Shty koncesionet ose… Disa opsione për rindërtimin pas tërmetit

December 1, 2019 09:09

Shty koncesionet ose… Disa opsione për rindërtimin pas tërmetit

Nga Gjergj Erebara 

 

Shqipëria varrosi të dielën një pjesë të 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe i dha fund zyrtarisht operacionit për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja. Në këtë pikë, sfidat kryesore janë ndihma e menjëhershme për familjet e pastreha dhe hartimi i planeve pak më afatgjata për rindërtim.

Shqipëria, njësoj si çdo vend sovran, ka një numër opsionesh në dispozicion mbi mënyrën se si mund të përballojë kostot e menjëhershme për ndihmën e familjeve të pastreha si dhe koston më afatgjatë për rindërtimin e pallateve dhe banesave të shembura.

Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka bërë të ditur se çfarë ka në mendje të bëjë, me përjashtim të hapjes së llogarive bankare për pranimin e donacioneve. Këto donacione, ndonëse janë të domosdoshme për të ndihmuar familjet në nevojë në fazën e parë të emergjencës, pra furnizimin e familjeve me veshje, ushqime, çadra e batanije; ndihmat vështirë se janë të mjaftueshme dhe në një farë mase, nuk janë as shumë të nevojshme, për fazën e gjatë të rindërtimit.

Kostoja e përgjithshme e rindërtimit është e vështirë të vlerësohet në kushtet aktuale, kur nuk është e qartë se sa është numri i pallateve të pabanueshme.

Megjithatë, dëme në rendin e qindramilionë eurove nuk janë të papërballueshme për gjendjen ekonomike të sotme të Shqipërisë, në rast se tërmeti nuk shoqërohet edhe me keqqeverisje dhe abuzim me fondet e me prokurimet e rindërtimit.
Qeveria mund të përdorë:

1) rritje të borxhit publik; 2) rritje të përkohshme të taksave; 3) t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të bëjë emision monetar; 4) të përdorë një pjesë të rezervës valutore të vendit; 5) një kombinim të këtyre masave më sipër.

Le ta nisim nga e përgjithshmja:

Shqipëria ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 11 miliardë eurosh në vit. Nga kjo shumë dalin të gjitha paratë tona, pagat, fitimet e kompanive, taksat që mbledh buxheti i shtetit për shërbime publike. E thënë ndryshe, puna jonë dhe puna e emigrantëve që sillet në Shqipëri në formë remitancash krijon vlerë të shtuar 11 miliardë euro në vit.

Pikërisht nga kjo shumë përgjatë dy apo tre viteve të ardhshme do të duhet të dalin paratë për të paguar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Duke qenë se ne nuk e dimë se sa janë kostot e tërmetit, po shqyrtojmë tre mundësi. E para, që kostot janë relativisht të ulëta në rendin e 200 milionë eurove; e dyta, që kostot janë relativisht të larta, në rendin e 1 miliardë eurove dhe; e treta, që kostot janë në rendin e shifrës marramendëse prej 2 miliardë eurosh.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kjo do të thotë kosto nga 1.8 deri në 18% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Opsioni i parë, zhvendosje fondesh nga koncesionet kontroverse te rindërtimi

Në rast se kostot janë 200 milionë euro, qeverisë i mjafton të pezullojë apo të shtyjë për më vonë disa projekte koncesionare shumë të debatueshme dhe thellësisht të paarsyeshme edhe në kohë pa tërmet, për të drejtuar fondet te rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti.

Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë.

Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme. Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin.

Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen:

1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro.

Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen.

Opsioni i dytë, shtimi i borxhit publik/rritje taksash

Në rast se zhvendosja e fondeve nga koncesionet te rindërtimi nuk mjafton, qeveria ka mundësi të rrisë borxhin publik. Aktualisht ky borxh është në nivelin rreth 65% e PBB-së, shifër sakaq e lartë.

Por për fat, interesat e këtij borxhi aktualisht janë të ulëta, pranë minimumit historik, kështu që rritja e këtij borxhi me, fjala vjen, nga 65 në 70%, mund të sjellë 550 milionë euro para të thata për të financuar rindërtimin.

Natyrisht që nëse borxhi rritet, taksat mbi shqiptarët duhet të rriten gjithashtu për të shlyer këtë borxh.

Një veprim i arsyeshëm është rritja e përkohshme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për së paku 2 apo tre vjet. Shqiptarët paguajnë përmes TVSH-së afro 1.3 miliardë euro në vit ndërsa rritja e TVSH-së nga niveli aktual 20% në, fjala vjen, 22%, mund të sjellë afro 130 milionë euro të ardhura shtesë në vit.

