Shtyhet vendimi për pallatet te Diga, Veliaj fut në kolaps Gjykatën Administrative

May 25, 2016 15:39

Shtyhet vendimi për pallatet te Diga, Veliaj fut në kolaps Gjykatën Administrative

Shtyhet sërish shqyrtimi i kërkesës së Bashkisë së Tiranës për përjashtimin nga trupa gjykuese e gjyqtares Enkelejda Metaliaj (Softa), që po shqyrton çështjen e ndërtimit të kompleksit me 5 pallate 17 katëshe te Diga e Liqenit.

Kërkesa pritet të shqyrtohet në 9 qershor, ndërkohë që çështja e përjashtimit nga trupa gjykuese e gjyqtarëve Arjan Qafa dhe Enkelejda Metaliaj të kërkuar nga Bashkia e Tiranës është shtyrë të paktën 7 herë brenda tre javësh. Një situatë e pazakontë, e cila duket se ka si arsye këmbënguljen e Bashkisë së Tiranës për ta ndjekur deri në fund çështjen.

Vendin e gjyqtarit Qafa në shqyrtimin e çështjeve për ndërtimin e pallateve te Diga e Liqenit e ka zënë vetë Kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita.

Megjithatë, Bashkia e Tiranës nuk është ndalur me kaq: ajo ka kallëzuar sot penalisht edhe gjyqtaren Enkelejda Metaliaj për konflikt interesi sepse ka lidhje familjare me një nga administratorët e kompanisë Gener 2.

Dorëheqja e gjyqtarit Arjan Qafa erdhi pas denoncimit nga Bashkia e Tiranës për konflikt interesi me kompaninë Gener 2 dhe fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë në ILDKP.

May 25, 2016 15:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim