Shtypi ilegal i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

February 23, 2021 13:54

Shtypi ilegal i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare

Hysen Tabaku

 

Shtypi i luftës, luajti një rol të madh në mobilizimin, edukimin e frymëzimin e masave të popullit e sidomos të rinisë në luftën për liri e pavarësi.

Mbas formimit të Partisë Komuniste në 8 nëntor 1941 dhe shpërndarjes, së thirrjes së parë të komitetit Qendrorë të përkohshëm, ku jepej lajmi për formimin e partisë si dhe shpërndarja e vazhdueshme e trakteve, në të cilat  i bëhej thirrje popullit për luftën kundër okupatorit, u bë tmerr për nazifashistët e tradhëtarët e vendit. Prandaj pushtuesit fashistë, duke parë se nga këto shkëndi të ideologjisë revolucionare mund të ndizej një zjarrë i madh, filloi të mbikqyrte e të përsekutonte mjaftë element revolucionarë.

Tellallët e kalemxhinjët e fashizmit, si dhe tëre propaganda fashiste, shtuan veprimtarinë e tyre anti shqiptare , për të shkaterruar moralisht dhe shpirtrisht masat, në vecanti rininë.

Partia Komuniste shtypin, e vlersonte dhe e konsideronte si domosdoshmëri objektive për edukimin e popullit me ndjenjat patriotike dhe për shpjegimin e vijës saj strategjike për fitoren përfundimtare të luftes mbi armikun. Prandaj ajo e bëri shtypin një armë të domozdoshme që: – Të mobilizonte popullin në luftën kundër fashizmit e tradhtarëve.

–T’u ndriçonte rrugën puntorëve, fshatarëve, intelektualëve, rinisë dhe gruas.

-Të neutralizonte prapagandën fashiste, e cila kërkonte të mbillte përçarje e çorientim në popull.

-Të tregonte rrugën e përparimit ekonomiko- shoqerorë të vendit.

Deri në 25 gusht 1942, që është data e themelimit të shtypit të Luftës me daljen e gazetës‘’ZERIT TE POPULLIT’’, organi i Partisë Komuniste, propaganda e shtypit zhvillohej përmes, thirrjeve, trakteve, komunikatave si dhe përhapjes së letiraturës bashkëkohore. Ishte bërë e qart,se ashtu si kur armikut i merreshin armët duhet ti’merreshin dhe mjetet teknike të shtypit. Në kushtet ilegale, pa mjete propagandistike e teknike nuk mund të flitej për organizim sa me te mire për çlirimin e vendit. Ka shumë fakte e ngjarje që tregojnë sakrificat e panumërta që flasin për guximin e trimerinë që treguan ilegalët në qytete e fshatra për rrëmbimin e teknikës së shtypit armiqve, por edhe për botimin e shtypit në kushte ilegale në shtëpitë e popullit.

 

***

Shtypi ilegal në qarkun e Beratit u bë shumë i nevojshëm për mobilizimin e masave në luftën NAÇL. por dhe kundër shtypit e prapagandës së okupatorve e tradhetarve.

Kjo nevoj u bë veçanrisht urgjente në tremujorin e 3-te të vitit 1942, ku numri i çetave u rrit në katër dhe zonat po çliroheshin me shpejtësi. Qarkori Partisë për Beratin, qe në tetor të vitit 1942, krijoi bazën e parë ilegale të shtypit me qendër në shtëpin e Thoma Bellos. dhe më von në fshatin Nishovë, në familjen Çela nën drejtimin e Kristaq Tutulanit.

Qarkori i ngarkoi detyrë njësitit gueril të qytetit të Beratit të rrëmbente shaptillografin e zyrës së fashos në Berat.

Më 27 dhjetor 1942, në oren 12.30 njësiti gueril nën drejtimin e Heroit të Popullit Ajet Xhindole, organizoi aksionin për marrjen e materjaleve teknike:Shaptillografin-makina shkrimi , në seksionin e prapagandës dhe agjitacionit në ndërtesën e federatës Fashiste të Beratit. Ky aksion u krye nga Kostandin Leka, Nystret Meqemeja dhe Jani Gjeci. Aktivistja dhe simpatizantja e luftës Konxhe Gjeçi, e cila ishte pastruese e federatës së zyrës së fashos, sipas porosisë së shokeve të njësitit,mbas orarit zyrtar ngriti dhe afroi tek dritaria shaptillografin,makina shkrimi dhe materjale të tjera,me qëllim që ato të merreshin shpejtë e pa ndonjë veshtirsi. Njëkohesisht ata hynë dhe në depon e fashos dhe morën një sasi të madhe materjalesh.

