Shtyhet serish gjyqi ndaj Ilir Xhakjas

September 25, 2013 10:37

Shtyhet serish gjyqi ndaj Ilir Xhakjas

Shtyhet seanca gjyqësore në ngarkim të shtetasit Ilir Xhakja, i akuzuar për vrasjen e ish-shefit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj.

Ky është vendimi që mori trupi gjykues i çështjes “Xhakja”, gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve Rënda.

Shtyrja e gjyqit është bërë pasi mungonte avokati mbrojtës, Andi Duraj, i cili do të zbardhte konkluzionet përfundimtare. Mungesa e avokatit, Andi Duraj, u justifikua me faktin se ai ishte i angazhuar në një gjyq tjetër në Gjykatën e Lartë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca e radhës në ngarkim të Ilir Xhakjas të zhvillohet më datën 9 tetor.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Në pretencën e tij, prokurori Eugen Beci ka theksuar se është vërtetuar se Xhakja e ka vrarë me dashje dhe për shkak të cilësive të veçanta, ish-shefin e komisariatit të Shijakut.

Sipas akuzës, i pandehuri e ka njohur Adem Tahirajn si efektiv të policisë pasi shenjat ishin të dallueshme. Ndërsa e gjithë ngjarja ka nisur pas ndalimit të nipit të Xhakjes nga uniformat blu për kontrollin e dokumenteve të makinës me të cilën udhëtonte.

Ngjarja e rëndë, ku humbi jetën oficeri i lartë i policisë së shtetit, Adem Tahiraj, ndodhi në 13 shtator 2012, rreth orës 19:00”, në Katund Sukth në Durrës.

September 25, 2013 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*