Shtyhet shqyrtimi për hetimin e çështjes “CEZ”

November 17, 2015 14:08

Shtyhet shqyrtimi për hetimin e çështjes “CEZ”

Nisma për hetimin ndërkombëtar të çështjes “CEZ” nuk është miratuar në komisionin parlamentar të Ligjeve. Deputetët e mazhorancës vendosën ta shtynë shqyrtimin e nismës, me pretendimin se duhet më shumë kohë në dispozicion.

“Ky projektligj ka për objekt përcaktimin e rregullave që garantojnë kryerjen e hetimeve të pavarura, të plota dhe gjithëpërfshirëse, nga organe ligjzbatuese të huaja, për faktet e bëra publike lidhur me akuzat për çështjen “CEZ shpërndarje sh.a” me qeverinë shqiptare”, tha deputeti demokrat Eduart Halimi.

Ai deklaroi se qëllimi i nismës ligjore të opozitës, është hetimi i plotë i çështjes.

“Konkretisht, propozohet që një strukturë e specializuar hetimi që ushtron veprimtarinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe/ose në një vend të Bashkimit Evropian, dhe që pranon të caktojë prokurorë të saj në Shqipëri për llogari të hetimit të akuzave të bëra publike për çështjen ‘CEZ’, të ketë mundësi të hetojë mbi ligjshmërinë e veprimeve apo mosveprimeve të funksionarëve publik apo personave private, gjatë marrëdhënies midis shoqërisë ‘Debt International Advisory, DIA’ dhe shoqërisë ‘CEZ’, si dhe akuzave të bëra publike për veprime korruptive, si dhe të hetojë mbi faktet e bëra publike për dëmtimin e interesave financiare të shtetit shqiptar, nga realizimi i marrëveshjes për zgjidhjen me mirëkuptim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë ‘CEZ’, ”, sqaroi Halimi.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, bëri të ditur se kishte opinion për ligjshmërinë e hetimit të kësaj çështjeje. “U kam kërkuar organizmave ligjzbatuese ndërkombëtare opinion lidhur me implikimin kushtetues të kësaj nisme, pasi besoj se ka implikim kushtetues. Po presim një përgjigje”, tha Xhafaj, duke kërkuar shqyrtimin në parim të nismës ligjore për një tjetër ditë, por pa e përcaktuar. /Dita/

November 17, 2015 14:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim