili March 12, 22:05

    ah ky 1 prilli qe nuk po i ndahet rilindesve.

    Reply to this comment
  6. Ilir March 13, 08:25

    PIRDHNI O NJEREZ, PIRDHNI.

    BARNAT QE JANE SHTUAR JANE TE TILLA, SA ME MIRE TE HASH DHE NGA TOKA SESA ATO QE JEP QEVERRIA.. JANE BARNA TE CILESISE SE TILLE, QE ME SHUME TE SEMURIN SE SA TE SHEROJNE.

    E ATO QE U HOQEN ISHIN PAKEZ ME TE MIRA.

    PSE NUK THOTE MINISTRI A U RRIT APO U UL FONDI I KOMPENSIMIT TE BARNAVE.

    E PRA KY FOND PER KETE VIT ESHTE ULUR.

    O NJEREZ, FALAS PLENCI ESHTE VETEM, NUK ESHTE RRUGA KJO QE KANE MARRE KETA PIONIERA TE ENVERIT.

    Reply to this comment
  7. merqinja March 13, 10:31

    Ti qe ke dhene mendimin me emrin Sale me mire shkruaje me emrin Sali pr mos besimin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*