“Shumë i shpejtë” në shtrat? Jepini partnerit tuaj këto këshilla

October 25, 2017 17:57

“Shumë i shpejtë” në shtrat? Jepini partnerit tuaj këto këshilla

Të jesh i shpejtë në punët që kryen është një aftësi për tu vlerësuar gjithnjë, por….në fakt ka një fushë ku të qenurit i shpejtë nuk është një virtyt. Në marrëdheniet seksuale kjo gjë është një problem i vërtetë, sidomos për ne gratë. Nëse ju jeni një nga ato gra që vuani nga “shpejtësia” e partnerit tuaj, lexoni këshillat e mëposhtme, të cilat jemi të sigurt që do i japin një dimension të ri marrëdhënies tuaj në shtrat.

Disa kile më tepër

E dimë që do habiteni, sepse reklamat dhe televizori na bombardojnë gjithnjë me trupa perfektë, por…sipas një studimi të Journal of Sexual Medicine (gazetës së Mjekësisë Seksuale) cituar në DITA, dashuria poshtë çarçafëve mund të zgjasë më shumë me një burrë me pak “bark”: burrat me disa kile më tepër zgjasin rreth 7 minuta, kjo krahasuar me ata më të dobëtit që zgjasin 3. Sipas kërkuesve dhjami që gjendet në pjesën e barkut ndihmon në zgjatjen e orgazmës tek meshkujt.

Pozicioni më i mirë

Një nga pozicionet më të mira përsa i përket zgjatjes së marrëdhënies është kur femra rri sipër mashkullit. Në këtë mënyrë penisi stimulohet më pak dhe janë femrat ato që kontrollojnë levizjet.

Ushqim i shëndetshëm

Një dietë e shëndetshme dhe e balancuar shton energjinë dhe zgjatjen e raportit seksual. Të hash shumë fruta, perime, mund tëketë përfitime të mëdha dhe në sferën seksuale, qoftë për femrat, po ashtu dhe për meshkujt. Bananet janë shumë të mira dhe përmbajnë shumë potas, përdorini menjëherë për të marrë energji dhe për të prodhuar hormone që ndikojnë në marrëdhëniet seksuale. Ata që ndjekin një dietë vegjetariane kanë dyfish më shumë fuqi se ata që konsumojnë vetëm proteina.

Mos lini pas dore paralojën

Ndryshe nga sa mund të mendoni, paraloja është thelbësore për të zgjatur raportin. Nga teknikat e thjeshta të joshjes erotike siç janë përkedheljet, deri tek ato më komplekset siç janë stimulimi i zonave erogjene. Nuk ekzistojnë vetëm organet gjenitale, por ka edhe pjesë të tjera të trupit të cilat janë super të ndjeshme. Kushtojini kohë paralojës.

Shtrëngimi dhe përforcimi i muskulit pelvik

Ushtrimet për përforcimin e muskulit pelvik shërbejnë për të mësuar të kesh kontroll të muskujve dhe vlejnë njëlloj dhe për meshkuj. Mësoji partnerit tënd të bëjë këto ushtrime sepse studimet tregojnë që praktikimi i këtyre ushtrimeve nga meshkujt e moshës 19- 46 vjeç ka efekt të madh në zgjatjen e raportit.

Largoni mendimet negative

Të gjithë e dinë që të bësh seks është një antistres natyral, kjo falë endrofinës që çlirohet nga truri gjatë raportit. Por nga ana tjetër seksi mund të bëhet dhe shumë stresant: të largosh mendimet e këqija kur je në shtrat ndihmon në zgjatjen e kohës së seksit. b.m/dita

 

October 25, 2017 17:57
Komento

2 Komente

  1. Ate thuaj ... October 25, 18:54

    halleluja !
    sex 🙂
    me ne fund dicka qe i hap syt njerezimit

    Reply to this comment
  2. te shkretet burra October 25, 18:58

    Femrat vdesin me e morr te gjithe Kontrollin. buoooh !
    sa ambicjoze qi jan mor aman pu-pu-pu-puuu

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*