Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari Kiço Blushi

February 8, 2019 20:44

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari Kiço Blushi

 

Kiço Blushi skenarist dhe shkrimtar shqiptar ka ndërruar jete para pak minutash. Blushi u nda nga jeta ne moshën 75 vjeçare.

Kiço Blushi ka lindur në qytetin e Korçës në 23 gusht të vitit 1943.

Pas mbarimit të studimeve të larta për letërsi shqipe dhe ruse filloi punën si redaktor pranë Radio Televizionit Shqiptar dhe në vitin 1974 kaloi si redaktor në Kinostudion “Shqipëria e Re”.

Skenari i tij i parë ishte ai i filmit “Çifti i lumtur” në vitin 1975 si bashkëautor.

Me skenarin e filmit “Beni ecën vetë” në vitin 1975 u vlerësua me Çmimin e Republikës së Klasit të III-të.

Ka shkruar 14 skenarë filmash artistikë dhe dy skenarë filmash dokumentarë dhe vizatimorë.

Më 20 shkurt të vitit 1991 thirret nga Presidenti Ramiz Alia që të marrë pjesë në Këshillin Presidencial.

Nga viti 1997 deri në vitin 2001 ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Me dorëheqjen nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Publik Shqiptar, u largua nga politika aktive.

Aktualisht Kiço Blushi ishte kryetar i Bordit Drejtues të Qendrës Kombëtare të Kulturës.

l.h/ dita

February 8, 2019 20:44
Komento

17 Komente

  1. NGUSHELLIME FAMILJES BLUSHI February 8, 21:19

    Iku nji nder penat me te ndritura te Publicistikes Shqiptare ,
    asaj te vertete .

    U prehte ne paqe …

    Reply to this comment
  2. mirel February 8, 21:21

    Nderime per vepren e Kico Blushit!

    Reply to this comment
  3. Adih February 8, 21:54

    Beni : Ngushellime ,per babain tend , ,tju kete lene uratat U shua dhe nje pende e cmuar shqiptare :.

    Reply to this comment
  4. vjollca konda February 8, 22:40

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te dashur.
    Iku dhe nje pene e forte dhe realiste,
    Vazhdojne te ikin shpejt ata qe nderojne Shqiperine, dhe qe per momentin , fatkeqesisht, nuk po i zevendeson dot kush.
    Eshte vertet per te ardhur keq.
    Nuk me harrohet kurre ne 1997, kur i nderuari Ki#o Blushi, u intervistua nga BBC per ngjarjet e tmershme dhe tragjke , te shkaktuara nga berisha & dhe banda kriminale e PD-se.
    Fjalet e tij ishin sa te dhimbshme ,te hidhura per sa po perjetonte populli shqiptar, ne menyre krejtesisht te padrejte, aq dhe demaskuese per Europen , e cila e shihte Shqiperine akoma si plaçke tregu, e per kete jo vetem qe nuk nderhynte por e mbeshteste ne te gjitha format kriminelin Berisha, si kishte bere dhe me Esat Pashe Toptanin.
    Konkretisht , ne kete interviste , duke hedhur poshte insinuatat e europes se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet, tha :
    ” HIQINI BRENDA NATES TE GJITHA INDTITUCIONET SHTETERORE , LIGJVENESE, LIGJZBATUESE E POLICINE, ANGLISE, DHE JAM ISIGURTE QE AJO DO TE PESONTE SHUME HERE ME TEPER DEME SE NE SHQIPERI.
    Se ne kete ngjarje tragjike , te shkaktuar nga shteti vete, populli shqiptar u tregua shume i kulturuar , i mençur dhe i permbajtur, nuk ra ne provokimin e grupeve antishqiptare te veshura me pushtet, qe bene çeshte e mundur te shkaktonin lufte civile, sipas skenarit te desheruar dhe ideuar nga UDB, dhe e zbatuar nga shteti jone “demokratik”.
    Me vjen keq , qe iku i ri, dhe me brenge ne zemer per kete Shqiperi qe po perpelitet , si kurre me pare, te cilen e donte dhe beri per te.

    Reply to this comment
    • Komunist i Penduar Thellë February 9, 04:06

      O vjollca, po kur i quajti refugjatett e Korrikut “jashteqitja e kombit”, krahas Xhelil gjonit ne mitingun e dhjere te PPSHse te kujtohet?

      Reply to this comment
      • Vjollca Konda February 9, 21:33

        Kete shprehje i pari e ka perdorur I lumnueshmi Ismail Kadare. Mos ndoshta ke ngaterruar autorin?!

        Reply to this comment
        • Komunist i Penduar Thellë February 9, 22:46

          Aspak, Kadareja e ka perdorur ne romanin “Nentori i nje Kryeqyteti” duke iu referuar bashkepuntoreve te gjermaneve qe po iknin bashke me ta. I perndritshmi Blushi e mori dhe e perdori per refugjatet, ne mitingun e Korrikut. Ti Vjollca, ke qene ne ate miting? Une qe kam qene po te them qe ZZ. Blushi e perdori dhe lorri duartrokitjet e merituara.

          Reply to this comment
  5. Vojo Spahiu February 8, 23:15

    NGA SOT NUK DO TE JETE ME NE JETEN E KETIJ VENDI TE VARFER PER FIGURA TE VERTETA INTELEKTUALE, NJERI NGA ME TE SPIKATURIT E TILLE TE KOHES MODERNE.

    I PERJETSHEM I QOFTE KUJTIMI KIÇO BLUSHIT!

    NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES.

    Reply to this comment
  6. Beni February 9, 00:11

    Pushofsh’në paqe o njeri i mirë.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic February 9, 01:34

    Ben! Lutemi pranoni ngushellimet e mija te sinqerta, Ben, vertet babi yte vdiqe pore do te rroje ne jete veprat qe ai i la Atedhut dhe shoqerise sone.
    Dhembjen ne forc.!

    Reply to this comment
  8. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) February 9, 03:32

    I perjetshem Kujtimi te Madhit sa te miritKoco Blushi, njeriu NJERI.Nje jete perkushuar Arin dhe PENEN e tij shoqerise.Ngushellime falilies sa dashamiresve.
    “Pasuesit Veterane” Toronto.
    Per ta ,mesuesi 83 vjecar;
    Dhimiter Xhoga .

    Reply to this comment
  9. Aleks Luarasi February 9, 10:24

    PO IKIN PER TE ZENE VEND NE PANTEON.
    NJE PREJ TYRE ISHTE KICO BLUSHI, SHKRIMTAR I SHQUAR, SKENARIST FILMASH DHE PUBLICIST I TALENTUAR.
    LAMTUMIRE MIKU IM I RINISE. DO TE MBETESH I PAHARRUAR, ME BUZEQESHSJEN E DLIRE NE BUZE.
    ALEKS LUARASI

    Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi February 9, 14:09

    Njeri qe la vepra te mira dhe edukuese! Njeri me zemer dhe i zgjuar! Njeri jo me cmire dhe as karrierist. Do te kujtohet gjate e per mire.
    Fatkeqesisht i biri, Ben Blushi, doli gjysma e te atit, per t’mos thene cereku.

    Reply to this comment
  11. Mendimi jo profesionist February 9, 16:56

    Iku dhe “Pajtoni i fundit”.U prehte ne paqe.

    Reply to this comment
  12. Buda February 9, 18:13

    Ishte gazetar i Klasit I, respekt dhe mirenjohje per kontributet e tij demokratike dhe kulturore ne radio, gazetari, kinematografi dhe jeten shoqerore!

    Reply to this comment
  13. Dn February 9, 21:29

    Nje komunist,edhe jo fort fisnik.

    Reply to this comment
  14. alphade February 10, 01:53

    Ngushullime te sinqerta familjes se te ndjerit Kico Blushi !
    Shpirti iu prehte ne paqe !
    Ish- kolegu im ne vitet 70-te .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*