Nëse dëmet nga tërmeti janë 200 milionë euro, atëhere mjafton që TVSH të rritet në 22% për rreth një vit e gjysmë që shqiptarët të paguajnë koston e rindërtimit.

Opsioni i tretë, emisioni monetar

Shqipëria, si çdo vend sovran, ka një monedhë e cila prodhohet nga banka qendrore. Në raste ekstreme, qeveria mund t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të rrisë sasinë e lekut në qarkullim për të financuar rindërtimin.

Kjo masë natyrisht që sjell zhvlerësim të monedhës kombëtare dhe inflacion. Dhe kjo masë përbën njëkohësisht një formë taksimi. Milton Friedman ka thënë në një rast se inflacioni është ajo formë taksimi për të cilën qeveritë nuk marrin miratim në parlament.

Mund të duket një problem i vogël, por në krahasim me taksat e zakonshme, inflacioni është i tillë që i takson njerëzit ndërkohë që këta të fundit as që janë në gjendje të dallojnë se po taksohen.

Gjithsesi, emisioni monetar është një lloj arme veprimi në masë që i prek të gjithë, pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër.

Në kushtet e sotme, kur leku është forcuar falë parave të bollshme të pista deri në 122 lekë për euro nga 140 që ka qenë tre vjet më parë, një emision monetar, që në gjuhën moderne njihet me termin lehtësim sasior, mund të jetë pozitiv edhe për pjesën tjetër të ekonomisë.

Opsioni i katërt, përdorimi i rezervës valutore

Si çdo vend tjetër modern, Shqipëria ka një instrument të quajtur: Rezerva valutore ndërkombëtare. Kjo është një shumë parash që menaxhohet nga Banka e Shqipërisë dhe që është akumuluar përgjatë njëzet viteve të fundit.

Kjo është shuma që BSH përdor në rast krizash dhe niveli i saj llogaritet në muaj importe, d.m.th., vendi duhet të ketë aq para të kursyera sa të mund t’i lejojë vetes të paguajë katër muaj importe pa pasur asnjë burim tjetër në rast katastrofash.

Në rast se dëmet nga tërmeti janë shumë të larta, atëherë qeveria mund të përdorë një pjesë të kësaj rezerve valutore. Rezerva valutore në fund të vitit 2018 ishte në masën 3.4 miliardë euro.

Në rast se qeverisë i nevojiten, fjala vjen, 1 miliardë euro për rindërtimin, atëherë asaj i mjafton të përdorë më pak se një të tretën e rezervës valutore. Kjo nuk do të thotë se taksat nuk do të duhet të rriten dhe se vendi mund ta përballojë tragjedinë vetëm duke përdorur paratë e kursyera.

Në rast se rezerva valutore preket për rindërtim, ajo do të duhet të plotësohet sa më parë që të jetë e mundur. Dhe e vetmja mënyrë për ta plotësuar është që të rrisësh taksat.

Ana pozitive e katastrofave natyrore është që, ndonëse burimet ekonomike duhet të zhvendosen, fjala vjen, nga koncesionet e rrugëve te rindërtimi i shtëpive, pasojat e këtij veprimi në ekonominë kombëtare janë neutrale, e ndoshta më pozitive.

D.m.th., nëse betoni bëhet ndërtesa dhe jo rrugë, vlera e shtuar finale në ekonomi është njësoj. Por në rastin e ndërtesave, përfituesit janë shqiptarët e zakonshëm, gjë që nuk mund të thuhet si e vërtetë absolute në rastin e koncesioneve.

Nga një këndvështrim i përciptë, dëmet janë tërësisht të përballueshme për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare sot. Ndihmat, qofshin këto edhe prej miliona eurosh nga biznesmenë shqiptarë apo nga qytetarë të zakonshëm, janë veç një qindarkë e asaj që nevojitet dhe asgjë në krahasim me kontributin që do të duhet të japim të gjithë ne për rindërtimin e vendit.

E vetmja gjë e papërballueshme është keqqeverisja.

Nëse tenderët vijojnë të manipulohen trashë, apo kompani fantazmë fitojnë tenderë shumëmilionësh dhe prokuroria nuk është në gjendje të identifikojë se kush është përgjegjësi, asnjë lloj skeme financiare nuk është e mjaftueshme për rindërtimin e vendit.