Veprimi i guximshëm i komunistve ngjalli shqetësim të madh tek gjenerali Silvio Robini dhe ky, i trembur nga pasojat e këtij aksioni, vuri në dijeni me njëherë mëkmbësin e mbretrisë Italiane, Françesko Jakomanin. Lidhur me këtë aksion , një dokument i datës 7 Janar thekson: “’-Natën e 27 dhjetorit njerëz të panjohur, me anë çelsa fallco jan futur në katin përdhes të federatës fashiste shqiptare duke marrë çiklostilin dhe prej magazinës,të cilën e kan thyerë kan marrë këpucë e uniforma të rinisë fashiste’’. Aksioni i marrjes së shaptillografit ishte një goditje e fortë moralo-politike kundër armikut, atje ku ai nuk e priste, Brenda në qytet. Kjo rriti shumë autoritetin e partisë në shtresat e ulta të qytetit dhe tronditi aleatët e fashizmit.

Kontribut me vlerë kanë dhënë Nustret Meqemeja e Dhosi Odricani, jo vetëm si pjesemarrës të aksionit për rrëmbimin e teknikës së shtypit tek fashistët por edhe  puntor të pa lodhur dhe guximtar që në çastet e veshtira vinin jetën në rrezik për të shpëtuar teknikën nga armiku. Si dhe të pa lodhurat dhe revolucionaret Tefta Laro dhe Elpiza Lacka që për kohësishtë punuan me këtë teknikë. Një meritë të vecantë për shtypin ilegal ka Karehman Ylli, icili gjatë tërë luftës  NAÇL, mbante lidhje e përgatiste materjale, si dhe shokët e tjerë që hartonin thirrje, trakte etj.

Komiteti qarkor në vitin 1944 dispononte një teknikë të përbërë nga 4 makina shkrimi e 1 shaptillograf të vjetër, që i përdorte për punë prapagandistike e politike .

Gjatë operacionit të dimrit 1943- 1944 një pjesë të teknikës (një makin shkrimi Olivetë) e Qarkut të Beratit, në fazën e dytë të operacionit, aty nga gjysma e dytë e muajit Shkurt, për një periudhë kohe (prej dy javësh), u instalua në Sulovën e Sipërme e kryesishtë në fshatin Jançë, në shtëpinë e Shasho Tabakut. Bashkë me të’, ishte dhe Sekretari Politik i Qarkorit shoku Kahreman Ylli. Në makinën e shkrimit punonte antarja e komitetit të Qarkorit Urani Kutra ( Mullisi) . Ajo ishte një vajzë partizane e thjeshtë, e shkolluar, e shkathet ,e zgjuar , e shkurtër dhe esmere e cila në makinë punonte mirë dhe shpejtë. Ata qëndruanë aty në kushte një ilegalitet të plotë, të imponuar nga trysnia operacionit të përzier Gjermano- Ballisto të dimrit dhe në kushtet e një dimri të ashpër, me dëborë, e të acartë.

Kahremani dhe Urania punonin pa pushim deri natën vonë. Shpesh herë ata harronin të hanin edhe bukë, tregonte e zonja e shtëpisë.

Për ushqimin gjithmonë interesohej plaka (Zelihaja), ose Salta si e thërrisnin atë. Ajo ishte dhe kryetare e organizatës së gruas Antifashiste të fshatit Jançë. Kur u çonte ushqimin i drejtohej Karehmanit: “Të keqen nëna Kahreman, lëreni tani ato të flamosura kartash, se u lodhët e u qorruat nga sytë. Çlodhuni dhe hani pak bukë, se shkoi vonë.

 Plaka e dinte që Kahremanit i pëlqenin vezët dhe, bënte si bënte dhe ia siguronte, nuk bënte vaki të mos i gjente, të paktën sa për atë. Ajo i donte të gjithë Skraparllinjtë. Salta ishte bijë nga fshati Shpatanjë e Skraparit dhe kishte të bënte me Kahremanin(ishte bijë nga fisi Çaushve, ku ishte nip Sinan Ylli). Ndërsa motra e sajë ishte e martuar me vëllane e Tosun Feskos. Ndaj dhe e donte shumë, siç e donte gjithë Skrapari. Ai nuk ja prishte plakës, e dëgjonte dhe e linte çdo gjë, sapo ajo i futej në dhomën e punës. Salta thoshte gjithmonë: “Ai djalë është i sajdisur, me shkollë dhe nga një derë e madhe, fis i ndjerë e i respektuar në Skrapar. Lumë ajo nënë që e ka!”

Ajo u çonte hera herës ndonjë mollë, fiq të thatë apo misra të zjerë dhe arrë e u thoshte: “Merrini të keqen nëna, se jeni lodhur e farmakosur nga ai i shkretë duhani.” (ai e pinte shumë duhanin).

Një herë ndodhi që u mbaroi vajguri dhe letera e shkrimit . Për tu furnizuar me vajgurë, letër shkrimi,shirit , bojë stilografi, se Kahremani shkruante me stilografë, e të tjera sende kancelarie e letra duhani etj; shkoi Shashoja me kalin e tij bashkë me një partizan me mustaqe të quajtur Shefit.Ai ishte nga qyteti i Beratit.Vishej si fshatar dhe hynte e dilte në qytet, sa herë që kishin për të dërguar letra ose porosi, apo për të bërë furnizime në qytetin e Beratit. Ata hynë në lagjen e Vakëfit dhe bënë furnizimet e nevojshme, në dyqanin e familjes së Thoma Bellos, duke i futur shiritat, bojën etje, në trastën e tagjisë së kalit, kurse letrën dhe gjerat e tjera i kishin futur në mes të hejbeve e të thasve të mbushur me ushqime e tagji për kalin dhe në darkë i sollën në Jançë.

Ato ditë kishte shumë lëvizje korjerësh. Shkonin e vinin, duke dërguar e sjellë letra nga krahina dhe rrethe të ndryshme të vendit.

Një ndër Traktet e shtypura dhe i shpërndarë i drejtohej popullit me këto fjalë: “cilat do qofshin dallgët e luftës,fitorja është e jona.Gjermania do të mundet e bashkë me të dhe gjithë kujslingët e tradhtarët e popullit’’. Duke demaskuarë tradhtarët, Abaz Ermenjin, Ali Kelcyren, Kadri Cakrani, etj. Dhe duke deskredituar para masave që i ndiqnin në thirrjen e mësipërme theksohej: “Fatkeqësishtë Shqipëria ka lindur edhe bijë si Ju që bashkpunoni me gjermanët… Për të luftuarë lëvizjen e vërtet shpëtimtare të Atdheut … Ju nuk u ngopët me vjedhjet e gjakun që na derdhët kur ishit ortak me fashizmin Italianë’’.. Kurse në një traktë tjetër thuhet se: “Populli i qarkut tonë u njehë, prandaj populli shqiptarë ju ka vënë drunë’’. Ai shtyp ngriti pesh zemerat e luftëtarve të lirisë e të mbarë popullit. Ai ishte një

instrument i fuqishëm i luftës së popullit tone për liri.

Ish sekretari organizativ i Qarkorit të partisë për Beratin Myqerem Fuga ka deklaruar: “Gjatë operacionit të dimrit, në shtëpinë e Shashos, për një periudhë kohe, ishte vendosur një pjesë e teknikës propagandistike e shtabit të Qarkut, e cila luajti rol të rëndësishëm në

mbarvajtjen e Luftës”. …. (Shihë kujtimet e M.Fugës).

 Kurse shoku Xhorxhi Robo, një nga kuadrot krysorë të Luftës më ka thënë: “Kur erdhëm në këtë familje, në fazën e dytë të operacionit, kur kishim thyer ofensivën e përzier të Gjermano–Ballistëve, gjetëm në shtëpinë e Shashos të instaluar edhe teknikën e partisë të Qarkut.”(kujtim të Xh. R. f.3).

Për instalimin e teknikës së qarkut, në shtëpinë e Shasho Tabakut ka sjellë kujtimet e tij edhe Sulo Osmani (Çepani), ish-korjer i Shtabit të Grupit të Skraparit: “Mbaj mend, thotë Suloja, se në fazën e dytë të operacionit të dimrit në këtë shtëpi (shtëpia e Shashos) ka qënë e instaluar një pjesë e teknikës propagandistike të Shtabit dhe Qarkorit të Partisë për Beratin.”….

Para se te largohesh Kahremani Ylli, bëri mbledhjen e Qarkorit të Partisë e të Shtabit të Qarkut dhe zhvilloi analizën;- për punën e bërë nga Qarkori e Shtabi i Qarkut për përballimin me suksesë të opercionit armik të Dimrit dhe mori vendim, qe:-Forcat partizane të Qarkut të hidheshin menjëherë në sulëm për çlirimin dhe s’pastrimin e Skraparit, Sulovës, Nahijes së Beratit e Shpiragut dhe t’i afroheshin rrethinave të qytetit të Beratit. Të merreshin të gjitha masat organizative për krijimin e kushteve sa më të favorshme për formimin e Brigadës së 7-të. Që sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm, së shpejti do të bëhej inagurimi i saj.

