Shtrenjtohet nafta, arrin në 177 lekë, pritet të shkojë drejt niveleve rekord

May 13, 2018 09:07

Shtrenjtohet nafta, arrin në 177 lekë, pritet të shkojë drejt niveleve rekord

Çmimi i naftës në tregun e brendshëm është shtrenjtuar me 5 lekë për litër ditët e fundit.

Në pikat e tregtimit të Kastratit, operatorit më të madh në vend, një litër naftë shitet  me 177 lekë për litër dhe një litër benzinë me 178 lekë, nga përkatësisht 172 dhe 173 lekë që tregtoheshin më parë.

Në pikat e Eida Petroleum, i dyti më i madh, nafta dhe benzina tregtohen përkatësisht me 176 dhe 177 lekë për litër, ndërsa në pikat e Gega Oil me 175 lekë, shkruan Monitor.

Operatorët e tregut pohojnë se arsyeja e këtij shtrenjtimi lidhet me rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku një fuçi arriti tre ditë më parë në 77 dollarë, niveli më i lartë që nga viti 2014, pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe se do të vendoste sanksione ndaj këtij vendi.

Rënia e dollarit në tregun vendas, ku aktualisht këmbehet me 106 lekë, nga rreth 129 lekë që arriti më se një vit më parë, ka amortizuar deri diku shtrenjtimin e naftës në vend, por operatorët pohuan se rritja në bursa ishte më  e lartë se përfitimet që vinin nga dollari i ulët.

Parashikimet nuk janë shumë optimiste. Një rikthim në nivelet e 100 dollarëve për fuçi mund të jetë në lojë, kanë thënë analistët e Bankës së Amerikës, pasi një rënie e prodhimit të Venezuelës dhe reduktimi i eksporteve të Iranit si rrjedhojë e sanksioneve të reja të Iranit përkon me uljen e ofertës së udhëhequr nga OPEC dhe Rusia, shkruan Financial Times.

Në rast se nuk arrihet një marrëveshje e re me Iranin përgjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ose nëse Rusiaa/OPEC  e shtrijnë reduktimin e prodhimit edhe në 2019, tregjet globale të naftës mund të shtrëngohen më tej,” thanë analistët e Bankës së Amerikës.

Banka rriti parashikimin për treguesin referencë global të naftës bruto, Brent, për vitin 2018 dhe 2019 në 70 dhe 75 dollarë për fuçi përkatësisht, por tha që ekzistonte gjithashtu rreziku që të shkojë në 100 dollarë për fuçi vitin e ardhshëm.

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse këto parashikime materializohen dhe nëse vazhdon situata me Iranin deri në embargo të plotë, nafta në tregun e brendshëm do të shkojë brenda tre muajve të paktën në 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për litër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, nivelet më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Shqipëria renditet ndër 20 vendet me çmimet më të shtrenjta të karburanteve në botë, sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 7 maj.

Ndërsa renditet e pesta më e shtrenjtë në botë përsa i përket çmimit të karburanteve në krahasim me të ardhurat për frymë, pas Moldavisë, Indisë, Jordanisë dhe Marokut.

a.s/dita

May 13, 2018 09:07
Komento

7 Komente

  1. lalai May 13, 12:49

    Duhet VETING për bisneset VIP….ku të gjitha bëjnë pastrim leku,njëra paraqitet si Gjermane,Zviceriane,Hollandeze….etj ku në fakt prodhohen në Albanistan dhe janë jashtë stamdartit!!!
    Nafta ne Gjermani 1.22-1.26€ lt ne atë vënd të harruar nga zoti 1.4€.
    Duhet VETING për lavatriçet Qeveritare,duhet që tregu te jetë i lirë jo vetëm i Vilma Nushit Çet Kastratit apo Gimit të Redbullit.
    Arieli i Vilmës shitet 2 fish me shtrenjtë për kg,në Albanistan rreth 2€ kg ne Perendim me 1.5€.
    Redbulli i Gim Monopolit ne REWE MARKET është 0.96€ në Albanistan 1.9€.
    Këto duhen rrëzuar Monopolet e Vilmës,Çetit,Metit Gimit,dhe Kompanive Fantazëm me emra gjermane zvicerianë apo hollandezë.

    Reply to this comment
  2. Kush do te behet “grek” me 299 euro ne muaj ? May 13, 13:57

    O ramut kemi naften me te shtrenjt ne europ,dhe naften pa standarte ne europ. Me ekonomin qe ka shqiperia nafta duhet te ishte 600 leke litri.

    Reply to this comment
  3. Thanasi qe ta plasi May 13, 14:43

    Rrofte Rilindja. Si tha Rama na duheshin ca leke dhe menduam se mund ti nxjerrim te nafta. Shqiptaret e degjuan dhe ne vend ta zinin me dru Ramutin e duartrokiten. Bravo popull

    Reply to this comment
  4. Prit gomar te mbije bar May 13, 14:47

    Prisni kaqola, prisni se s’keni pare gje akoma!

    LARGQOFTËT ja u shtrenjtone akoma me shume karburantin, edhe pse ai qelb dynjane.

    Duroni kaqola, duroni se s’ja u kane ngulur akoma thiken ne kocke!

    LARGQOFTËT ja u shtrenjtone akoma me shume karburantin, edhe pse ju ne fakt duheni demshperblyer per demin qe u shkakton qelbesirlleku motorave.

    Reply to this comment
  5. antiharresa May 13, 16:07

    Or komentues shqupist qe nderron gjoja emer ,shtresa e popullsise me te pasur ka makina ne shqiperi.Te varfrit ,pensionistet ,punetoret e krahut ,nuk kane as makina as i phone or derr i nginjun qe hiqesh si thi i dobet.

    Reply to this comment
  6. Vito Kermilli, shoku i Nikos May 13, 17:32

    hahahahahahahahahaha Ornela e Varuzhanit parashikon qe nafta do shkoje 200 leke per liter.
    Po mire moj Ornela, perse nuk ben nje investim 5000 euro duke blere tollona nafte tani e ti sheses kur te jete 200 leke litri, po merrresh me ate kaqolin qe rrit kermij ne Kavaje dhe mashtron dynjane ?

    Reply to this comment
  7. Zgalem May 13, 22:07

    Te gjendet mundesia te ngrihet edhe me shume . Ndoshta pakesohen disi makinat , qe udhetojne per tevdil- have . Na shpuan veshet . Zgalem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*