Shuhet Mikel Janku. Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë

January 10, 2019 12:29

Shuhet Mikel Janku. Ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë

Futbolli shqiptar humbet një prej legjendave të tij. U nda nga jeta në moshën 78-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ish portieri i Partizanit dhe kombëtares shqiptare Mikel Janku.

I lindur në vitin 1941, Mikel Janku pati fillimisht një karrierë si aviator për t’iu dedikuar më pas futbollit.

Janku ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit në vitet 1962-1969 duke fituar kampionate kombëtare dhe kupa të Shqipërisë. Në periudhën 1964-1967 ai ka mbrojtur portën e kombëtares shqiptare duke zhvilluar 9 ndeshje zyrtare për kompeticionet e FIFA dhe UEFA.

Pasi mbylli karrierën si futbollist, Mikel Janku nisi atë të gazetarit dhe opinionistit sportiv. Federata Shqiptare e Futbollit e ka nderuar Mikel Jankun me titullin ‘Nderi i Futbollit shqiptar’. Ceremonia mortore për këtë legjendë të futbollit shqiptar do të bëhet ditën e premte.

o.j/dita

January 10, 2019 12:29
Komento

3 Komente

  1. Lala January 10, 20:40

    Jame ne dileme, nuk di kush eshte me I fituar ne qe shikonim futboll dhe dashnoret e futbollit apo keta sot qe shohin breket e dashnoreve te ” futbollisteve,,?
    Iken yjet nje nga nje , ngushellime familjes!

    Reply to this comment
  2. Adih January 10, 20:49

    I njoh personalisht nga afer vellezerit Janku . Mbi te gjitha rrjedhin nga nje familje me tradita ,dhe dallohen ,per njerez shume te urte .
    Ngushellime Gimi ,per vellain tend me te madh MIKEL .Gjithashtu edhe njerezve te tjere te familjes ………. ,nga nje shok i jot. .

    Reply to this comment
  3. A. Likaj January 10, 21:06

    Nder dhe respekt per legjenden e portes se kombetares sone, Mikel Janku, njeriun e dashur, gazetarin sportiv dhe opionistin e futbollit qe u nda nga jeta. Kam patur fatin qe te punoj per nente vite me Mikelin ne kompanine e dikurshme “Koha Jone”. ne ate kohe krahas detyres se gazetarit te terenit shkruaja edhe tek “Sport Ekspresi” qe ishte pjese e kompanise. Mikeli bente detyren e Zv/ Kryeredaktorit. Ruaj kujtime shume te bukura nga ajo kohe dhe e vlersoj se tepermi karakterin e ketij njeriu qe dha gjithçka nga vetja e tij per sportin e futbollin shqiptar ne veçanti. Eshte nje kontribues i shkelqyer ne median e re sportive te viteve nentedhjete, ate kohe kur Sport Ekspresi ishte gazeta me e madhe sportive ne vend dhe kur kjo media sportive pas renies se komunizmit perfaqsohej vetem nga dy gazeta sportive. I dikurshmi “Sporti Popullor” dhe Sport Ekspres. Shume nga gazetaret e sotem sportive kane dale nga “shkolla” e Fatmir Mnerit dhe Mikel Jankut.
    I qofte dheu i lehte mikut tim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*