Shtohen dokumentet që mund të tërhiqen “online”

September 27, 2017 14:25

Shtohen dokumentet që mund të tërhiqen “online”

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, komunikoi masat që qeveria ka marrë për lehtësimin e procedurave për qytetarët.

“Shtojmë dokumenta që mund të tërhiqen online, si nga qytetarët, ashtu edhe nga institucionet. Nga java e ardhshme, nuk do të kërkohet më konfirmimi për gjendjen aktive të mjetit. Do të jenë vetë institucionet që do e bëjnë këtë konfirmim”, theksoi Gjknuri.

Ministri shtoi edhe se “autorizimi për rifitimin e lejes së drejtimit të automjetit dhe vërtetimet për lejen e drejtimit, që janë shërbime me pagesë, do të kryhen përmes portalit e-Albania”.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës po studion hapa për të lehtësuar shërbime të tjera. Jemi në reformë të plotë dhe shumë shpejt do të lehtësohen edhe më shumë shërbime”, tha Gjiknuri.

September 27, 2017 14:25
Komento

2 Komente

  1. taksidari September 27, 19:39

    Sherbimi qe duhet lehtesuar menjehere eshte ai i kontrollit teknik te automjeteve.
    Aty ndjehemi te fyer e te dhunuar.Nuk kam deshire te shprehem me tej,por iu lutem z.minister bejeni kete sherbim ashtu sic e kane vendet rreth nesh.
    Faleminderit!

    Reply to this comment
  2. taksidari September 27, 20:09

    Perse nuk e publikoni komentin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*