Shuhet në moshën 87-vjeçare novelisti dhe pioneri i “Gazetarisë së re” Tom Wolfe

May 15, 2018 18:07

Shuhet në moshën 87-vjeçare novelisti dhe pioneri i “Gazetarisë së re” Tom Wolfe

 

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare, pioneri i “Gazetarisë së re”, Tom Wolfe.

Wolf ishte gazetar dhe autor i librave “bestseller” si “The Electric Kool-Aid Acid Test” dhe “Bonfire of the Vanities”.

Ai ka ndërruar jetë në një spital në Manhattan të Nju Jorkut gjatë së hënës, siç konfirmon agjenti i tij Lynn Nesbit. Ëolfe ishte shtruar në spital për shkak të një infeksioni.

Me dhuntitë dhe shprehitë letrare, duke e vendosur veten si personazh në shkrimet e tij, Wolfe është konsideruar si një prej pionierëve të “Gazetarisë së re”, një stil shkrimi lajmesh dhe gazetarie e zhvilluar në vitet ’60-’70, që përdorte teknika letrare të cilësuara si të pazakonta për atë kohë.

Emri i tij renditet mes shkrimtarëve të famshëm Truman Capote, Joan Didion dhe Hunter S. Thomson.

l.h/ dita

May 15, 2018 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*