 

*****

Autori është gazetar i BIRN. Titulli është i redaksisë

December 1, 2019 09:09
Komento

27 Komente

  1. Sokol December 1, 00:51

    Ka vetëm 1 Opsion.
    Konfiskim të pasurisë dhe zhdëmtim 100% të dëmit nga firmat ndërtuese,drejtuesit e tyre,kryetarëve të bashkive Tiranë e Durrës.

    Reply to this comment
  2. Te lumte Gjergji: December 1, 00:52

    Shkrim qe te jep shpresa e kurajo.

    Reply to this comment
  3. Instituti Tufa te mos financohet me nga buxheti i shtetit! December 1, 01:46

    Rama ka edhe ca mundesira te tjera per te riindertuar zonat a goditura nga termeti, te cilat Erebara i ka “harruar” jo pa qellim.

    Njera nga keto eshte mbyllja e institucioneve buxhetore parazitare, qe pervec vendeve te punes me akraballek e rrogave te majme, nuk bejne asgje por ngarkojne taksapaguesit shqiptare me detyrime te kota.

    Institucion krejt i kote dhe qe duhet mbyllur eshte Avokati i Popullit, qe buxhetit i kushton nga 5 milion Euro ne vit minimumi.

    Tjeter eshte Autoriteti i Dosjeve i Genta Mara Sules, qe e ka te shoqin ndertues te njohur…Gjysma e buxhetit te Autoritetit i duhet kaluar fondeve te rindertimit te demeve te termetit, dhe gjsyma Arkives se Shtetit.

    Tjeter, kemi Institutin Tufa, i cili duhet shkrire menjehere. Tani, do te bertasin ca Butka Basha, Gurakuqi dhe trashegimtaret dhe pasardhesit e kolaboracionisteve, por po te duan ata, le ta mbajne Institutin me fondet e PD-se dhe kontributet e tyre private. Shteti Shqiptar nuk ka asnje detyrim qe ta mbaje ne kembe ate palo-institut, bashke me rrogat e majme te Tufes mee borde e kompani, plus shtesat e “veshtiresite” qe u ka miratuar ish Kryetari i Kuvedit Ilir Meta.

    Mirepo Gjergj Erebara nuk e ka kritikuar ne asnje rast Institutin Tufa, por gjithnje ne shkrimet e veta ka mbajtur anen e Tufes, me sa duket sepse e ka nga Peshkopia/Dibra…

    Vetem nga shkriraj e 3 institucioneve te kota, gjasme te “pavarura”, buxheti i shtetit do te kursente rreth 10 milion Euro, me te cilat mund te rindertoheshin 1000 banesa te sigurta per viktimat dhe te demtuarit nga termetit.

    Apo jo Gjergj??

    Reply to this comment
  4. demo December 1, 07:34

    Me anulimin e Koncessionit Milot-Balldren u zgjidhka i gjithe problemi i rindertimit.Sa turiste amerikane do vijne nga Miloti ne Balldren dhe sa turiste te BE do shkojne nga Balldreni ne Milot?Kjo eshte zgjidhja.
    Ajo rritja e taxave,rritja e borxhit publik,nuk eshte keq.Te mbytur se te mbytur jemi,
    Po ay Chek-Upi ,mor aman,si ka vajtur chek-upi
    Sa chek-up ka mbetur?.I mori te gjitha paret e shqiptyareve Vilma Nushi me Vorio-Epirotin
    Katrapano?Po jevgjitet e Lezhes shkuan te gjithe ne Kosove per Wichend se o burra me rastin e termetit,u martu Lala!

    Reply to this comment
  5. Beni December 1, 07:54

    A degjon edvin brekushja qe te fale miliona euro qe ka vjedhur per ti dhene ato per rimekembjen e vendit ? Sot ne mengjes ne mbledhjen show te qeverise dukej totalisht i degraduar dhe fliste si enver hoxha para se te shkonte ne ate bote

    Reply to this comment
  6. Arben December 1, 08:04

    FLISNI KOT JU,

    PO BEHET GATI KONCESIONI PER NDIHMAT

    E TERMETIT, KANE SHKUAR DERI TANI 20 MILION

    EURO KESH NE LLOGARI TE EDROGES, NUK PO E

    ZE GJUMI NATEN.

    FAJ TE MADH KANE EDHE ATA QE DHUROJNE

    NE LLOGARINE E EDROGES, ATO JANE PARA

    QE I DHUROHEN EDROGES, JO HALLEXHINJEVE.

