Shuhet profesor Nasi Bozheku
Nga Arkiva
Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare doktori dhe profesori i njohur i neurologjisë, Nasi Bozheku. Lajmin për vdekjen e profesorit e njoftuan familjarët që konfirmojnë se një edemë polmonare është bërë shkak.
Profosor Doktor Nasi Bozheku është një prej figurave më të shquara të mjekësisë shqiptare dhe asaj të neorologjisë në veçanti. Profesor Bozheku lindi më 14 shkurt të vitit 1942 në Tërbaç të Vlorës. Studimet i kreu në fakultetin e mjekësisë në Tiranë dhe më pas u specializua në Francë e Rumani në fushën e neuro-psikiatrisë.
Doktor Bozheku është themelues i katedrës së neuroinfeksioneve pranë Universitetit të Tiranës, ku edhe punoi për pjesën më të madhe të jetës së tij. Prof. Dok. Nasi Bozheku ka qenë shumë i njohur për këshillat e tij për dhimbjet e kokës, migrenën, epilepsitë dhe pagjumësitë.
Mjekësia humbi një nga figurat e shquara të saj. Familjarët njoftojnë se përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të dielën në orën 11 në varrezat e Sharrës.
o.j/dita
Ngushellime familjes !
Doktor Nasi ky njeri fantastik. Antikonformist deri ne palce. Mjek i papertueshem. Profesionist si pakkush. Mik i rralle. Do te na mungojne batutat e tua doktor. Lamtumire i shtrenjti mik. Te qofte dheu i lehte!
Mos e harroni edhe si kryetar partie dhe ish burrin e Fize Bozhekut.
LAMTUMIRE IDASHUR NASE.KURRE NUK MUND TE HARROJE ZEMERGJERESINE INTELEKTIN DHE CILTERSINE TENDE. TE PREHESH NE PAQE. NGUSHELLIME FAMILJES