Covid 19/ Tre të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një 44 vjeçare nga Durrësi, 69 raste të reja

June 30, 2020 10:45

Covid 19/ Tre të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre një 44 vjeçare nga Durrësi, 69 raste të reja

Tre pacientë kanë humbur luftën me koronavirusin duke ndërruar jetë në spitalin Infektiv në QSUT në 24 orët e fundit. Bilanci është alarmant, pasi kjo është dita e tretë radhazi që humbasin jetën nga tre pacientë të infektuar me COVID. Viktimat janë një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se të tre pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor. Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar. Ndërkohë në rritje janë edhe shifrat e të infektuarve krahasuar me ditën e djeshme.

Nga 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, 69 kanë rezultuar pozitivë. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje. Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon ashtu si cdo ditë qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në mënyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

“Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19” mbyllet apeli i ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

O.J/DITA

June 30, 2020 10:45
Komento

4 Komente

  1. Beni June 30, 11:22

    Edvin plehra nxirr ligjin per mbajtjen e detyrueshme te maskes sa nuk eshte vone.

    Reply to this comment
  2. Artemis June 30, 11:57

    Boll mbollët frikë dhe panikë o “kriminela” të “informacionit”. Vetë FED ( Food & Drug Administration) e pranon se s’ka garanci në saktësinë e testit, ndërsa shpikësi i tij ka sugjeruar specifikisht që testi të mos përdoret për sëmundje virale, kurse ju vazhdoni përrallat kaq e aq të infektuar të rinjë! Mjaft bëtë propagandë kundra njerëzimit, apo kërkoni të legjitimoni karantinën nr.2 ?! Nxirrni një autopsi që fakton se viktimat kanë humbur jetën nga covid. Apo po e bëni si në USA ku edhe viktimave nga aksidentet automobilistike i bëjnë një tampon post mortum dhe i shpallin si vdekje nga covid duke i djegur edhe siguracionet e vdekjeve nga aksidentet!

    “Çuditërisht” sa i takon kësaj propagande antinjerëzore janë bërë të gjitha mediat bashkë duke përhapur qëllimisht panik madje edhe duke fallsifikuar me vetëdije fakte dhe imazhe spitalesh të “tejmbushur” me pacientë, ndërsa për mbi 1 milion fëmijë të vrarë e vdekur nga uria vetëm gjatë 2019 në Afrikë është e zorshme të gjesh edhe 1 artikull të vetëm!

    Në fakt s’keni faj se jeta e pleqve buzë varrit vlen më shumë se ajo e fëmijve Afrikanë!!!

    Reply to this comment
    • Genti July 1, 09:04

      Kjo verteton se mediat qendrore, qeverite dhe institucionet i sherbejne nje strukture te vetme Luciferiane me shtrirje Globale.Ne Amerike psh, te gjitha mediat qendrore vizive e te shkruajtura jane prone e vetem 5 korporateve, te cilat permblidhen ne pronesine e vetem 2 personave.

      Testi PCR nuk eshte test Viral. Eshte nje teknologji e cila thjesht amplifikon materialin gjenetik apo DNA-ne per qellime studimi dhe krahasimi. DNA eshte blloku baze i kodit gjenetik, mbi te cilen jane krijuar te gjitha gjallesat ne kete Planet.

      Reply to this comment
  3. goni June 30, 13:07

    Po karantina ka 2 muaj qe ka rene, jeta notmale ka marre drejtimin, nuk mendoni se do ishte bere nami??!! ruhuni por vazhdoni jeten, kjo eshte nke mashtrim i madh

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim