Shtohen sërish infektimet e reja! Konfirmohen 3 humbje jete dhe 131 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. Mes viktimave edhe një 47-vjeçar

September 30, 2020 16:09

Shtohen sërish infektimet e reja! Konfirmohen 3 humbje jete dhe 131 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit. Mes viktimave edhe një 47-vjeçar

131 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19 ndërkohë që janë regjistruar 3 viktima.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri.

Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :

49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë, 

Në 24 orët e fundit 115 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 47 vjeçar nga Shkodra ; një 72 vjeçare nga Elbasani, një 75 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19″, njofton Ministria e Shëndetësisë”, njofton MSH.

j.l./ dita

September 30, 2020 16:09
Komento

2 Komente

  1. Arben September 30, 16:30

    Mos na e dhisni integrimin

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi September 30, 18:39

    131 % 842 = 15,5% e te testuarve dalin pozitive. Me shume se ne mars dhe prill. Numrin e te vdekurve e shtojne te shtruarit ne senatorium dhe tek infektivi, ndonese ketu me pak. Nese do te shtroheshin me pak njerez ne spital, sidomos tek sanatoriumi, do te kishte edhe me pak te vdekur! Perse vazhdohet me kete metode, nje dreq e di!
    Njerez, larg kembet nga senatoriumi! Por dhe nga infektivi! Kalojeni semundjen ne shtepi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim