Shuhet në moshën 74 – vjeçare babai i email –it

March 7, 2016 11:33

Shuhet në moshën 74 – vjeçare babai i email –it

Ray Tomlinson, i konsideruar si babai i email –it është ndarë nga jeta në moshën 74 – vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga kompania Raytheon, ku ai punonte.

“Një pionet i vërtetë i teknologjisë, Ray ishte njeriu që na solli email –in në fillimet e përhapjes së kompjuterave,” tha në një deklaratë për mediat, një zëdhënës i kompanisë.

Sipas tij, Tomlinson vdiq të shtunën në mëngjes teksa ndodhej në shtëpi, ndërsa nuk është ende e konfirmuar shkaku i vdekjes.

Në një artikull të sajin, gazeta “Sydney Morning Herald” shkruajti se Tomlinson dyshohet të ketë vdekur nga një arrest kardiak.

Bota e teknologjisë shprehu hidhërim të thellë për vdekjen e Tomlinson, i cili konsiderohet si hero, falë shpikjes së vitit 1971, të programit ARPANET, paraardhësin e internetit, që i lejonte njerëzit të dërgonin mesazhe në kompjuter në servera të tjerë. Ai shpiku gjithashtu simbolin “@” për të thjeshtëzuar këtë proces.

“Faleminderit Ray Tomlinson për shpikjen e email dhe për vendosjen e “@” në hartë”, thuhej në një postim në Twitter nga zyrtarët e Gmail.

Ndërsa pioneri i internetit Vinton Cerf e përshkroi vdekjen e tij si “lajm tepër të hidhur”.

I lindur në New York, Tomlinson u shkollua në Rensselaer Polytechnic Institute dhe MIT në 1960 dhe po punonte për kompaninë e kërkimit dhe zhvillimit Bolt Beranek & Newman, sot Raytheon BBN Technologies, kur shpiku email –in.

Tomlinson u bë i njohur në kohën kur email – i u përhap në gjithë botën, falë shpikjes së itj.

Ai është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme gjatë jetës.

March 7, 2016 11:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*