    TURQIA E DERGOI EKIPIN, PO PIKASEN KODRAT

    KU DO TE NDERTOHEN APARTAMENTET,

    KJO ESHTE FORMA ME E MIRE, SEPSE NUK DO

    TE NDIHET NJERI MIRE, KUR TE DALE NE FUND

    SE PARATE QE JA HOQI NGA GOJA FEMIJEVE TE

    VETE, SHKUAN PER KONCESIONET E EDROGES,

    JO PER NDIHME NDAJ TE DEMTUARVE.

    (KUPTOHET, KETU NUK BEHET FJALE PER TIP

    KASTRATI, AEROPORTI, SALILLARI E KU DI UNE.

    ATA PARATE I KANE BERE DUKE NA VJEDHUR NE

    NE BASHKEPUNIM ME EDROGEN, ATA I JAPIN

    PARA EDROGES QE TU JAPE KONCESIONIN

    E NDIHMAVE ATYRE VETE)

    Reply to this comment
  7. Tori December 1, 08:20

    nuk kisha ndegjuar ndonje here qe me 10 milion £ u bekan 1000 banesa,ndoshta donte me thene garazhe.

    Reply to this comment
    • Ylli December 1, 21:17

      Rri urte Tori se cthote populli ben Partia ,e cthote Partia ben populli !!
      Po u mbyll dhe Instituti i Trapave te Partive me 10 milion € mund te behen 1 milion apartamente !!
      Ne pergjithesi populli shqiptar ka qene “largpames dhe liridashes” por keta debilat e Rames e kane tejkaluar kete lajmotiv….jane llogaritar ekonomist ,ndertues opinionist !!

      Reply to this comment
  8. Ekonomist December 1, 08:51

    Koncesionet do te shtyhen aq sa do shtyhet kjo qeveri qe ato koncesione i ka emblemen e saj.
    Kjo thirrje jo per ti shtyre, por per ti ndalur ato komncesione duhej bere shume kohe me pare. Kur ato filluan termetin real ne ekonomi, rrenimin e financave te shtetit.

    Reply to this comment
  9. info analitike December 1, 08:56

    Ky eshte rasti me i mire per te anulluar te gjitha koncesionet abuzive.Mjaft miliona euro kane fituar oligarkët, tani eshte koha te kthehen mbrapsht cfare ka mbetur. Po te kishte qenë per fushate elektorale do te ishin derdhur milionat e eurove pa kursim, per hallexhinjtë mezi japin nga 1 ose 2 milionë sa per sy e faqe. Ishte e turpshme qe kosovarve qe tenden ne ndihmen tu merrej taksa e rruges. Nga ana tjeter duhen denuar pa hezitim abuzuesit. Mos harroni se kush beri fushate duke shperndare fletushka legalizimeash pa kursim ne Durrës, Lezhë e Tirane.

    Reply to this comment
  10. inxhinieri December 1, 09:38

    Zoti Gjergji jeni fantastik, ju duhet te jeni minister financash, jo ajo zonja qw me duket se nuk njeh parimet baze te ekonomise. Situata kerkon njerez teper te ditur qe te ofrojne zgjidhje sa me racionale, ajo nuk e ben dot. Ne kete situate duhet dhe shume ndershmeri e transparence. Bravo dhe ju lumte. Respekte.

    Reply to this comment
  11. intelektuali December 1, 10:12

    OPSIONET FINANCIARE TE EREBARES JANE SHUME TE BUKURA PER TE QENE TE VERTETA DHE TE SIGURTA

    sepse:

    Jane te kufizuara vetem ne fushen e financave qe jane vetem njera ane “pil” e monedhes dhe nuk marin parasysh problemin me kryesor qe eshte ana “koke” e monedhes se rindertimit pas termetit:

    KUSH DO TE FUSE NE SHINA KALVARIN MESJETAR TE PROCESIT ENVERIST TE NDERTIMIT NE VENDIN TONE?

    qe:

    Fillon nga planet urbanistike te cilat miratohen totalisht nga Kryeministra pa shkolle torollake dhe injorante dru me pre, vazhdon me projektimin e ndertesave nga Projektues torollake, lekaxhinj dru me pre, vazhdon me kontrollin inekzistent te projektit nga Supervizore ndertimi torollake abuzues dru me pre, vazhdon me leshimin e Lejes se Ndertimit nga Kryebashkiake lekaxhinj abuzues dru me pre, vazhdon me kontrollin e cilesise dhe procesit te ndertimit nga Supervizore torollake menefreko dru me pre dhe ja HOP! arritem te leja e shfryezimit nga pushtetaret e Shtetit dhe Pushtetit, nenpunes te administrates lakmitare dru me pre qe mashtron se pallatet e ndertuara me leje shfrytezimi nga Shteti jane te sigurta per Miletin dru me pre qe i voton dhe i beson symbyllur keta pushtetare dru me pre.

