Shtyu 12-vjeçarin për të vjedhur në plazh, në kërkim i riu nga Kamza

July 9, 2018 15:22

Shtyu 12-vjeçarin për të vjedhur në plazh, në kërkim i riu nga Kamza

Një 21-vjeçar nga Kamza është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka përdorur një të mitur për të vjedhur turistët e plazhit të Golemit.

Policia raporton se 21-vjeçari është shtetasi me inicialet K.C.

Policia e Kavajës ka ndaluar paraditen e së shtunës të miturin, pasi kishte vjedhur një çantë me një shumë parash, si dhe një celular të një turisti nga Maqedonia.

Ky i fundit e ka denoncuar rastin në polici, gjë e cila ka çuar në mobilizimin e kësaj të fundit për të identifikuar dhe ndaluar autorin, shtetasin e mitur me inicialet A.I, banues në Golem.

Pasi është kapur, 12-vjeçari ka treguar se ishte nxitur nga shtetasi K.C për të realizuar vjedhjen.

Në njoftimin policor thuhet se materialet janë dërguar në Prokurorinë e Kavajës dhe se po punohet për kapjen e 21-vjeçarit.

s.a/dita

July 9, 2018 15:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*