Shtohen rastet e infeksionit të zgjebes, mjekja e QSUT: Ja cilat janë simptomat

July 30, 2018 14:40

Shtohen rastet e infeksionit të zgjebes, mjekja e QSUT: Ja cilat janë simptomat

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes.

Një lajm të tillë e konfirmon për BW edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet.

Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen.

o.j/dita

July 30, 2018 14:40
Komento

7 Komente

  1. Alban July 30, 14:54

    Jo mo jo, zgjebe ne kete kohe? Po malarian s’e kemi kthyer akoma? Cudi sa po vonohemi per kthmin e malaries pasi u zhduk me sukses nga sistemi i meparshem. Lum si ne!

    Reply to this comment
  2. ??? July 30, 15:05

    Qenkan shtuar zgjebsat ne Shqiperi? Nuk eshte per t’u habitur, jo!

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku July 30, 15:25

    Fajin e ka Saliu me SHQUPin,

    Reply to this comment
  4. info analitike July 30, 16:36

    E po nga koalicioni i qelbesirave cfare prisnit more shoke. Mos u merzisni se nuk keni pare gje akoma. Sa te sjellin plehrat e Europes pa do te shikoni se do te beheni kavie per eksperimente semundjesh infektive nga me te ndryshmet qe as ne Afrike nuk i kane.

    Reply to this comment
  5. intelektuali July 30, 16:53

    Plaku bitho xhuxhumaku, jo e ka Enveri qe ka vdekur ne 1985.

    Plage e qelbezuar je bashke me infoanalin

    Reply to this comment
  6. Anesti Ndreu July 30, 17:21

    Nëse keni këto simptoma, kërkoni në farmaci kremin ABC të prodhuar nga JOER shpk në Tiranë. Brënda javës do t’ju zhduket infeksioni.

    Ing. Kimist Anesti Ndreu

    JOER shpk
    Rruga “Don Bosko”
    Blloku No. 3, Pallati L.N.K., KT-1
    Tiranë – Shqipëri

    Tel / Fax: +355 44 527 891
    Mobile: +355 68 23 66 286
    E-mail: [email protected]
    Web Site: http://www.joer-albic.net
    Facebook: Joer Cosmetics

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*