    KESHTU MBYLLET KALVARI I PROCESIT DRU ME PRE TE NDERTIMIT NE SHQYPNI

    Pres qe te dale tani Baton Haxhiu dhe te anatemoje intelektualin si “Armikun e Kllases” te Pushtetit te Rilindjes me gjithe Lukunine e servileve te Edvinit dhe te fanatikeve te Enverit pas tij,

    por:

    A E ZGJIDH KJO PROBLEMIN THELBESOR TE NDERTIMIT MESJETAR NE SHQYPNI?

    Une per vete them qe ne asnje menyre, sepse intelektuali eshte ASKUSHI, kur pas termetit te shtatorit paralajmeroi Edi Ramen permes nje shkrimi te gjate si dacibao kineze per gjendjen e mjeruar te “Kalvarit” te procesit te ndertimit ne Shqypni qe dallohej edhe me sy te thjeshte shtepite dhe pallatet shumkateshe te ndertuara mbi “kembe pule” kudo ne Shqypni, pa kurfare brezash sizmike, me soleta idiote me CAPA tullash te Kohes se Qepes te Enverit, pa themele dhe pa studime gjeollogjike, te ndertuara mbi mocale dhe keneta, mbi kolektore, mbi shtrate perrenjsh, poshte digave te liqeneve ose ne kodra me rreshqitje dheu, shto ketu edhe perdorimin e “Materialeve te Vorfna” si ato te Lindes se Edvinit ne Surrel, pas termetit paralejmerues te shtatorit:

    ASKUSH NGA SHTETI DHE PUSHTETI NUK E DEGJOI INTELEKTUALIN PER GJENDJEN MJERANE TE NDERTIMIT NE SHQYPNI.

    dhe:

    Gazeta DITA mund ta afirmoje kete gje lehtesisht.

    por:

    Per kete paralajmerim serioz intelektuali jo vetem qe nuk u pergezua dhe falenderua nga Shoqeria Civile, perkundrazi ne FB erdhen mesazhe kercenimi per shpifje dhe perhapje paniku si dashakeqesi imperialiste, ashtu sic vepruan me pare te gjithe bedelat e Rilindjes duke u tallur dhe gajasur me Presidentin Ilir Meta kur paralajmeroi per Qametin qe po vinte i njoftuar nga sizmologet greke. Keshtu e kane zakon te gjithe fanatiket e Enverit kur duan te gjejne fajtorin tek “Armiku i Kllases” sic po e kerkon aktualisht edhe Kryeministri keto dite zie kombetare.

    prandaj:

    Le te kthehemi ne teme dhe te perpiqemi ta marim shtruar situaten:

    KUSH GARANTON SE PALLATET E REJA QE DO TE NDERTOHEN ME FINANCIMIN E EREBARES NUK DO TE REZOHEN NGA TERMETI I RADHES?

    Edi Rama deklaroi serbes serbes si Kashei i Pavdekshem qe zevendeson Zotin me vendimet e tij se te gjithe familjet e viktimave te 26 nentorit do te strehohen ne apartamente ne pallate te gadshme, mjafton te zgjedhin vendin: Ne Thumane, ne Durres apo ne nje qytet tjeter, por:

    NGA E DI EDI RAMA SE KETO PALLATE TE REJA JANE TE SIGURTA NGA TERMETI I RADHES?

    kur:

    Askush akoma nuk ka bere hetimin per sigurine e tyre? Kjo do te thonte qe parat nga Financimi i Gjergj Erebares te zhdukeshin ne cast badiava si “dhjame qeni”

    dhe:

    NA RUAJ O ZOT! NA MESHIRO PER VIKTIMA TE TJERA!

    prandaj:

