Shumë fat Leo! Kartolina e Guardiolës dhe historia e vogëlushit shqiptar që ka emrin e Mesit

February 5, 2015 23:25

Shumë fat Leo! Kartolina e Guardiolës dhe historia e vogëlushit shqiptar që ka emrin e Mesit

Lionel Ymaj është një vogëlush shqiptar që jeton në Vitoria-Gasteiz në Spanjë.

Leo është vetëm 3 vjeç e gjysëm.

Ai sapo ka kaluar disa muaj shumë të vështirë që kanë shqetësuar jo vetëm prindërit dhe familjarët por edhe miqtë e shumtë të familjes Ymaj në Vitoria – raporton DITA

I diagnostikuar me një sëmundje të rrallë që paralizonte funksionin e veshkave Leo ka shpëtuar falë përkushtimit dhe kujdesit të mjekëve.

Babai i tij, Shefqet Ymaj është një histori suksesi e brezit shqiptar të emigrantëve të pas 90-s.

Ai drejton një nga degët e rëndësishme të Mercedes-Benzit, fabrikën e tyre në kryeqytetin bask.

Në qytet Ymaj njihet edhe si një nga miqtë e afërt të yjeve të klubit të futbollit Barcelona.

Emri Lionel, djalit i është vënë në nder të Lionel Mesit.

Vetë Mesi dërgoi për adashin e tij të vogël shqiptar një orë dore kur u pagëzua.

Këto ditë një kartolinë me një mbishkrim ka mbërritur nga Guardiola për shërimin e Leos së vogël.

“Donte të shkruante mbi foto që Leo të rikuperohet shpejt, por nuk desha këtë. Atëherë shkruajti Shumë fat Leo në gjuhën katalane – tregon në linjë telefonike për DITA, babai i vogëlushit.

Shumë fat Leo edhe nga DITA.

 

February 5, 2015 23:25
Komento

17 Komente

  1. mucua i tanes February 6, 00:20

    i uroj dhe une fat dhe lumturi leos se vogel .

    Reply to this comment
    • kalushi February 6, 11:23

      Te mesojn sportistet dhe artistet tane nga ky lloj solidariteti i yjeve te Barcelones.
      Po mbytet dynjaja dhe nuk pash nje sportist apo nje artist te bej nje apel apo nje gjest sijjifikativ qe te terhiqte vemendjen per katrahuren shqiptare qe na ka sjell nnket derexhe.
      E kemi vanitoze dhe ekzibicioniste eliten ton media-sport-art. Sh turp

      Reply to this comment
  2. raimond vlonjati February 6, 02:37

    Pac fat Leo ! – Te ritesh i forte dhe plot jete -…Edhe haj ushqim sa me shume ,dhe loz duke vrapuar sa me shume, se vrapi te ben mire , te forcon shendetin

    Ama kur te ritesh po u bere futbollist mos harro duhet te vish me Kombetaren shqiptare , se ke renje shqiptare, ok?

    Reply to this comment
  3. babai February 6, 08:42

    Pac Fat ne jete,Leo…!

    Reply to this comment
  4. RoRo February 6, 09:50

    Sherim sa me te shpejte Leo. Te shkosh sa me shpejt ne shtepi e mos i pafsh me dyert e spitalit. Forca iu dhente Allahu prinderve te tu!!! Jemi te gjithe prane teje duke u lutur per sherimin tend!!

    Reply to this comment
  5. mir montana February 6, 10:08

    ajo nuk eshte semundje e ralle , eshte isufincense renale qe veshkat nuk funksionojne.per kete behet dialisi dhe me vone kalon ne trapiant renal , ku nje familjar me grupin e gjakut te njejte i dhuron nje veshke, mire eshte veshka e majte, sepse trapianti behet me mire.spanja eshte vendi i pare ne bote per dhurim organesh e dyta italia. keto sa per njohuri.
    leo sherim sa me te shpejte.

    Reply to this comment
  6. alda February 6, 12:55

    Nipit tim te dashur i uroj sherim te shpejte, ai eshte me fat dhe i bekuar nga Zoti, sepse ka nje familje te mrekullueshme dhe shume te perkushtuar.

    Jemi te gjithe me ty Leo. Zoti te bekofte.

    Reply to this comment
  7. Gjirokastriti February 6, 15:15

    Cfare lesh emir eshte Leo? Pse nuk i vini femijeve emra shqiptare? Ngelet duke kopjuar te tjeret. Leo, Maradona, Guardiola jane emra jevgjitesh.

    Reply to this comment
    • Heker February 6, 15:46

      Po ti nga gjirokastra je , ku shikon me larg se o dele o kapele, lexoje mire artikullin e pastaj bej komente, o i lodhur. kurrnac hesapi.

      Hidhi nje dy euro ne nje dhome rrethore gjirokastritit, dhe thuaj ne cep jane dy euro, nuk del nga dhoma deri sa te gjeje qoshen.

      Reply to this comment
    • Muci February 6, 15:48

      Gjiorkastrit o cope mishi, po ku ke dale me larg se asim zeneli ti, o dele o kapele.

      Menduat vertet se jeni si ne hollande, dhia zbret me frena dore ne gjirokaster.

      Reply to this comment
      • kalushi February 6, 18:36

        o gjirokastrit sipas teje Lionel Mesi ka emer jevgjiti?
        hahahahaa 🙂
        i bie qe te ket lindur ne gjirokaster 🙂

        Reply to this comment
  8. Muci February 6, 15:47

    Leo, Pac fat dhe sherim te shpejte !

    Reply to this comment
  9. Orion metaliaj ymaj February 6, 16:42

    Mucha suerte primo ! Gracias a todos por los comentarios de apoyo , el esta creciendo muy bien gracias a todo el apoyo y el amor recibido ! Gracias a todos una vez mas , y tambien a Guardiola y Messi , que desde tan lejos han enviado estos mensajes.Gracias!
    E shkrova ne Spanjisht e jo ne gjuhen ton per arsye se mund te bej gabim ortografike dhe nuk do me pelqente ky fakt.faleminderit.

    Reply to this comment
  10. Veton Lushaj February 6, 18:34

    Jam shume i lumtur qe Leo i vogel e kaloi kete sfide me sukses.I uroj nga zemra fat dhe gjitha te mirat ne jete.Zoti qofte me ty Leo ne cdo hap te jetes tende.Te puthi shumeeeee.

    Reply to this comment
  11. Eldi Ymaj February 6, 20:30

    Leo pac vetem gjera te bukura ne jete . Te puthim shume te gjithe.

    Reply to this comment
  12. Jona Lushaj February 7, 12:17

    Megjithese kurbeti na ka larguar dhe nuk mund te shifemi nga afer une kam qene gjithmone prane teje Leo dhe i jam lutur zotit per ty ne keta muaj te veshtire qe ke kaluar ti dhe prinderit e tu.Falenderoj zotin qe cdo gje shkoi mire dhe te uroj shume fat ne jete zoti te bekofte dhe qofte gjithmone prane teje.Te puth shume bukuroshi i vogel.

    Reply to this comment
  13. Albor February 7, 19:26

    O Leo te Pacin me jet te gjat ❤️ E na Rrofsh sa malet o shpirti i lalit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*