Shuhet në moshën 91-vjeçare spikerja e parë në RTSH, Stoli Beli

January 12, 2020 15:43

Shuhet në moshën 91-vjeçare spikerja e parë në RTSH, Stoli Beli

Stoli Beli, spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin shqiptar  ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Spikerja e njojhur u shfaq para shqiptarëve në datën 29 prill të 1960  duke prezantuar në studion e parë  të RTSH-së mE  fjalët:

Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë `Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”

Kujtojmë që spikerja e njohur, një prej imazheve të vetme të asaj kohe që ndiqej nga shqiptarët në mungesë të shumë programacioneve që kemi sot, e nisi karrierën e saj në gazetari duke raportuar gjithmonë live,  pasi për shkak të mos avancimit të teknologjisë nuk kishte  një studio regjistrimi.

Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, ajo më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.

Të gjithë miqtë dhe familjarët e saj janë mërzitur për ndarjen nga jeta të Stolit e cila njëkohësisht ishte edhe një prej emrave më të dashur për publikun shqiptar.

Për televizionin dje dhe sot ajo shprehej kështu: “Sot rinia po kalon një situatë të vështirë. Ka shumë papunësi, por ka dhe shumë liri. Pra, dy situata që duhen ekuilibruar. Kjo vjen edhe nga televizionet, të cilët nuk kanë gjetur dot emisionet e duhura, që rinia të gjejë veten dhe të rrijë para ekranit. Edhe në ato orë që rri para tij, rinia shikon filma rozë, filma horror, si dhe spektakle ku mbizotëron fjala fyese, fjalori zhargon dhe pa etikë”.

n.s. / dita

January 12, 2020 15:43
Komento

3 Komente

  1. Lala January 12, 16:05

    Sa e bukur pa kremëra me bukurinë natyrore që ia dha mamaja.Këto të gjtha bashkë me gjthë tonelatat e kremërave nuk vlejnë as sa një qime të vetullës së sajë , për të mos thënë atë qimen tjetër.

    Reply to this comment
  2. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) January 13, 00:57

    Për STOLI BELIN ka PËRJETËSI,!

    Me keqardhie mësoj këte lajm të ndaries nga JETË, të Të rrallës punonjëse në R.TV Shqiptar. ynj Stolli Beli, vërtet STOLI i Radio Televizionit shqiptar.
    Si 83 vjeçar,deri në emisione direkte bërë në Radio TV.,ruaj kujtimet me të pa harruara mbresëlënëse,nga ajo MBRETËRESHË e TV.shqiptar.
    I përjetshëm kujtimi i saj, dhe
    -NDERIMET të VECANTA -duhet BËRË.
    *Unë 83 vjecar- që i Ri, provuar e punuar me ata njerëz të RRALLË si Stoli BELI. në emisionet e Radios e TVSh.deri ditët sot tej oqeanit bashkëpuntor..
    Stoli Beli,një STOLI e pejetëshme e RTSH.
    Me shumë dashamirës sa bashkë kohëse me Te ,si Antigoni Papastathi e tj.këtu mes Torontos, shprehim dhimbien sa ngushëllojmë Familien dhe Dashamirësit e saj.
    Faleminderi ns.tek DITA sa shkruani..

    Toronto 12-01-2020 *Pasuesi Veteran* 83 vjecar.
    Dhimitër Xhoga.

    Reply to this comment
  3. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) January 14, 23:30

    PËRJETËSI-Regjizorit Fehmi Oshafi !
    Me hidhërim të thellë,tej oqeanit,mësuam ndarien nga jeta te Pasionatit sa atdhetarit Rregjizor Fehmi Oshafi. Nga tej oqeani,fatkeqësisht, ngushëllojme Famijët më NËNËN e tyre te nderuar Zonjën Sofi,u prehtë në BOTËN e pertesjme si Ai ishte ZËMRE-Njeriu. – Krijimtaria e tij si Regjizor mbresa një jetë lënë. Të pa harruara dy kulmet e jetës Tij, filmat realizuar dhe Ato vitet qarkulluar në Zall- Dajt të Tiranës,që do të inte gjurmë,si mësues sa udhëheqës artistik i Grupit me emer te Amatorëve Valltarë të asaj malsie,deri në festivale kombëtar.
    Me dashamirësit emigrante- mes tyre-70 *Pasues veterane* në Toronto, Ngushëllime Famlies sa dashamirësve, atje mes lagjes *Ali DEMI* .
    I përjetshem kujtimi-Regjizorit Fehmi Oshafi.

    Toronto 14-01-2020 83 vjecari *Pasues Veteran*
    Dhimitër Xhoga.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*