    Ka ardhur koha qe qeveria te filloje te mendoje te ndryshoje standartin shteteror te ndertimeve ne vendin tone, qe do te thote Lali Eri, “Mon Kukaleshi” i Edvinit te heqi dore nga zhvillimi vertikal i Tiranes duke i dhene nje shmebell tejet te keq Kryebashkiakeve dru me pre vendore ne qytetet e tjera per te ndertuar “grataciela” qiellgervitesh qe bien si fije shkrepse nga nje termet 6 ballesh, ne vende te tjera te Botes, ne SHBA, ne Californi ne San Francisco, ne Japoni e gjetke e kane provuar kete leksion te Zotit ne kurrizin e tyre dhe termete 6 e kusur ballesh ka vite qe nuk i shqetesojne me, prandaj qe te mos sfidojme me arrogance Zotin ka ardhur koha qe qeveria shqyptare te mendoje me profesionizem ndryshimin e gjithe konceptit te ndertimit ne Shqypni dhe te kaloje gradualisht nga megallomania e ndertimit VERTIKAL, te zbrese ne toke dhe te filloje te ndetoje HORIZONTALISHT banesa nje dhe dy kateshe kryesisht prej druri, sepse jeta e njeriut dhe popullates nuk matet me para dhe skema financiare,

    sepse:

    PA SHQYPTARE NUK KA EDHE SHQYPNI

    Tragjedia e viles lluksoze te familjes se shuar Lala e projektuar dhe ndertuar sipas te gjitha “RREGULLAVE” me konstruksion beton arme, nderkohe qe Teatri Kombetar i Bosios dhe Pallatet Italiane apo Sovjetike te Shallvareve dhe ne Kombinat me llac dhe tulla “importi” nuk u tuten fare nga termeti shkaterrues i 26 nentorit, verteton tezen e intelektualit per te hapur nje debat te gjere per nje zgjidhje te qendrueshme dhe afategjate.

    Nga:

    intelektuali

    Reply to this comment
  12. Bureto December 1, 11:22

    Dëgjojeni @intelektualin, se nuk flet kot ai. Njihet botërisht që shumë nga kokat e mëdha e kanë nga një dërrasë mangut, por gjithsesi kjo nuk bie ndesh me thënien popullore shqypëtare: “Plakut pordhët mos ia dëgjo, por fjalën po!”.

    Reply to this comment
    • intelektuali December 1, 12:53

      Bureto Shoku:

      Bosi i BRSS, Nikita Hrushcovi ishte me “Namin” ne Bote se kishte “Nje derrase mangut”, por kur erdhi per vizite ne Shqypni i tha Enverit qe po i kerkonte me investime per industrine e rende dhe donte t’i bente malet fusha per prodhuar grure:

      MBILLNI AGRUME, NDERTONI VILA DHE RESORTE LLUKSOZE GJATE BREGDETIT TUAJ TE MREKULLUESHEM PER TURISTE TE HUAJ, NDERTONI INDUSTRINE USHQIMORE PER TE FURNIZUAR KETE TURIZEM JETESOR

      Enveri nuk e degjoi dhe shpalli ndertimin e socializmit:

      ME FORCAT E VETA

      Duke e anatemuar BRSS qe kishte refuzuar dergesen e radhes se grurit me cilesime si Social-Imperializem Revizionist njesoj si Imperializmin Amerikan dhe deklaroi boterisht:

      SHQYPTARET EDHE BAR HANE, POR NUK DOREZOHEN

      Hrushcovi si rufjan politik, Komisari i Stalingradit qe vriste cdo ushtar sovjetik qe linte frontin nga frika u pergjegj:

      E PO VDISNI ATEHERE!

      dhe:

      Iku dhe u largua duke e lene Enverin dhe shqyptaret ne Dimrin e Vetmise se Madhe me tollona dhe bunkere.

      Reply to this comment
      • Komunisti December 1, 14:01

        Edhe Shtrausi te njejten gje i rekomandoj mullait te Gjirokastres,investime per turizmin.Monstra nuk pranoj te prishte burgun Shqiperi per sklleverit e tije “marksista”
        Dikur nje miku im thoshte:
        – Ore mik, kete barin si do na e japi “shoku” Enver ?
        Ne forme parcele per ta kullosur ?

        Reply to this comment
        • mirel December 1, 15:39

          Ju ballistet jeni eksperte te analizes. I nxirni nga xhepi perfundimet shkencore si barin e gomarit.
          Ik me legen, me keto batuta e rrezuat shtetin dhe filluat pislleqet e halabakerise.
          Ja rezultati.
          Ishte Enveri qe e solli Shtrausin, dhe ishte ndonje qen bir qeni i UDBse qe e minoi.
          Enveri nuk ishte lango si puna juaj.
          Per turizem ishte e gjithe Shqiperia Perle, tani ju me keto filozofite tuaja shkencore e katandiset Plere

          Reply to this comment
          • Komunisti December 1, 18:48

            Ishte enveri qe solli Shtrausin ?!! Shtrausi bente cdo dite nga nje top m.. si enveri jot moj mirela enveriste.
            Sa per Kulture, o vemje e se keqes,keto jane fjalet e Shtrausit per median Gjermane kur u kthye nga Shqiperia:
            – U mundova te beja dicka por fatekeqesisht nuk kisha te beja me politikane, por me vagabonde qe e quanin veten marksiste.
            Se nga rrodhen vagabondet e sotem beje analizen vete,gjej cili ballist eshte ne pushtet o mjeran !

          • mirel December 1, 19:47

            Po o kermunist po, topin me mut ja hengren per 45 vjet te gjithe me radhe.
            Po te mos i donte bytha Enver Hoxhes, me nder as te halete nuk kishte ardhur Shtraus, pavaresisht se kush ishte.

  13. Lili December 1, 11:40

    Optioni i 5 edhe ma i miri e ma i liri per te gjithe eshte: te vihen ne dispozition te shtetit gjithe banesat bosh Nga kush ka dy tri kater e 10 banesa, e kemi shume ne Shqiperi aq shume bile sa do mjaftojne per me strehuar gjithe keto njereze kunder nje qiraje qe shteti merr persiper deri sa te vendoset a jane a jo te banushme shtepite e njerezeve. Ne qofte se nuk vihen nga vete pronaret vulnetarisht, rekizicionim te tyre pa pagese e me taxa shtese se nuk ka pse te na zane hapesiren publike disa deri me na marr frymen vetem pse kane pare , pa i dhane komunitetit çmimin e kesaj panopsi! Pra taxa te nalta per kush ka ma shume se dy shtepia qe prona te cirkuloje e mos te mbetet vetem ne duarte e dy tre oligarke! ..edhe gjinden paret mire per sirat e te tjereve!
    Paret sa demshperblim per shtepite e njerezeve pastaj te vendosen mire: pse te ´shperblejme ´ me paret e taxpagueseve idiotin qe ka ba 5 kate aty ku themelin e ka pasur per 2 kate!?! Ka rezikuar , ka humbur! Vete ka zgedh me e ba idiotsine e vete!

    Reply to this comment
  14. mirel December 1, 13:53

    Po keshille te bukur qe jep Erebara
    Shty koncesionet. Nuk thote anullojini.
    E kane mendjen te koncesionet per vete. Pret sa ti vije rradha e pushtetit dhe ti kalojne Erebares pastaj. Keta jane muter te gjithe
    Receta financiare pa zgjidhur thelbin e problemit. Korrupsionin e rende shteteror. Pa i dhene denimin krimit ekonomik.
    Zgjidhja e Erebares eshte per ta cimentuar kete lloj krimi ne nje menyre qe asnje termet popullor mos ta shkule.
    Koncesionet duhet te anullohen.
    Parate e vjedhura nga buxheti i shtetit per koncesionet duhet te mblidhen, te konfiskohen pasurite e gjithe bastadeve qe e kane lene buxhetin e shtetit zero dhe majmen me gjakun e shqiptareve.
    Mos ndiqni keshillat e njerezve qe aspirojne per te ardhur ne pushtet dhe per te gllaberuar ne te njejten menyre pasurite e shqiptareve sic po ben Rama dhe sic bene Berisha, Basha, Nano. Keta vetem presin rradhen kur do fusin duart ne thela, jo se kane hallin e miletit.

    Reply to this comment
  15. V-L December 1, 16:15

    Rama tha qe nuk ka shkop magjik te ndertoje banesa per viktimat, nderkohe strehoi pa ngurim 3000 muhaxhedine vetem per te permbushur kushedi cfare pislleqesh..
    Leket i kane, por i mbajne per vete

    Reply to this comment
  16. Zhapiku December 1, 19:22

    shqiperia eshte vndi i çudirave me te rralla ne bote
    E pyeti zilia qe po kalonte rastesisht ne itenerarin e saj por per nje drejtim tejeter;
    Per ku je nisur keshtu kemebe zbathur dhe i xhveshur?
    Ha,ha!
    edhe po ta them se ku ti e gjen dot,ja kthen zbulimi i mrekullirave,pa e ditur se po i fliste zilise te çmendurive me te rralla ne bote.
    He!Shume e sigurte me duket pergjiagjia e juaj, ishte replika e konstatimit.Bah,ketu zbehet fjalle per siguris por per per perla te rralla,e besoj se privilegjin per ti soditur nga afer vetem une e kam.
    Ah ketu zilia zduroi me ndaj dhe shpertheu ne nje rebesh argumentash histerike por edhe aq te nxehta por edhe aq te pakuptueshme,biles filloi ta fyente zbulimin me fjalorin me te arte qe permbante thesari.
    Kur pa zbulimi qe misteri tij shkaketoi nje termet te magnitudes 6.3 dhe mbi 9 balle te shkalles rishter,u friksua aq shume sa me breke te lagura ju pergjigj:
    Vendi qe do vizotoj quhet albani.
    Shtangu zilia e me nje fryme shqipetoi.
    Por sote ne mengjez sapo u shkul nje ferr i lashte nga durresi.
    ketu zbulimi mrekullise ra ne bythe duke ja ngulur zilise syte e tija te llahtarisura.
    Aq sa na u friksua zilia e menjeher nxitoi per ta ndihmuar,por zbulimi i tha se çdo gje shkonte per se mbari dhe s’ishte e nevojeshme qe zilia te alarmohej kaq shume.Per vijim i drejtoi pyetien;
    po nga e more vesh qe ferra shekullore u shkul.
    Fare thjesht,tere bota po buçet per kete fenomen dhe atje ne durres fara e djallit me spo pellet.
    po mir a e din ku bien qyteti ku u shkul ferra mijra vjeçare.
    Ne mos u gabofsha qyteti gjendet midis arktikut dhe antarktikut,ja ktheu zilia.
    Wow!!!
    po pse s’thu qe une po shkokam me vizitu venin e djallit,replikoi zbulimi.
    E qe nga ku moment venin e vet ja la zilise qe skish as dy ore qe ish kthy nga veni djallit qe kish shku me bo i resme per fasbruk.
    ndaj dhe mizat e kalit ne ven qe te ti binin me kamzhik karrocierit i krijonin momentet e ferrit kalit te raskapitur aq sa peshtuma i ishte thare nder buze,e jerget e fundit jepnin lajmi kombezi,se kali se kish me te gjate.
    E pas kesaj panorame magjike fillon dhe aventura zilia albaneze.

    Reply to this comment
  17. vlora December 1, 19:41

    E para :te bllokohen asetet e ndertusve ata dihen Edyta:te behet expertiza e pallateve te demtuara Cili rezulton me probleme te sekuestrohen asetet e ndertusit pastaj drejtesia te veproj per projektusin dhe zbatuesin Nqse kr/ministri e ka te sinqert shqetesimin nuk duhet te kursej asnje nqse pastaj aktron e zente mallkimi i popullit

    Reply to this comment
  18. demo December 2, 15:13

    Ore Erebara,e di ti si eshte ndertuar ne Shqiperi?
    Shqiptaret ndertojne me koston me te lire te mundshme.
    Ndertojne me vellazeri katundaresh,me lopata,me ustallaret e kooperativave
    Ne kenete dhe ne rere te plazhit eshte ndertuar nga maloket e Gollobordes,maloket e Librazhdit,qe vinin me btren me buke me vete.
    Kallupi ndertimit ishin zyrat e kooperatives.
    Pallatet dhe hotelet e plazhit,per inxhinjer zbatues kane pasur vetem firmen e ndonje pabuksi,se per te punuar dhe projektuuar dhe zbatuar kane qene bojaxhijte e komunales..
    Mos kerko kot breza antisizmike,materiale termetduruese,se ata kane punuar aty per buken e gojes.
    Rama ka punesuar sot ne keshillin e mbikqyrjes se ndihmave tre HAJDUTE SHARLATANE,KARAGJOZE TE SPROVUAR. Myftiun civil,Elvis Nacin,Hajdutin e muzeve dhe studimeve historike Marin Mama.
    Elvis Naci me Ndihmat e Komunitetit Musliman,te shoqatave Arabe dhe muslimanet e Anglise dhe Gjermanise bleu spitalin Privat.Marin Mema vajti vodhi fondin e Fotografit Dhimiter Vangjeli ne Erseke,jo mos vjedhi ndihmat e termetit.
    Ju kane vene ketyre zagareve,aktore patetike melcine ne qafe.
    Do ta shohim si do katandisen ndihmat!
    I shoi termeti gjithe inxhinjeret e ndertimit,gjithe ekonomistet,qe te merren me ndihmat dy sharlatane demagoge dhe hajdute te provuar si Elvis Naci me Marin Memen?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*