Shtyhet komisioni hetimor për serverin e tatimeve, Bushati: Keqardhje për mungesën e opozitës

May 9, 2016 17:48

Shtyhet komisioni hetimor për serverin e tatimeve, Bushati: Keqardhje për mungesën e opozitës

Është shtyrë mbledhja e Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve. Deputeti socialist Ervin Bushati thotë se shkak për këtë është bërë mungesa e opozitës në Komision.

“Ndiejmë keqardhje për mungesën e opozitës. Opozita nuk ishte në komision për të tretën herë, ndërkohë që ishte vetë ajo që e kërkoi komisionin”, tha deputeti Bushati.

Disa ditë me parë, PD dhe PS akuzuar njëra-tjetrën për bllokimin e punës së Komisionit Hetimor për serverin e tatimeve. Sipas deputetit socialist Ervin Bushati, “opozita po gjen sebepe për t’iu shmangur së vërtetës, duke kërkuar t’i shmanget reformës në drejtësi”.

Ndërsa deputeti demokrat Arben Ristani akuzoi mazhorancën se po pengon hetimet për serverin e tatimeve, duke theksuar se opozita do të kërkojë aq kohë sa duhet për të zbardhur të vërtetën.

May 9, 2016 17:48
Komento

2 Komente

  1. info analitike May 9, 21:23

    Mos u tall kot sepse ishte vete vellai i Gjiknurit ai qe refuzon vazhdimisht te paraqitet per te dhene llogari para Komisionit parlamentar.

    Reply to this comment
  2. Lili May 9, 21:41

    E pra vendosni nje ligje qe thot kur te shtuhet komisioni per mungese te pjesemarresit 3 here,te katernten vendoset edhe pa pranin e satyre qe ‘punojne’!
    Po edhe juive iu pelqen te mbylleni Problemi keshtu pa dhane asnje vendi e sidomos asnje denim!
    Derrat mbrojne njenjitjetrin! Po sa horra na kishte rritur e lane pas enveri bre!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim