Shuajp Kraja, shqiptari që shpiku vaksinën kundër kancerit

June 28, 2016 12:32

Shuajp Kraja, shqiptari që shpiku vaksinën kundër kancerit

Profesor Shuajp Kraja është shpikësi i parë shqiptar që gëzon të drejtën mbi patentën evropiane për vaksinën kundër kancerit. E konsideruar si një shpikje inovative në fushën e mjekësisë, lëshimi i kësaj patente nga Organizata Europiane e Patentave (EPO), i hap rrugën procedurave për marrjen e autorizimit të prodhimit nga Bashkimi Europian.

Në kuadër të studimit pilot me pacientë vullnetarë, me Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite. Ajo shfaq siguri të plotë në trajtimin dhe shërimin e formave të ndryshme të kancerëve, pa rishfaqje të tyre.

Bi vaksina përbën një mënyrë mjekimi shumë më të përshtatshme që konkuron dhe do të zëvendësojë ”artilerinë” e rëndë të kimioterapisë dhe radioterapisë si një gjilpërë inteligjente (timolimfocite hiperimune me informacion selektiv të ri), që do të jetë në gjendje ndërmjet triliona qelizash të organizmit (normale dhe malinje), të dallojë dhe të vrasë në mënyrë selektive qelizat malinje pa dëmtuar qelizat e shëndosha të organizmit.

Bi vaksina aplikohet për mjekimin e formave të ndryshme të kancerit dhe po ashtu vlen në imunizimin kundër shfaqjes së kancerit në persona të shëndoshë, por të predispozuar për të zhvilluar kancer. Patenta për këtë shpikje njihet në shumë shtete dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare si Zyra Europiane, Gjermania, Zvicër, Francë, Britania e Madhe, Irlandë, Shqipëri, Kosovë e Kroaci.

Profesor Kraja ka marrë po ashtu një patentë të dytë në nivel europian për medikamentin “Shukrain 55” edhe kjo e regjistruar për patentim pranë institucionit të Regjistrimit të Patentave dhe Markave, këtë radhë në Gjermani.

Medikamenti ka një spektër të gjerë dhe është vërtetuar gjithashtu efektiv ndaj viruseve patogjene të rrezikshme për shëndetin e njeriut si hepatitet virale HIV AIDS dhe gripit, duke parandaluar epideminë e tij.

Ne pranverën e vitit 2015 është konfirmuar pranimi i këtij medikamenti si inovacion i patentuar medicinal duke ju dhënë e drejta e prodhimit industrial. Konsiderohet si një domosdoshmëri hedhja e këtij medikamenti në tregun ndërkombëtar, duke u bazuar në efektet kuruese dhe shëruese kundër sëmundjeve të ndryshme virale bakteriale.

Ai vlerësohet si një inovacion i patentuar shumë i nevojshëm për farmaceutikën botërore, veçanërisht aty ku OBSH jep alarmin për rezistencën e antibiotikëve dhe kohën e gjatë të mungesës së tyre në treg.

Prof. Shuajp Kraja ka lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1936. I specializuar për biologji molekulare, Prof Kraja ka një karrierë të pasur shkencore e akademike, që i kalon kufijtë shqiptarë.

June 28, 2016 12:32
Komento

7 Komente

  1. anticensurë 25642654 June 28, 13:20

    “… Bi vaksinën antikancer janë trajtuar e shëruar për një kohë të gjatë disa dhjetëra raste ndër vite.”
    nuk është vaksinë por ilaç”ANTI VIRAL & ANTI BACTERIAL MEDICAMENT “SHUKRAIN 55” – 10 2004 003 030.8”
    Patented Innovation”
    mësoni njëherë ndryshimin ndërmjet ilaçit dhe vaksinës!!
    ilaçi-shëron sëmundjen,nuk e parandalon!!
    vaksina-parandalon sëmundjen,nuk e shëron!!

    Reply to this comment
  2. Arb June 28, 13:57

    Mos u beni qesharake deri ne kete nivel !!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Beqir Jusufi September 4, 21:49

    Pershendetje jam Beqir Jusufi,jam i interesuar per qit vaksinen.Qysh muj me kontaktu me ju.

    Reply to this comment
  4. eri May 9, 07:35

    ku mundem me gjet numrin e telefonit ose adresen ku jeton ki profesor…faliminderit

    Reply to this comment
  5. Flora May 16, 14:00

    Si mund ta kontatoj . Ju lutem nje andrese

    Reply to this comment
  6. Marjeta June 15, 16:31

    Ju lutem me jepni nje nr ose adrese kontakti me profesorin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*