Shuhet Muhamed Ali

June 4, 2016 08:56

Shuhet Muhamed Ali

Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare legjenda e boksit, Muhamed Ali.

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, ndërroi jetë në një spital të Arizonas ku ishte shtruar ditën e enjten.

Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, sëmundje që iu përshkallëzua edhe nga Parkinsoni.

Familja e tij njoftoi se funerali do të mbahet në vendlindjen e tij, Louisville, në Kentaki.

Lindur me emrin Cassius Marcellus Clay, Ali u bë i famshëm pas fitores së medaljes së artë në Olimpiadën e Romës në vitin 1960.

I cilësuar si “më i madhi”, boksesi amerikan mposhti Sonny Liston në vitin 1964 duke fituar titullin e tretë kampion bote për pesha të rënda duke u bërë i pari boksier që fiton këtë titull në tre ndeshje të ndryshme.

U tërhoq nga boksi në vitin 1981 pas 56 fitoreve dhe 5 humbjeve.

Sports Illustrated e ka kurorëzuar si “Sportistin e Shekullit” e po ashtu edhe BBC si “Personaliteti Sportiv i Shekullit”.

Përveç suksesit në boks, Ali do të mbahet mend edhe si një aktivist për të drejtat e njeriut dhe poet që tejkalonte kufijtë e sportit, racës dhe kombësisë.

“Si një njeri që nuk shiti kurrë njerëzit e tij, por nëse kjo është shumë, atëherë thjesht si boksier”, do të deklaronte ai pas pyetjes sesi kishte dëshirë që të mbahej mend.

June 4, 2016 08:56
Komento

4 Komente

  1. demo June 4, 10:52

    Nuk me ka pelqyer kurre ky hileqar,qe i vidhesh gjithmone perballjes balle per balle.Ky hynte ne ring si llafazan pastaj per 15 raunde ja fuste vrapit deri sa te lodhej kundershtari,ose i ngjitej ne trup si beri me Foreman.

    Reply to this comment
  2. realiteti June 4, 12:18

    Cassius Clay i konvertu ne islam si Muhamed Ali ishte nje kokerr budalle i vetquajtur ” me i bukuri ” dhe sebashku me islamikun tjeter Mike Tyson jane boksieret me skandale me shume ne boks e jashte tij. Boksieri me i math i kohrave eshte Rocky Marciano me 49 ndeshje – 49 fitore ne karriere.

    Reply to this comment
  3. Monika Kryezeza June 4, 13:17

    Supermbesa ,Ermina kali i Xenit dhe Sadija çpune kane me kete informacion qe vlen vetem per bagetite shqipetare!

    Reply to this comment
  4. Arben June 4, 16:10

    SHPIRTI I GJETTE PREHJE NE PARAJSE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*