Shfaq “pendesë të thellë”, por cilën akuzë do ngrejë Prokuroria?

September 28, 2016 11:35

Shfaq “pendesë të thellë”, por cilën akuzë do ngrejë Prokuroria?

Gjykata e Tiranes ka vendosur sot arrest me burg për Arnold Kolën. I riu 22-vjeçar që shkaktoi aksidentin shokues në Kamzë të dielën, është shfaqur i penduar në sallën e gjyqit.

Avokati i të riut Marash Ibraj tha për mediat:

“Nuk patëm asnjë pretendim për ngjarjen. Ishim dakord me kerkesen e prokurorise per arrestin ne flagrance per masen e sigurise. Ishte një fatkeqësi nga pakujdesia dhe klienti im kërkoi ndjesë, ka shfaqur pendesë të thellë”.

arnold kola

Prokuroria kishte kërkuar një ditë më parë masën e arrestit me burg për Kolën. Ai shkaktoi aksidentin tragjik në Kamzë, e për pasojë një efektiv policie humbi jetën teksa ishte në shërbim bashkë me kolegët e tij.

Organi i akuzës dorëzoi të martën në Gjykatë kërkesën për caktim mase “arrest me burg pa afat” ndaj të riut. Kola rezultoi sërish nën efektin e alkoolit pasi nga testi që i është bërë në spital ka rezultuar në masën 0.32.

Avokati Marash Ibraj
Avokati Marash Ibraj

Akuzat janë “shkelje rregullave te qarkullimit me pasoje vdekjen nje here dhe plagosjen dy here” dhe “drejtim mjeti ne menyre te parregullt”. Per akuzen e pare, parashikohet denimi 5 deri 20 vite burg, dhe per akuzen e dyte parashikohet denim deri ne tri vjet

September 28, 2016 11:35
Komento

2 Komente

  1. Shpetim September 28, 12:46

    Burgim te perjetshem qenit, se ju kane erre syte nga te mirat . Fajin e ka familja e tije qe ne emer te perfitimeve qe kane ne politike, kujtojne se femijet e tyre jane te paprekshem. Po famljet e atyre policece te shkeret qe punojne ne kushte te veshtira? Ne se eshte per tre vjet denimi duhet qe vete policet ta shtypin dhe me qejf te bejne tre vite burg, ndryshe keta horra nuk vene mend.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 28, 18:03

    Akuza varet nga sasia e lekeve qe do te jene futur ne zarf.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*