Shtrenjtohet periferia e Tiranës, rriten çmimet e banesave me 50 deri në 150 euro/m2

October 4, 2017 10:02

Shtrenjtohet periferia e Tiranës, rriten çmimet e banesave me 50 deri në 150 euro/m2

Për të gjithë ata individë, të cilët nuk mund të përballonin çmimet e shtëpive në qendër të Tiranës, ekzistonte një mundësi e dytë, periferia. Çiftet e reja, të cilët sapo kishin krijuar familjen, por edhe individë me të ardhura mesatare dhe poshtë kishin si alternativë më të përballueshme shtëpitë në periferi.

Por, muajt e fundit çmimet e apartamenteve në periferi të Tiranës në zonën e Yzberisht apo te Fresku janë rritur me 50 deri në 150 euro për metër katror. Nga 400-450 euro për metër katror, tashmë minimumi i çmimit të një apartamenti në periferi ka arritur në rreth 500 euro për metër katror.

Tendenca konfirmohet për “Monitor” si nga agjentët e pasurive të paluajtshme ashtu dhe nga sipërmarrësit që ndërtojnë në periferi.

Në zonën e Yzberishtit, sipas agjencive të pasurive të paluajtshme, çmimi për metër katror fillonte nga 400 euro, ndërsa sot çmimi është rritur me 50-100 euro në varësi edhe të cilësisë së apartamentit.

Në unazën e re, apo siç njihet zona e Astirit, çmimi minimum fillon nga 500 euro për metër katror deri në 600 euro.

Periferia veri-lindore e Tiranës, apo ndryshe zona e Freskut, ka pasur gjithashtu një rritje të çmimit të banesave, në të njëjtin nivel me Yzberishtit (nga 400 në 500 euro/m2).

Kërkesa është nxitur dhe nga rritja e kreditimit për individë për blerje të pasurive të paluajtshme, kryesisht në lekë, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vetëm në gusht, stoku i huasë për kredi në lekë në gusht u rrit me rreth 7% me bazë vjetore.

Individët kanë përfituar dhe prej kredive të zbutura që ka dhënë Bashkia Tiranës.

Ndryshe nga periferia, çmimet në qendër dhe brenda unazës nuk kanë shënuar rritje muajt e fundit, sipas të dhënave nga agjencitë e real estate.

Periferia, më e lira në rajon

Ndryshe nga qendra, zonat në periferi të kryeqytetit shqiptar janë dukshëm më të lira se periferia e rajonit, ku një apartament kudo në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë, nuk e gjen më pak se 650-800 euro për metër katror, ndërsa në rrethinat e Tiranës ka dhe apartamente me 450-500 euro për metër katror.

Ndërtuesit pohojnë se shkak për këtë është infrastruktura e keqe, teksa pallatet janë ndërtuar pa plan, nuk ka hapësira (lulishte apo ambiente të përbashkëta), rrugët janë të ngushta dhe madje në disa zona ato furnizohen me ujë pusi.

Në periferinë e kryeqytetit serb, në Beogradin e ri, p.sh., çmimet luhaten në 1200-1700 euro për metër katror, por kjo zonë ka apartamente cilësore, rrugë të gjera dhe infrastrukturë funksionale e hapësira për banorët.

October 4, 2017 10:02
Komento

2 Komente

  1. H October 4, 14:59

    E drejte te rriten çmimet, me gjithë kto rroga që marrim,,,

    Reply to this comment
  2. Arben October 5, 09:34

    FITORE E RILINDJES

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*