Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo

November 11, 2017 09:12

Shuhet aktori i njohur Mërkur Bozgo

Aktori i njohur Mërkur Bozgo është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh.

Bozgo numëron një numër të madh rolesh në kinematografi dhe teatër.

Kush ishte Merkur Bozgo 

Mërkur Bozgo lindi në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.

Pas këtij viti për 7-të vjet punoi në televizion dhe që prej vitit 1975 punoi si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar).

Në vitin 1994 doli në pension. Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968.

Roli mi i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.

Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:
Në fillim të verës (1975), Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979), Drejtori i muzeut
Agimet e stinës së madhe (1981), z. Ali
Tela për violinë (1987), Andoni
Stolat në park (1988), Drejtori
Bolero (1997), Klienti i Evelines
Gjoleka, djali i Abazit (2006), Hoxha
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai

November 11, 2017 09:12
Komento

1 Koment

  1. Jorgji Davidi (Sulo Tahiraj) November 11, 11:08

    I lehte dheu ku do te prehet i mirenjohuri Merkur Bozgo dhe ngushellime familjes. Shiheshim perdite nga kodrat e liqenit ndersa shetisnim mengjezeve….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim