Shtyhet rikthimi në fushë i Gareth Bale

February 9, 2016 16:55

Shtyhet rikthimi në fushë i Gareth Bale

Lajmë të këqija nga Infermieria e Realit të Madridit për Gareth Bale. Futbollisti uellsian jo vetëm që nuk do të grumbulohet për sfidën e fundjavës me Atletic Bilbaon në “Santiago Bernabeu”, por rrezikon të mos riaftësohet në kohë edhe për përballjen e 1/8 të Champions League me Romën.

26-vjecari i cili u dëtmua në pulpë në takimin e 17-janarit ndaj Sportingut të Gijonit, do të qëndrojë më shumë se c’ishte parashikuar jashtë fushave të blerta. Në bazë të ekzaminimeve mjekësore një ditë pas dëmtimit, u mendua se Bale do të humbiste vetëm tre takimet e radhës në La Liga, por periudha e riaftësimit nuk shkoi sikurse ishte parashikuar.

Bale u dëmtua në momentin e tij më të mirë sezonal, teksa kishte shënuar në barazimin me Valencian në Mestalla, tregolwsh me Deportivo La Corunan, si dhe ndaj Sportingut të Gijonit para se të kërkonte ndërrimin. Deri në këtë pikë të sezonit kishte arritur të shënonte 13 gola në La Liga.

Mungesa e tij mund të ndihet në të paktën dy ndeshjet e radhës që janë shumë të rëndësishme për objektivat në kampionat dhe në Champions. Forma e uellsianit nuk mund të jetë më e mira as në transfertë me Malagan dhe në derbin me Atleticon e Madridit.

February 9, 2016 16:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*