Mbas përfundimit të operacionit armik të Dimrit (rreth ditës së verës), kur sapo kishte filluar të shkrinte bora, Kahremani Ylli, bashkë me atë pjesë të teknikës, u larguan për në fshatrat e Nahijes së Beratit. Ai la porosi të zotit të shtëpisë, që duhani, që do ta sillnin nga Mollasi i Elbasanit, të ja dërgonte me njeri të saktë ose vet Shashoja tek Pasho Hysi .

Sulova në pergjithsi dhe fshati Jançë në vencanti, lagjia e Tabakasve, ka një pozicion dominues dhe strategjikë mbi Beratin, Kuçovën, Myzeqen, Gramshin ,Elbasanin e deri ne Tomorricë. Ato janë një nyje dhe urë lidhëse, për të gjitha rrugët që,të çojnë në këto rrethe apo zona.

Sulova dhe Jança kan qënë të lidhur me lëvizjen NAÇL., qysh në pranverën e vitit 1942 me çetën e Skraparit dhe deri sa mbaroi lufta nacionalçlirimtare në1944.

Ajo strehoi, mjekoi dhe ndau kafshatën e bukës së fëmijve me luftëtarët e formacioneve partizane të Qarkut të Beratit dhe të Brigadave të tjera si : -Brigadës l-rë“S”; Br.V “S”; ,Br.Vll “S“.,etj.. Ato kan merita të mëdha se, kan dhënë një kontribut të çmuar e të vyer për çlirimin e vendit nga okupatori fashist dhe tradhtarët e vendit gjatë luftes NAÇL ..

Kjo nuk është vetëm krenari e meritë për popullin e Sulovës e të Jançës, por për gjithë popullin e rrethit të Gramshit.   

SHTYPI (Kliko)

 

                           

 

February 23, 2021 13:54
Komento

6 Komente

  1. Kola February 23, 14:48

    Shkrim nga nje muzhik per muzhike te tjere. Botojeni me mir ene Serbi e Rusi, sepse atje eshte vendi i internacionalizmit sllavo-komunist.

    Reply to this comment
  2. albi February 23, 15:11

    akoma keta? o zot ku vete ky vend.

    Reply to this comment
  3. Fatmiri February 23, 17:45

    Pershendetje Hysen Tabaku!Shkrimet tuaja dhe te mijra te tjereve qe ben ose e jetuan Luften i duhen vendit qe te mos humbas historia e lavdishme e luftes Nac.Cl, Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  4. fteri February 23, 17:55

    Shkrim mbreslënës i shtypit ilegal ,ku rrallë mund të ketë burra e gra të tillë patëriotik që me mendjen dhe me veprën e tyre kan vënë kokën në rrezik duke mishëruar qëllimet e dëshirat e një popullit për çlirim nga zgjedha e huaj nazi-fashizmi e tradhtarët brenda vendit baballarët ballisto -zogist në mënyrë kaq të plotë ,prandaj populli i ndihmoi u bë streha e shtypit ilegal ,dashuria e popullit për partizanët ishte e madhe dhe e natyrshme .Jeta e Enver Hoxhës ,Karaman Yllit dhe të gjithë atyre që kontribuan për Luftën Antifashiste-nac-çlirimtare jan të pa ndashme nga lufta e historia e shtypit ilegal dhe sakrificat e popullit shqiptar për gjysëm shekulli,hodhi themelet e shtetit ri shqiptar ,punoi dhe përcaktoi vijnë për ndërtimin e shoqërisë së re shqiptare për modernizimin e vendit dhe zhvillimin e industrisë .I pa harruar qoftë guximi i njerzve të shtypit ilegal në shqipri si përhaps të kulturës përparimtare me atë botrore.

    Reply to this comment
  5. Lola Komimi February 23, 18:49

    Kujtime që nuk duhet te harrohen.
    Shqiperia u çlirua jo vetem nga heroizmat e partizaneve te drejtuar dhe udhehequr nga PK dhe Shtabi i ushtrise, por se lufte te morri pjese sshumica dermuese e popullit, baza e sigurte e partizaneve.
    Dhe kur ngrihet ne lufte nje popull i tere nuk ka ç’ti beje asnje hordhi pushtuese.
    Prandaj kujtimet e atyre viteve, jane te dobishme sidomos sot, e duhet te lexohen nga te rinjte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim