Shuhet piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj

September 26, 2016 09:44

Shuhet piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj

Piktori dhe akademiku Gjelosh Gjokaj ka ndërruar jetë të dielën në mëngjes në një spital të Bayernit, në Gjermani.

Anëtari i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, ishte themelues i shkollës së artit pamor dhe grafikës në Prishtinë. Ai la pas vetes më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë.

Akademik Gjelosh Gjokaj u lind në vitin 1933 në Milesh të Tuzit në Mal të Zi.

Shkollën e Mesme të Artit dhe studimet e larta në Akademinë e Artit i kreu në Beograd. Pas diplomimit më 1963, në vitet 1964-1969 ai themeloi degën e grafikës në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës. Nga viti 1969 deri më 1983, punoi dhe jetoi në Romë dhe që nga viti 1983 jetonte në Augsburg të Gjermanisë, kurse vitet e fundit jetoi në Milesh të Tuzit.

Varrimi i Gjelosh Gjokajt do të bëhet në kishën e Shën Mëhillit në Dinoshë, ku gjenden varrezat familjare.

September 26, 2016 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*