Koalicionet, KQZ rrëzon shtyrjen e kërkuar nga PS dhe LSI

April 20, 2017 16:24

Koalicionet, KQZ rrëzon shtyrjen e kërkuar nga PS dhe LSI

Pas rreth dy orë diskutimesh, KQZ vendosi të mos e marrë në shqyrtim kërkesën e PS dhe LSI për të shtyrë me tetë ditë afatet e regjistrimit të koalicioneve.

Kreu i KQZ-së, Denar Biba tha se kërkesa nuk ka bazë ligjore dhe se për të nuk duhet marrë vendim.

Propozimin e tij e pranuan të gjithë anëtarët e KQZ-së.

Referuar nenit 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor afati pë regjistrimin e partive si subjekt zgjedhorë është “jo më vonë se 70 ditë nga dita e zgjedhjeve” dhe afati për regjistrimin e koalicioneve është “jo më vonë se 60 ditë nga dita e zgjedhjeve”. Afati për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore u përmbush më datë 19.04.2017. Kërkuesit janë në përpjekje të vazhdueshme për të negociuar me opozitën, për të mundësuar pjesëmarrjen e plotë të të gjithë spektrit ekzistues politik të vendit në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 18.06.2016”, thuhej në relacionin e projektvendimit që ka hartuar administrata e KQZ-së.

April 20, 2017 16:24
Komento

3 Komente

  1. xxx April 20, 16:48

    bravo KQZ
    le te votojn vec e vec ps nga parta leshit

    Reply to this comment
  2. Arben April 20, 16:55

    KA BERE DETYREN.

    TE KISHTE VENDOSUR NDRYSHE DO ISHIN KRIMINELA.

    Reply to this comment
  3. info analitike April 20, 19:12

    Jo “nuk duhet” por KQZ “nuk mundet” e nuk ka tager te marre nje vendim te tille. Ligjet nuk jane si zhgarravinat e kryepsikopatit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*